Nigeria U-17 shpallet kampione e Botës për herë të pestë në histori.
Skuadra afrikane, e drejtuar nga Emmanuel Amuneke mposhti 2-0 Malin në finalen e turneut që u zhvillua në Kili.
Për supershqiponjat e Afrikës ky ishte suksesi i dytë radhazi në Kupën e Botës për këtë grupmoshë, pas triumfit në 2013 ndaj Meksikës. Shuhet pikërisht në finale ëndrra e Malit për të tiumfuar për herë të parë në botëror.
Në Vina del Mar, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në fillim të sfidës Nigeria humbi një 11-metërsh të shkaktuar nga Chato për prekjen e topit me dorë brenda zonës. Nga pika e bardhë Osinachi nuk mundi ta mposhtë portierin e Malit, Diarra.
Megjithatë në pjesën e dytë Supershqiponjat gjetën ritmin e duhur për të vënë në kasafortë fitoren brenda pak minutave. Në të 56-ën Osimhen realizoi golin e parë në këtë sfidë dhe të 10 personal në kompeticion, ndërsa tre minuta më pas Bambgboye shënoi golin e sigurisë.
Përfaqësuesja U-17 e Nigerisë bëhet skuadra e dytë që arrin ta fitojë Botërorin në dy edicione radhazi. Ndërkohë për sa u përket cmimeve individuale Kelechi Nwakali fitoi Topin e Artë, ndërsa Këpuca e Artë shkoi për Victor Osimhen.
Në përballjen për vendin e tretë Belgjika mposhti 3-2 Meksikën me të gjithë golat e sfidës që u shënuan në pjesën e dytë./SuperSport