Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Obama “mesazh” Putin-it: Turqia është pjesë e NATO-s, do ta mbrojmë

$
0
0

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka kërkuar nga Turqia dhe Rusia të ulin tensionet, një javë pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak të Rusisë.
Pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Paris, Obama ka thënë se “Amerika përkrah Turqinë që të mbrohet vetë dhe hapësirën e vet ajrore”, raporton BBC.
Megjithatë, ai ka thënë se Rusia dhe Turqia “duhet të qetësojnë situatën mes tyre”.
“Të gjithë kemi një armik”, ka thënë Obama, duke iu referuar ISIS-it.
“Dua t’ju siguroj se po fokusohemi në këtë kërcënim. Turqia është pjesë e NATO-s dhe jemi shumë të vendosur për sigurinë e Turqisë dhe sovranitetin e saj. Diskutuam se si Turqia dhe Rusia duhet të largojnë tensionet dhe të gjejnë një rrugë diplomatike për të zgjidhur problemin”, tha ai.
Pas takimit të së martës në Paris ka folur edhe Erdogan që ka thënë se qeveria e tij është e interesuar të ulë tensionet dhe të vazhdojë luftën kundër ISIS-it.
Obama dhe Erdogan janë në mesin e 150 liderëve që po marrin pjesë në samitin për ndryshimet klimatike.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>