“Zogu i Tiranës” ose siç e ka emrin e vertetë Hermes Nikaj, ka çuditur jo pak publikun, teksa ka ardhur këtë herë edhe si shkrimtar.
Ai na rrëfen se përse zgjodhi disa prej femrave më të njohura në Shqipëri për ti sjellë në librin e tij. Sipas tij femrat janë më shumë sesa një frymëzim.
Nga ana tjetër tregon për bashkëpunimin e suksesshëm që ka me Aldon, prej tre sezonesh tashmë. Thashethemet nuk e shqetësojnë, madje as këto të ditëve të fundit, teksa u vu në qendër të vëmendjes për të fejuarën seksi.
“Ky libër me intervista u dedikohet femrave (këngëtareve, pedagogeve, moderatoreve, juristeve, producenteve, modeleve) atyre që me zërin e tyre magjik, me modelin ndryshe të moderimit, me mënyrën elokuente të shpjegimit, me mënyrën delikate të sjelljes, me elegancën e paraqitjes, me artikulimin perfekt të shqipes, janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së jetës sonë”.