Një bandë e armatorus me sëpata, kanë vrarë një bloger sekular, më shtëpinë e tij në Dhaka- vrasja e katërt e tillë, vetëm gjatë këtij viti në Banglladesh.
Policia ka konfirmuar se Niloy Chakrabarti, i cili online përdorte pseudonimin Niloy Neel, është vrarë nga militantë të dyshuar islamikë, të cilët i kanë hyrë në banesë, duke u shtirur se janë duke kërkuar banesë me qira.
Ansar al-Islam, dega e Al-Kaidës në Banglladesh ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, duke paralajmëruar se ata nuk do të ndalen me kaq.
Shumica e blogerëve sekularë, siç ishte edhe Chakrabarti, nga frika, muajt e fundit janë duke përdorur pseudonime nëpër postimet e tyre.
Të paktën 7 blogerë janë larguar nga Banglladeshi./rel