Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe duhet t’i shmangni për fëmijë tuaj.
Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 gram kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 gjithashtu është e mjaftueshme 1 gram kripë, nërsa kur janë nga mosha 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 gram kripë në ditë.
Nëse pregatitni ushqim i cili piqet në furrë, sasia e përgjithshme për tërë ushqimin do të duhej të përmbajë në mes të një të katërtave të lugës së kafesë dhe një luge supe.
Për supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar është një e katërta deri në 1 lugëz e kafesë, natyrisht për gjith ushqimin, sepse nuk duhet asnjëherë që fëmijës ti kriposni ushqimin në veçanti.
Gjithashtu, nëse pregatitni për vogëlushin pure apo sallatë nga perimet nuk keni nevojë që ti shtoni kripë.