Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Çfarë thonë partitë për kandidatin për kryeministër Dimitriev

$
0
0

Për disa parti, Emil Dimitriev është personi i duhur për rolin e kryeministrit në Qeverinë kalimtare. Por, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, nuk dëshiron të flasë shumë për kandidaturën e Dimitrievit; Ai drejtoi gishtin kah BDI-ja për këtë.
“Çka kemi lidhje na me Qeverinë. Pyete Ali Ahmetin ai është në Qeveri”, tha Thaçi.
Ndërkaq, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferri tha se partia e tij nuk mund të përzihet në punën e VMRO – DPMNE-së rreth përzgjedhjes së saj për kandidatin për kryeministër të vendit.
“Përzgjedhja personale, mendoj që ka të bëjë me person politik nga radhët e VMRO-së, i cili njëkohësisht është dhe Sekretar gjeneral i partisë, dhe për këtë arsye mendoj se çdo koment i shtuar në atë drejtim, do të ishte ndërhyrje në punët e brendshme të subjektit, i cili ka mandat mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës”, thotë Xhaferi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov shpjegon procedurat pasuese që duhet të vijojnë në parlament për zgjedhjen e kryeministrit të ri.
“Më pas, kryetari i shtetit duhet t’i japë mandat atij që VMRO – DPMNE-ja e  emëroi dhe ai të përgatis  përbërjen e Qeverisë,  të propozojë program dhe prioritete të Qeverisë kalimtare, të hapet diskutim në Kuvend, sepse Kuvendi duhet të votojë atë Qeveri”, tha Trajanov.
Deputeti nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Antonio Milloshevski tha se Emil Dimitriev është njeriu i vërtetë për rolin e kryeministrit.
“Bëhet fjalë për politikan stabil, i cili ka përvojë lokale, administrative dhe parlamentare. Jam i sigurt që në mënyrën më të mirë, bashkërisht me ministra dhe kolegë të tjerë, do ta drejtojë Qeverinë dhe të kontribuojë në zgjedhje të mira në të cilat populli do të shpreh vullnetin”, u shpreh Antonio Milloshevski.
Deputetja e pavarur Roza Topuzovska Karevska u shpreh me tone pozitive për përzgjedhjen e Emil Dimitrievit për kandidat për kryeministër të përkohshëm.
“Nëse shihet nga aspekti politik, mendoj se ky është një vendim i mirë.  U zgjodh personi, i cili është sekretar gjeneralë i partisë, ka përgjegjësi të tij në parti, dhe nuk është i përzier në aferë apo krim, nuk ka ç’të thuhet. Si do ta drejtojë postin e ri, do të tregojë koha”, tha Topuzovska Karevska.
Emil Dimitriev pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO – DPMNE-së, dhe konfirmimit nga ana e Komitetit Qendror të kësaj partie u zgjodh si kandidat për kryeministër të Qeverisë teknike. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, mandati i Dimitrievit do të jetë të çojë vendin në zgjedhjet e 24 prillit dhe të krijojë kushte demokratike për mbajtjen e tyre. (TV21)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>