Papa Françesku kërkoi nga politikanët katolike të mos autorizojnë dënimin me vdekje këtë vit. Deklarata e kreut të selisë së shenjtë u bë sot në kuadër të një nisme të Vatikanit për ndalim të dënimit kapital në mbarë botën.
“Edhe kriminelët i përmbahen të drejtës së paprekshme të jetës, që është një dhuratë e Zotit. I bëj thirrje ndërgjegjes së pushtetarëve që ne të arrijmë konsensusin global për heqjen e dënimit me vdekje”, tha Papa.
“U propozoj të gjithë pushtetarëve që janë katolikë që të bëjnë një akt kurajoz dhe shembulldhënës: të mos ekzekutojnë askënd të vit që është Viti i Shenjtë i Mëshirës”, theksoi ai.