Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

BRASILIA – Merkel: Brazili të përmirësojë kushtet e investimit për ndërmarrjet gjermane

$
0
0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi Brazilit të përmirësonte kushtet e investimit për ndërmarrjet gjermane, sot gjatë vizitës në Brasilia duke njoftuar gjithashtu një deklaratë të përbashkët për ndryshimet klimatike.
“Ne kemi nevojë për kushte të besueshme investimi. Kjo luan gjithmonë një rol në diskutimet me presidenten braziliane, Dilma Rousseff”, deklaroi Merkel.
Kancelarja njoftoi gjithashtu një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike duke premtuar arritjen e rezultateve ambicioze.
“Ndërmarrjet gjermane dëshirojnë dhe janë të gatshme të investojnë akoma më shumë në Brazil”, shtoi kancelarja duke nënvizuar se ishte partneri kryesor i Gjermanisë në Amerikën Latine.
“Një e treta e tregtisë me Amerikën Latine është zhvilluar mes Gjermanisë dhe Brazilit”, theksoi Merkel.
Përsa i përket mjedisit, ajo theksoi se Brazili luante një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e klimës botërore dhe reduktimin e emetimeve të gazit me efekt serë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>