Industrialistët dhe miliarderët Charles dhe David Koch, kanë interes aktiv dhe agresiv në politikën amerikane, ndërsa shpesh dhurojnë shuma të mëdha parash për të politikanët që ndajnë pikëpamjet e tyre konservatore.
Në sytë e shumë personave, vëllezërit Koch janë njerëz që një pjesë të politikës amerikane, në saje të sasive të pabesueshme të parave, e kthyen në favor të tyre.
Nuk është çudi që tani, në prag të nominimit të kandidatit republikan për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sytë janë drejtuar pikërisht tek këta, transmeton Telegrafi.
Charles dhe David janë pronarët e korporatës Koch Industries, kompania e dytë më e madhe private në Shtetet e Bashkuara, vlera e së cilës është 135 miliardë dollarë.
Mes të tjerash, ata kanë rafineri të naftës në Teksas, Alaskë dhe Minesotë, ndërsa kontrollojnë më tepër se 6,400 kilometra të tubacionit të naftës.
Ata shpesh kritikohen nga Greenpeace, se financojnë fshehtas grupet e caktuara për të mohuar ekzistencën e ndryshimeve klimatike.
Por, pavarësisht kritikave të shumta, vëllezërit Koch vazhdojnë me financimin e politikës amerikane.
Shumë është spekuluar se ata do të japin mbështetjen e tyre në garën për kandidatin republikan.
Ata kanë njoftuar tashmë se për zgjedhje do të shpenzojnë 1.2 miliardë dollarë.
“Në shumë mënyra ata ndikojnë në parti”, ka thënë David Axelrod, këshilltar i presidentit demokrat amerikan, Barack Obama.