Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë se kanë filluar ushtrimet ajrore ushtarake në europë, së bashku me aleatët.
Këto ushtrime janë më të mëdhat në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, dhe janë një sinjal për Rusinë, pas luftës së saj në Ukrainë.
Afro 5 mijë ushtarë nga 11 vende aleate të NATO-s po marrin pjesë në “operacionet shumëkombëshe simultane ajrore” në Gjermani, Itali, Bullgari dhe Rumani, ka njoftuar nëpërmjet një deklarate ushtria e Shteteve të Bashkuara.
Ushtrimi Swift Response 15 (Përgjigjja e Shpejtë 15) është “ngjarja stërvitore më e madhe aleate në kontinent prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane në Grafenëohr, në pjesën jugore të Gjermanisë, raporton AFP nga Brukseli.
NATO-ja, e përbërë nga 28 shtete anëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar ka mbrojtur numrin e ushtrimeve ushtarake që ka mbajtur si përgjigjje ndaj “agresionit në rritje të Rusisë” dhe i ka hedhur poshtë sugjerimet se ato po ndihmojnë shtimin e gjasave për luftë në Evropë.