Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Një dobësi në dizajnin e proçesorëve Intel hap rrugë për infektimin e kompjuterave me maluer

$
0
0

Një dobësi në dizajnin e arkitekturavex86 të proçesorëve që daton pothuaj dy dekada më parë mund të lejojë hakerat të instalojnë “rootkit” në sistemet kompjuterike. Kështu shprehej një ekspert i sigurisë ditë e enjte duke cituar se ky maluer nuk mund të gjurmohet nga softuerët e sigurisë.
Dobësia gjendet në një funksion i adoptuar tek arkitekturat x86 në 1997-tën. Ky kërcënim i sigurisë u zbulua ditën e enjte në konferencën e sigurisë “Black Hat” nga Christopher Domas, një ekspert i sigurisë pranë Institutit Battelle.
Duke shfrytëzuar këtë dobësi, hakerat mund të instalonin një “rootkit” në sistemin e menaxhimit të proçesorit, një sektor i mbrojtur i cili përmban të gjithë funksionet e sigurisë në kompjuterat modern.
Ky maluer mund të infektojë edhe sistemet operative madje tu mbijetojë edhe reinstalimeve të tyre. Intel nuk bërë asnjë koment në lidhje me këtë kërcënim të sigurisë. Kompania në fjalë po dërgon përditësimeve por jo të gjithë proçesorët mund të azhornohen.
Sipas ekspertit të sigurisë krahas proçesorëve Intel, edhe ato AMD duhet të preken nga kjo dobësi sigurie. (PCWorld Albanian)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>