Kremlini i ka bërë thirrje Thesarit të Shteteve të Bashkuara që të dalë me prova kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Zyrtarë të Thesarit i kanë thënë BBC-së se Putin është i korruptuar dhe se ka krijuar pasuri larg syve të publikut.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se pretendimet janë “akuzë zyrtare” dhe “trillim total”.
Adam Szubin, nga Thesari amerikan, i ka thënë programit Panorama të BBC-së se Qeveria amerikane e ka ditur se Putin ka qenë i korruptuar “për shumë e shumë vite”.
Mendohet se kjo është hera e parë që SHBA-ja ka bërë një akuzë të tillë të drejtpërdrejtë.
Uashingtoni tashmë ka vendosur sanksione kundër ndihmësve të Putinit, por jo edhe kundër presidentit rus./rel