Një histori e pabesueshme ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit.
Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme.
Fëmija thotë se është vrarë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit. Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.
Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia javën e kaluar u bë virale në ëeb.
Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin.
Vogëlushi tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.
Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë.
Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm.
Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur.
Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.