Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Durrës, një grua dhe një vajzë i japin fund jetës

$
0
0

Një grua dhe një vajzë i kanë dhënë fund jetës në rrethana të paqarta, në dy raste të ndryshme në Durrës.
Gjatë ditës së djeshme në Maminas është vetëhelmuar 36 vjeçarja V.XH. Gruaja është dërguar nga familjarët për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.
Pavarësisht kujdesit të bluzave të bardha, 36 vjeçarja ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.
Gjithashtu po dje një vajzë 14 vjeçare, me banim në fshatin Katund i Ri, është vethelmuar me fostoksinë në banesë.
Viktima me inicialet E.J., është dërguar në spitalin e Durrësit nga familjarët e saj dhe më pas është dërguar me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se në të dyja rastet bëhet fjalë për vetëflijim në kushte të rënda depresive.
Lidhur me këto raste efektivët e policisë po hetojnë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>