Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Lëvizja BESA në Shqipëri: Frymë e re për shqiptarët në Maqedoni

$
0
0

Një delegacion i Lëvizjes BESA, në përbërje Bilall Kasami – kryetar dhe Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi – anëtarë të Trupit Koordinues, kanë vizituar Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet, ku u pritën nga kryetari i kësaj partie, njëherazi nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, Shpëtim Idrizi. 
Me këtë rast kryetari Kasami njoftoi Idrizin për zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni, ku theksoi dështimin e madh që ka kapluar përfaqësimin e shqiptarëve me partitë e deritanishme parlamentare, por foli edhe për zhvillimin e deritanishëm të Lëvizjes BESA në Maqedoni. 
Nga ana e tij, Idrizi foli për rëndësinë që kanë marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Maqedoninë, por edhe për rolin që luajnë shqiptarët e Maqedonisë si faktor stabiliteti për vendin. Ai theksoi se i përshëndet nismat e reja të shqiptarëve të Maqedonisë që bëjnë përpjekje për të sjellë një freski dhe frymë të re që do ta vërë në lëvizjeçështjen shqiptare në Maqedoni. /SHENJA/  

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466