Uji përbën rreth 60 për qind të peshës sonë trupore dhe ka rolin e tij në funksionimin e thuajse çdo sistemi të rëndësishëm të trupit tonë.
Në përgjithësi, burrat duhet të konsumojnë lëngje në sasinë e të paktën 12 gotave, ndërsa grave u nevojitet një minimum prej nëntë gotash. Trupi ynë humbet 812 gota ujë çdo ditë, të cilat duhet të zëvendësohen. Ndër faktorët që rrisin nevojat tona për lëngje janë stërvitja, moti i nxehtë, dieta e pasur me fibra dhe humbja e shtuar e lëngjeve si pasojnë e konsumimit të kafeinës dhe alkoolit.
Qëllimi ynë duhet të jetë shmangia e dehidratimit. Në përgjithësi nevoja e njeriut për lëngje është e ndryshme nga njëri organizëm në tjetrin. Një mënyrë praktike për të monitoruar hidratimin është përmes ngjyrës së urinës së pare, asaj të mëngjesit pas zgjimit.
Ngjyra e verdhë është shenjë e hidratimit në nivelet e duhura, ndërsa urina në ngjyrë të errët, tregon dehidratim. Ndërsa shumica e nevojave tuaja për lëngje duhet të plotësohen me ujë të pijshëm, ushqime të tjera si qumështi, lëngjet e frutave, supa, apo çajrat pa kafeinë ndihmojnë.
Një kujdes të veçantë duhet të tregoni gjatë ditëve të nxehta si dhe pas aktivitetit fizik.
Funksionet e ujit në trupin tonë:
Rregullon temperaturën e trupit
Ndihmon në lagështinë e mukozave të gojës, syve dhe hundës
Lubrifikon artikulacionet
Mbron organet dhe indet
Ndihmon në parandalimin e konstipacionit
Ndihmon procesin e veshkës dhe mëlçisë duke eleminuar derivatet toksike nga organizimi
Ndihmon trupin të përthithë mineralet dhe lëndët e tjera ushqyese
Transporton oksigjenin dhe lëndët ushqyese në qeliza
Pirja e ujit në kohën e duhur maksimalizon efektin e tij në trupin e njeriut:
2 Gota ujë pas zgjimit: Ndihmojnë aktivizimin e organeve të brendshme
1 Gotë ujë 30 minuta para ushqimit: Ndihmon tretjen
1 Gotë ujë para se të bëni dush: Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
1 Gotë ujë para gjumit: Parandalon insultet