Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

50 fakte të veçanta për derbin e shekullit Real Madrid-Barcelona

$
0
0

Në pritje të ndeshjes mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll, Real Madrid- Barcelona, e përditshmja spanjolle Marca, jep 50 të dhëna rreth kësaj sfide përgjatë historisë:
1- Rafael Benitez është trajneri i 43 në historinë e Real Madrid që përballet me Barcelonën
2- Që nga viti 2008-2009, në një El Classico nuk përballeshin dy trajnerë spanjollë.
3- Nëse Messi arrin të shënojë, bëhet golashënuesi më i historisë së El Classico-ve.
4- Barcelona ka 8 ndeshje rresht që shënon kundër Real Madridi-t në Bernabeu.
5- Real Madrid është ekipi që i ka shënuar më shumë gola portierit të Barcelonës Claudio Braco në La Liga, 34 të tillë, 21 prej tyre në Santiago Bernabeu.
6- ..dhe Cristiano Ronaldo është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Bravos në La Liga, 11 gola në 8 ndeshje.
7- Në karrierën e tij si trajner në kampionatin spanjoll, Rafa Benitez është përballur 10 herë me Barcelonën, 3 fitore, 1 barazim, 6 humbje.
8- Në karrierën si lojtar, Luis Enrike është përballur në 7 raste me ekipet që janë menaxhuar nga Benitez, me 4 fitore për Enriken, 1 barazim, dhe 2 fitore në favor të Benitez.
9- Keylor Navas, portieri i Real Madrid në tre ndeshje përballë Barcelonës, ka humbur në të treja dhe ka pësuar 9 gola.
10- Nga tridenti MSN (Messi Suarez Neymar) vetëm Messi ka arritur t’i shënojë Navas-it, 2 gola në 2 ndeshje
11- Treshja BBC (Bale Benzema Cristiano) i kanë shënuar 12 gola në ligën spanjolle Barcelonës, 7 Cristiano dhe 5 Benzema.
12- Bale nuk ka arritur akoma t’i shënojë akoma Barcelonën në kampionat, por ka arritur t’I shënojë në Kupën e Mbretit.
13- Kjo do të jetë ndeshja numër 50 për Luis Enriken si trajner i Barcelonës, deri tani ka arritur 39 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.
14- Pepe mund të luajë ndeshjen numër 200 si lojtar i galaktikëve në El Classico.
15- Real Madrid nuk fiton dy El Classico radhazi që prej sezonit 2007-2008.
16- Të tre golat që Cristiano Ronaldo i ka shënuar Barcelonës në kampionat në Santiago Bernabeu, të treja janë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë
17- Do të jetë El Classico e parë pa Iker Cassillas e Xavi Hernandez që nga viti 1999-2000.
18- Një total prej 9 lojtarësh kanë arritur t’i shënojnë Real Madrid në La Liga.
19- Ndërsa nga ana tjetër 6 lojtarë të Real kanë arritur t’i shënojnë Barcelonës në Santiago Bernabeu.
20- Do të jetë hera e 20 që Barcelona vjen si lider në Santiago Bernabeu, hera e fundit ishte sezonin e shkuar.
21- Messi është vetëm një gol larg barazimit të Zarra-s, i cili ka shënuar më shumë gola në një El Classico në Santiago Bernabeu, 9 të tillë.
22- Kjo është hera e katërt që nga viti 2004 që El Classico parë luhet në javën e 12-të.
23- Tre nga këto El Classico janë fituar nga Barcelona, ndërsa njëra ka dalë barazim
24- El Classico i mëparshëm i luajtur më 21 nëntor është luajtur në sezonin 1954-1955 dhe rezultati ishte 3-0 në favor të Real Madrid.
25- Goli i fundit i Iniestas në La Liga ka qenë më datë 23 mars 2014, javën e 29-të përballë Real Madrid në Santiago Bernabeu.
26- Nëse Cristiano Ronaldo shënon, do të tejkalojë Hugo Sanchez dhe do jetë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e La Ligas.
27- Lojtari me të cilin Messi është përballur më shumë herë në Primera Division është Sergio Ramos, plot 18 herë, 10 fitore për argjentinasin, 5 për spanjollin dhe 3 barazime.
28- Messi dhe Ronaldo janë përballur me njëri tjetrin 12 herë. Në këto ndeshje portugezi ka shënuar 7 herë ndërsa pleshti 8.
29- 2-1 është rezultati që është përsëritur më shumë herë në El Clasico.
30- Kjo do të jetë El Clasico e tretë që do të arbitrohet nga Fernandez Borbalas.
31- Lionel Messi ka marrë pjesë në El Clasico-n e parë në moshën 18 vjeçare.
32- Real Madrid dhe Barcelona janë dy ekipet me më shumë penallti të fituara në historinë e La Liga-s, 473 për madrilenët, 445 për katalanasit.
33- Nëse Real Madrid humbet, Sergio Raamos është lojtari që ka humbur më së shumti përballë Barcelonës në historinë e La Ligas.
34- Kjo është El Clasico e parë që Messi do të mungojë, në 27 ndeshje ka shënuar 18 gola.
35- Real Madrid nuk e posedon topin më shumë se Barcelona që nga sezoni 2007-2008.
36- El Clasico me më shumë kartoan në historinë e La Liga-s ishte ndeshja Barcelona 5-0 Real Madrid e sezonit 2010-2011, ku u morën 14 kartona, 5 për Barcelonën, 9 për Real Madrid.
37- El Clasico e parë e historisë është luajtur më 13 maj 1902.
38- Plot 28 lojtarë i kanë veshur të dyja fanellat edhe të Madridit edhe të Barcelonës në të gjithë historinë e futbollit.
39- 6 madrilenë kanë shënuar tre ose më shumë gola në një El Clasico: Sanudo, Lazcano, Narro, Puskas, Amancio, Zamorano.
40- Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë marrë të njëjtin numër kartonash të verdhë në El Classico, 5 për secilin.
41- Të vetmet kompeticione ku Barcelona dhe Real Madrid nuk janë përballur ndonjëherë është Kupa e Uefës, dhe Superkupa e Europës.
42- Samuel Eto’o është lojtari i fundit që ka humbur një penallti në një El Clasico, në sezonin 2008-2009.
43- Leo Messi është i vetmi lojtar që ka shënuar 2 tre-golësha në një El Clasico, në sezonin 2006-2007 dhe 2013-2014.
44- Gento është lojtari i Real Madrid që është përballur më shumë herë me Barcelonën në La Liga, 31 përballje.
45- Ndërsa Xavi është lojtari i Barcelonës që është përballur më shumë herë me Real Madrid në La Liga, 29 përballje.
46- Në 2 El Clasico-t e fundit të luajtura në Santiago Bernabeu janë sinjalizuar 4 penallti.
47- Në katër El Clasico-t e fundit Barcelona ka shënuar gjithnjë e para
48- Di Stefano, 37 vjeç, është lojtari me moshë më të madhe që ka shënuar në një El Clasico.
49- Roberto Carlos dhe Sergio Ramos janë të vetmit lojtarë që kanë marrë karton të kuq në dy El Clasico brenda vitit.
50- Real Madrid dhe Barcelona janë përballur 230 herë gjithsej, 92 fitore për madrilenët, 48 barazime, 90 fitore për blaugranat./Tirana Observer

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>