Qeveria e vendit ka miratuar për t’i dhënë pension të veçantë 11 personaliteteve, mes të cilëve janë edhe Elena Kadare dhe Moikom Zeqo.
Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ndërsa në të përcaktohet se këta personalitete përfitojnë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetë-fishin e pensionit social.
Personat e tjerë që përfitojnë pension ekstra janë: Isa Tare, Nestor Jonuzi, Kristaq Leno, Kujtim Kasmi, Koço Çomo, Neptun Bajko, Aziz Tahiri, Hektor Dokle dhe Kreshnik Tartari.