70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Japonia dhe Korea e Jugut arritën një marrëveshje për paqen për një cështje të dhimbshme për mijëra gra të cilat në atë kohë u detyruan të prostituoheshin. Gra koreane por dhe kineze dhe filipinase u rrëmbyen apo u mashtruan nga ushtria e Perandorisë Japoneze për të përfunduar në bordellot shtetërore. Ato ishin skllave seksuale për ushtarët e perandorit Hirohito. Por të dhënat janë të ndryshme, për Japoninë bëhet fjalë për 20 mijë gra, ndërsa për Kinën kanë qenë 400 mijë. Ato vinin nga Korea e Jugut, Kina, Filipinet dhe nga Japonia. Por kishte dhe qindra gra holandeze apo australiane. Me një premtim për punë në fabrikë apo të rrëmbyera me forcë, kë;to gra dërgoheshin në një vend tjetër dhe mbylleshin në bordellot shtetërore. Termi “Ianfu” ishte një eufemizëm që zëvendësonte fjalën “shofu” pra prostitutë. Tashmë 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore,q everitë e Tokios dhe Seul kanë gjetur një marrëveshje për të kapërcyer një pengesë që ekzistonte prej dekadash duke u bërë një nga pikat kryesore të tensionit mes dy qeverive. Kryeministri Shinzo Abe kërkoi falje për cështjen dhe Tokio dot ë financojë një fond prej një miliard jen për viktimat. Marrëveshja do të jetë përfundimtare dhe e pakthyeshme nëse Japonia do të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, dekalroi ministri i jashtëm i Koresë së Jugut pas bisedimeve në Seul me homologun e tij japonez.