Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Ja si të eliminoni erën e keqe të gojës përmes ushqimeve

$
0
0

Shkaqet e erës së keqe të gojës janë të shumta: gojore (mishrat e dhëmbëve, stomatiti, kariet e dhëmbëve), të aparatit tretës apo hepatike. Evitoni drekat dhe darkat e rënduara: ushqimi i tepërt krijon gazra dhe erëra të këqija.
Ushqimet që duhen zgjedhur: Ananasi, pjepri, limoni, peshku pa dhjam.
Ushqimet që duhen kufizuar: Lakra e zier, hudhra, qepa.
Fitoterapia: Nëse shkak është zgavra e gojës, atëherë kryeni shpëlarje të gojës me valim me gjethe trumbëze, sherebelë, alteje e mender: 10 gram prej secilës zihen në një litër ujë për 10 minuta.
Nëse shkaku është i lidhur me tretjen: valim me gjethe shporizi (bimë e ngjashme me hithrën, me lule të imta ngjyrë jargavani të çelur) dhe çaj jeshil: në 250 gram ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe shporizi dhe 5 gram gjethe çaji, lëreni të ziejnë për 10 minuta, kullojini gjysmë ore mbas zierjes dhe mund ta pini mbas vakteve.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>