Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

BESA: Ministri i “Ndotjes”, Nuran Izairi s’e pastron as fshatin e vet!

$
0
0


Pas lejimit të ndotjes vdekjeprurëse që po i shkaktohet qytetit të Tetovës, ministri i Mbrotjes Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi i BDI-së, sikur të mos i mjaftonte kjo ka vendosur që ta shndërrojë në deponi edhe fshatin e tij, Pallçishtin, vlerëson Lëvizja BESA.
“Lëvizja BESA – Bogovinë duke e parë se si Komuna e Bogovinës për çdo ditë po bëhet një deponi e madhe nga mbeturinat e hedhura gjithandej dhe vend e pa vend nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, nuk mund të mos e shtrojë pyetjen se a deri këtu ka arritur mazohizmi i këtij ministri, që nuk e ka as dertin e frymës së tij? A ka ky njeri fare ndërgjegje që e lejon edhe vetveten dhe familjen e tij të jetojë ndërmjet mbeturinave dhe si mund të jetë ai kaq indiferent pranë kësaj dukurie”, theksohet në komunikatë. 
Nisur nga kjo, Lëvizja BESA me keqardhje konstaton se këta përfaqësues të BDI-së në pushtet janë në gjendje t’i rrënojnë të gjitha parashikimet. Njeriu mund të mendojë se ata janë vetëm kundër popullit të tyre, por se janë edhe kundër vetvetes së tyre deri në këtë masë, kjo është për t’u befasuar”, theksohet në këtë reagim. /SHENJA/  

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>