Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Ç’U NGUL KEQ shoqja e Almës L., Erleta mendjelehta

$
0
0
Nga Salih Kabashi


DIGË almalamizmit (III)
Ç’U NGUL KEQ shoqja e Almës L., Erleta mendjelehta

Një parabolë imja në formën e gjatësinë e një fjalie ka shkaktuar skandal të paimagjinueshëm. Ajo ka ngritë në këmbë dhe ka alarmuar shumë internautë. Faqja ime e FB gati sa eksplodoi nga shprehjet e pajtimit me mua në një anë dhe të kundërshtimit të ashpër, brutal e hipervulgar në anën tjetër. Postimit tim iu bënë shpërndarje të shumta dhe në rastet më të shpeshta hileçare.
Këtu sigurisht nuk do të merrem me të bijtë rrugaçë të Shefki Osekut, mikut tim gjakovar të instaluar gati katër dekada më parë në Suedi. Nuk do të merrem as me mikun tim Ibrahim Kelmendin për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij fizike, shëndetsore e shpirtërore. Natyrisht se nuk do të merrem as me gjysmë të çmendurin delirant Fahri Xharra, e jo se jo me Agim Gashin, i njohur për publikun si Zorani me sharki…
E, po, do të merrem me një shkrim gjerësisht të difuzuar të zonjës Erleta Hoti. Kujtoj se kjo letër e saj ia vlen të analizohet. Me përmbajtjen e mendimeve të kota, pseudopatriotike e pseudofeministe, por edhe thellësisht dogmatike të saj mund të identifikohet gjithë ajo armatë badihavxhinjsh, njerëzish pa shkollë ose me shkolla bodrumesh, njerëz që e shkruajnë shqipen me vetëm 15 germat e saj….
E tillë, krejt e tillë edhe del me reagimin e saj Erleta Hoti, kjo mendjelehtë e kjo mendjepake. Ajo nis letrën e saj me një rrenë. Thotë :
«Salih Kabashi në emër të fesë që i përket» ka fyer «në mënyrën më banale të mundshme deputetën Alma Lama.»
Duke qenë se ajo që unë kam shkruar nuk është më gjatë se një fjali, atë fjali po e sjell këtu të tërën. Ja, çfarë kisha shkruar unë, fjalë për fjalë e germë për germë:
«Problem i madh se kësaj farë Alma L. nuk mund t'i thuash as ma qifsh k...».
A mund të shohë njeri i gjallë brenda kësaj fjalie se aty diçka qenka thënë a lancuar në emër të fesë?!
Kryerreshti i parë, kështu, nis me rrenën e parë të Erleta Hotit. Kryerreshtin pasues, ajo e nis e revoltuar nga ato që i kisha shkruar. E çka kisha shkruar, po dihet tash:
«Problem i madh se kësaj farë Alma L. nuk mund t'i thuash as ma qifsh k.... ».
Erleta alarmante pastaj paska pas shkuar në profilin tim ku kishte zhbiruar qoshe më qoshe dhe atje paska pas zbuluar se unë «kisha plasuar mburrje të papara». Shi, ato «mburrje» ia kishin pas prishur midenë, trazim që asaj i kishte dhënë frymëzim për të formuluar një pyetjen tepër mendjelehtë e të pakuptimtë, kuaziidioteske e kuazipatriotike, supermarroçe e krejtësisht kote nëse unë paskam pas «luftu për komb apo për fe?». Rrotë e fortë Erleta.
Detektori çatall i saj, ndërkohë, kishte gjetur te profili im se unë u fshihkam «prapa krahëve të militantëve fetar», të cilëve ajo ( !!!) ua treguaka «vendin mu aty ku e kanë, në këtë baltë të pazhvilluar (baltë e pazhvilluar… çfarë gjetjeje !!!!) patriarkale.» (Kujdes! Letra e Erletes përmban një bjeshkë skandalesh gjuhësorë…).
Erleta trupalara më kishte akuzuar mua si një trushpërlarë!
Luje Erletë, luje!
Kishte dashur të thoshte se «soji im» e ka lehtë «ta ofendojë moralisht e ta kërcënojnë një femër. Por, po të ndodhtë ( ndodhtë është një tjetër skandal gjuhësor i Erleta Trupalarës), që ajo të ishte mashkull me krahë të fortë, vehten e kishit rrafë shuplaka nga frika!».
Kjo tregon se zonja paska hyrë kot te profili im. Sytë e saj e mendja e saj qenkan në një çakordim të dhimbshëm. Gjynah.
Erleta, kjo enciklopedi që ec, pastaj futet në problemet e mprehta të autoktonisë dhe mi shpjegon mua ato gjëra ( jo Hyjnesha mbi Fron, jo dardano-ilirët (pse nuk thotë kjo iliro-dardanët, veç mendja e saj e lehtë mund ta dijë…), përralla me të cilat unë jam tallë dhe rregullisht e me shumë lezet vazhdoj të tallem, sepse i shoh si shembuj tipik të fabulizimit të historisë…
Shëmbëllen delirante kjo Erleta. Lexojeni se si ajo kryeshytet në historinë e para dy mijë e ca viteve:
« Përveç se janë konsideruar hyjnore », hopla! (gratë dardano-ilire të antropologes Erleta, vër. ime), «janë çmuar mu për plleshmërine e tyre.».
A don të thotë kjo se ato kanë bë seks rregullisht te çdo skutë e te çdo kaçubë?! Dhe se modeli dardano-ilir duhet të aplikohet edhe në ditët tona. Dhe se problemet e sotme në Kosovë qenkan në të vërtetë probleme seksuale. Vërtetë Erleta më së vështiri duhet ta ketë me veten.
Pas delirit në pjesën e parë, Erleta kah fundi të letrës kalon në një gjendje histerike dhe halucinante. Mallkon Erleta. Ata që ajo urren don t’i shporr atje ku luftërat nuk ndalen, ku pastaj të mos u bjerë në mend se ishin ndonjëherë shqiptarë, kërkon edhe të pamundshmen t’i zhvenndosë jo vetëm në hapësirë por edhe në kohë, don t’i instalojë atje ku e paskan vendin - në mesjetë. Pa pa! a po flet Mira e Milloshit a Erleta Hoti? Diskursi është i njëjtë. Erleta don të rrojë vetëm me shqiptarët e ndershëm, njësoj siç kërkonte Millosheviqi shqiptarë poshtenjaka para dy dekadash…
Mandej vjen akuza tjetër direkte: « … ju dhe adhuruesit e juaj nuk respektoni as familjet e juaja e lëre më të tjerët».
Pastaj duke kursyer leshërat tjerë të mi, avokatja e asaj (Alma L.) që për shkak të joatraktivitetit politik e kulturor nuk mund t’i thuash as «ma qifsh k… », më mallkon: «Turp për ato mustaqe që i mban për së rëndi!».
PS
U mata e u çmata të shkruaj a të mos shkruaj për ato që kishte shkruar Erleta. Vendosa të shkruaj. Autoren nga distanca ndoshta e kam pa nja dy herë në jetë në vitin 2000. E kam të fiksuar të qeshur, me një zë të hollë që çonte përmbajtjen e muhabetit larg tavolinës ku ishte ulur me shokë e shoqe… Shkrimin tim e nxiti përmbajtja halucinante e delirante e shoqes në fjalë, për të cilën unë kurrë nuk do të mund të thoja ato çka thashë për «Alma L.». Sepse Erletën e nguli keq ajo që s’mund t’i thuash as mqk…

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>