Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Italia në darën e temperaturave të larta të shoqëruara edhe me viktima

$
0
0

Rekordi i temperaturave të larta, që vazhdon të shtrëngojë Italinë, ka shkaktuar sot vdekjen e dy pushuesve pranë një plazhi në rivierën italiane.
”Vdekjet e dy personave të moshuar në plazhe të ndryshme, kanë rritur numrin e viktimave në shtatë persona”, thanë autoritetet.
Në fillim të javës, meterologët konfirmuan se korriku dhe gushti i këtij viti kanë të njëjtin nivel nxehtësie.
Ndërkohë, një 85-vjeçar nga Milano vdiq në Marinella Sarzana, pranë La Spezias dhe një grua vdiq në plazhin e Spotornos, në provincën e Savonës.
Për shkak të temperaturave ekstreme, autoritetet mjekësore këshillojnë qëndrimin në shtëpi ose në hije për të shmangur të nxehtin.
Në disa qytete si në Romë, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>