Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Bushati vlerëson marrëveshjen e lidërve politikë në Maqedoni: Vendosën që të lëvizin drejt integrimit

$
0
0

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, përshëndeti sot marrëveshjen historike të liderve politikë në Maqedoni për nxjerrjen e vendit nga ngërçi politik ku ishte futur.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ministri i Jashtëm shqiptar deklaron se “është një lajm i mirë që klasa politike maqedonase dakordësohet për të lëvizur drejt demokracisë dhe integrimit europian”, ndërsa falenderon Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e komisionerit Johanes Hahn, kryeministri Nikolla Gruevski do të dorëhiqet më 15 dhjetor, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 24 prill të vitit të ardhshëm.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>