Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Merkel vs Putin: Europa mund të rrëzohet brenda 6 ditësh

$
0
0

Të enjtën e ardhshme, 6 ditë nga sot, Bashkimi Europian do të bashkohet për të vendosur rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Sanksionet u vendosën pas konfliktit në Ukrainë dhe Europa duket se ka ndërmend t’i rinovojë ato. Por në fakt këto sanksione sollën më shumë dëme se sa përfitime për Europën.
Por ka disa vende që janë kundër këtyre sanksioneve dhe rinovimit të tyre. E para është Italia e Renzit që nuk do të votojë pro rinovimit.
Sanksionet kundër Rusisë i kanë kushtuar Italisë 12 miliardë euro në vit dhe 215 mijë vende pune. Por nuk është vetëm Italia. Kundër rinovimit të sanksioneve janë edhe Austria, Çekia, Hungaria. Sllovakia, Qiproja dhe miqtë e Rusisë, Greqia. Por pro rinovimit është figura kryesore e Europës, Gjermania e Angela Merkelit e cila mbështetet nga Britania e Madhe dhe Amerika.
Por sanksionet nuk i kanë kushtuar vetëm Rusisë. Europa ka humbur më shumë se 100 miliardë euro në vit nga bllokada e vendosur ndaj Rusisë. Ndaj të enjten pritet një duel i fortë. BE kundër Putin, mbështetur nga gjysma e Europës./TemA

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>