Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

EURO 2016/ UEFA cakton shpërblimin, Shqipëria merr 8 milionë euro

$
0
0

Një ditë para hedhjes së shortit për finalet e “Francë 2016”, UEFA ka publikuar shifrën rekord që do të përfitojë skuadra fituese e evropianit, plot 27 milionë euro.
Agjencitë e huaja të lajmeve thonë se kjo shifër është 3 milionë euro më e lartë se në vitin 2012, kur Kampione e Evropës shpallej Spanja.
UEFA duket se nuk do të lërë pas dore edhe skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Rreth 301 milionë euro pritet të ndahen mes 24 skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2016”.
Deklarata e UEFA-s duket se është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila pritet të njihet nesër zyrtarisht me kundërshtarët e saj.
Të gjitha skuadrat pritet të marrin nga 8 milionë euro secila për pjesëmarrjen. Gjatë ndeshjeve në grup ka premio prej 1 milion eurosh për fitore dhe 500 mijë euro për barazimin.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>