Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Vehabistët i afrohen Beogradit

$
0
0

Myslimanët në Beograd, konkretisht ata nga Zemuni, Ledine, Batanjica dhe Borqa, muajt e fundit kanë qenë në shënjestër të rekrutimit nga islamistët radikalë, njofton gazeta serbe Novosti.

Sipas kësaj gazete, ata veprojnë kryesisht nëpër shtëpi private, por edhe në afërsi të xhamive zyrtare.
Qëllimi i tyre është që në lëvizjen e tyre të tërheqin popullsinë lokale rome, të cilën e mobilizojnë nën vellon e punës humanitare dhe solidaritetit.
Objektivë janë kryesisht romët lokalë, të cilët e identifikojnë veten si myslimanë, por që nuk jetojnë sipas zakoneve të Kuranit. Ata paraqiten si aktivistë të organizatave islamike, qëllimi i të cilëve thonë se është t’u dalin në ndihmë besimtarëve të varfër.
“Pasi e fitojnë besimin, ata fillojnë t’i zgjerojnë zakonet e tyre dhe mënyrën e jetesës me të cilën mbahen vehabistët”, thotë një burim për gazetën Novosti.
“Ata i premtojnë ndihmë financiare, punësim jashtë shtetit, dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Familjeve që i duken si “material” i përshtatshëm, i kërkohet që të largohen nga xhamitë lokale dhe nga imamë të ndershëm, si dhe i bindin që Bashkësia Islame nuk predikon mësimet e vërteta të Islamit”, ka shtuar ai.
Ndërsa në Bashkësinë Islame të Serbisë, e cila ka vende të veta liturgjike në vendbanimet në periferi të Beogradit, qartësisht tregojnë se në xhamitë e tyre nuk ka vehabistë dhe se nën strehën e tyre nuk do të lejojnë asnjë lloj mësimi dhe lëvizje ekstreme.
Shoqatat që merren me mbledhjen e Romëve të Serbisë po i kundërshtojnë zëshëm ekstremistet në radhët e tyre dhe edukimit të popullatës, në përpjekje për të shtypur të gjitha format e manipulimit.
Eledin Ashqeriq, nga Bashkësia Islame e Serbisë, e pranon se popullata rome është veçanërisht e ndjeshme ndaj formave të manipulimit, ndër të cilat më e rrezikshme është ajo e keqpërdorimit të fesë.
Një problem i veçantë sipas Ashqeriq është ekzistenca e disa tubimeve joformale të përkrahësve të myftiut Muamer Zukorliç në Beograd, të cilat janë jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Serbisë.
Edhe sipas profesorit të Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Darko Trifunoviq, në Serbi para syve të shtetit po zhvillohet një islamizim i heshtur, i cili mbart karakteristika ekstremiste, transmeton Klan Kosova.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466