Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Kujdes ku investoni paratë. Rrezikoni të mashtroheni, veçanërisht në internet

$
0
0

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nisur së fundi hetimin për 4 portale online të cilët u kërkojnë qytetarëve të investojnë paratë e tyre në tituj dhe produkte me risk të lartë, kryesisht jashtë Shqipërisë.
AMF pohon se ka licencuar vetëm dy kompani që mund të mbledhin kursimet e shqiptarëve dhe t’i investojnë në tregje me fitim jashtë vendit. Ndërkohë që është konstatuar se në treg po operojnë edhe katër portale, totalisht të pasigurta, të cilat AMF i ka denoncuar në polici, në sektorin kundër krimit ekonomik.
Investimi nëpërmjet platformave të tregtimit online ka krijuar mundësinë që investitorë të ndryshëm të investojnë në produkte të bursave ndërkombëtare. Përgjithësisht, platformat e tregtimit online lejojnë tregtimin në tituj, (aksione, obligacione, derivative), tregtim në FOREX, apo tregtim në tregun e mallrave (naftë, metale të çmuara, etj.).
Shpesh produktet financiare të bursave paraqiten si kontrata për diferencë (CFD). Aktualisht, platformat e tregtimit ku investojnë investitorët shqiptarë janë në zotërim të shoqërive të brokerit, të licencuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Autoriteti e ka vënë theksin te ndërgjegjësimi i publikut për rreziqet që mbart investimi në platformat online. Autoriteti ka kërkuar që agjenti i brokerit të licencuar të letrave me vlerë në njoftimet publike apo reklamat e publikuara në mjetet e komunikimit në masë dhe në mjetet e komunikimit elektronik duhet të deklarojë dukshëm rrezikun që mbart tregtimi në platformën online.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>