Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Një politikan serb në Tiranë kërkon falje për krimet në Kosovë

$
0
0

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë deklaroi në Tiranë kërkoi falje për krimet e Serbisë në Kosovë, duke i bërë thirrje vendit të tij të njohin pavarësinë e saj. Ai ishte së bashku me homologun e Kosovës në zyrën e kryerepublikanit të Shqipërisë, Fatmir Mediu.

Ky është Nikolla Sandullovic, homologu serb i Fatmir Mediut kreut të Partisë Republikane.  Po i  vjen tek zyra e tij në Tiranë, i shoqëruar nga kryerepublikani i Kosovës Faton Kurti. Ai është përfaqësues i një partie të vogël në Serbi që kritikon qeverisjen e vucic si dikaturë dhe bën thirrje të vazhdueshme për njohjen e Pavarësisë së Kosovës
 “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosove, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mundë, vuajtje e gjak për të marrë lirinë e saj dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Mediu tha se  duhet të ndalojmë të së mëshuari asaj që na ndan. 
“Ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjëjmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debatëve të pafrytshmë”.
Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Faton Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Tre bashkëbiseduesit hodhën idenë e krijimit të unionit republican në Ballkan. 

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>