Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Incident në Qendrën Klinike, plagoset një kirurg

$
0
0

Para pak çastesh në spitalin e shtetit në Shkup ka ndodhur një incident i armatosur. Sipas informacioneve paraprake, një pacient i pakënaqur, i shoqëruar edhe nga dy persona tjerë ka shkrepur me armë zjarri dhe ka plagosur kirurgun në klinikën abdomenale.
Raportohet se gjatë incidentit i plagosur ka mbetur kirurgu Ljubomir Ognenoviq nga Klinika Abdominale. Ai është plagosur në këmbë, personi që ka shtyrë në të ka qenë i pakënaqur me trajtimin ndaj nënës së tij nga ana e mjekut me çrast ajo ka ndërruar jetë.
Policia po heton rastin, ndërsa detaje më të shumta kanë paralajmëruar për më vonë.
Personi që ka shkrepur me armë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të cilët po ashtu kanë filluar të demolojnë gjithçka para syve të tyre. Të gjithë janë arrestuar.
Ndërkohë mjekët e Klinikës së Shkupit paralajmëruan protestë sot në orët e pasdites si shenjë solidarizimi me kolegun e tyre.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>