Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Italia dëbon familjen shqiptare: Ishin përkrahës të ISIS

$
0
0

Shteti italian ka dëbuar një 49 vjeçar shqiptar dhe familjen e tij pasi akuzohen se janë përkrahës të ISIS.
Sipas të dhënave, shtetasi Rexhep Limani, një shqiptar nga Maqedonia u akuzua për lidhje me Shtetin Islamik.
Limani, që jetonte në Trevixhiano është shtetasi i parë që dëbohet nga Italia për vitin 2016, me motivin e “parandalimit të terrorizmit”.
Nëntorin e kaluar, djali i tij 8 vjeçar kishte lavdëruar Shtetin Islamik për sulmet e Parisit dhe qëllimin militantëve të tij për të vrarë Papën.
“Mire bënë. Tani do të shkojmë në Romë të vrasim Papën. Rroftë ISIS”, ishin fjalët shokuese të djalit të Rexhep Limanit, të thëna në klasën e shkollës që frekuentonte.
Dekreti i dëbimit u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Anxhelino Alfano, i cili tha se, “Italia është një vend që njeh parimet e mikëpritjes për ata që i largohen luftrave dhe persekutimit, por nga ana tjetër, respekton ligjet e saj dhe të gjithë ata që tregohen armiqësor do të dëbohen”.
Limani punonte në një ndërmarrje të ambalazheve. Hetimet treguan se ai ishte pjesë e një grupi ekstremistësh, me anëtarë nga Ballkani.
Pas sulmeve të nëntorit në Paris, Rexhep LImani, përgjegjes i Shoqatës Kulturore Islamike “Vllazëria” nuk pranoi të nënshkruante një deklaratë të përbashkët me tre shoqata të tjera myslimane, e cila i denonte sulmet terroriste.
Atij iu komunikua vendimi për dëbimin më 13 Janar dhe më pas u dërgua në aeroportin e Venecias, nga ku u nis drejt Maqedonisë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>