Trembëdhjete persona prej tyre dy më rëndë është bilanci në një përleshje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes dy grupeve të tifozëve në Stazhë në autostadën Gostivar – Strugë.
Sipas policisë, dy autobus me tifozë të “Buduqnost” nga Mali i ZI të cilët shkonin nga Shkupi për në Shqipëri ishin ndaluar nga tifozët e ekipit futbollistik tetovar “Shkëndija”, siç njihen me emrin Ballistët, pas së cilës shpejt kishte filluar përleshja mes dy grupeve, njofton TetovaSot
Gjithësejt 13 persona, 11 prej të cilëve janë shtetas të Malit të Zi dhe dy maqedonas u plagosën në një përleshje masive mes tifoëzve të Buducnost të Podgoricës dhe Shkëndijës së Tetovës.
Shumica e të lënduarve, kryesisht malazez janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa dy me lëndime të rënda në Klinikën e Shkupit.
Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e incidentit.
Incidenti mes tifozëve “Ballistë” dhe “Varvari”
Posted by Tetova News on Sunday, February 21, 2016