Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kina pritet t’i bashkohet Rusisë në luftën kundër ISIS

$
0
0

Pas disa sulmeve ajrore vdekjeprurëse kundër ISIS, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tani ka dërguar në luftë forcat ushtarake më elitare.
Ka spekullime se forcave speciale ruse do t’i bashkohet edhe Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës.
Duke folur për krizën në Siri, ministri i jashtëm kinez, Uang Yi tha gjatë një séance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork: “Bota nuk mund të qëndrojë duarkryq karshi terrorizmit, por duhet të veprojmë”.
Raportimet e fundit nga Lindja e Mesme, tregojnë se Kina mund t’ë bëhet pjesë e vendeve që do luftojnë kundër ISIS në javët e ardhshme.
Pak ditë më parë, ISIS konfirmoi vrasjen e një shtetasi kinez të marrë peng. Ministri i Jashtëm kinez gjithashtu shtoi se vendet duhet të qëndronin të bashkuara kundër “ideologjisë ekstremiste të dhunshme”.
Ministri Uang dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, patën një takim të gjatë javën e kaluar, në lidhje me bashkëpunimin e vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>