Mëngjesi
Në një studim njerëzit që hanin mëngjes ishin për 35 deri 50% me më pak gjasa të bëhen me mbipeshë apo të kenë rezistencë ndaj insulinës se sa ata që kapërcenin mëngjesin. Çka po ndodh këtu? Për shkak se trupi vihet në modë urie dhe nëse nuk han mëngjes mëlçia nxjerr glukozë të deponuar për t’i mbajtur nivelet e sheqerit në gjak. Në të njëjtën kohë kapërcimi mëngjesit çrregullon ndryshuesit biokimik që zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj insulinës. Gjithashtu shton nivelet e hormoneve të quajtura gherlin, hormone që nxisin apetitin, e kështu t’i dëshiron të hash gjatë gjithë ditës. Shpeshtoje këtë dhe kështu shton peshë, thonë shkencëtarët nga spitali i fëmijëve në Boston të Amerikës.
Kërko ndihmë nëse vuan nga depresioni
Nëse je në depresion kjo do të thotë se ti nuk ushtron dhe hanë më dobët. Por rreziqet e shëndetit nuk përfundojnë me kaq. Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Stanford mendojnë se vet depresioni ndryshon kemistrin e trupit thellësisht që shfaq probleme për këdo që është në rrezik për diabet. Përqindja e rezistencës ndaj insulinës ishte për 23 për qind më e lartë tek gratë e depresionuara se sa ato që nuk ishin në depresion, pavarësisht peshës (trashësisë) së trupit, ushtrimeve dhe moshës.
Largo pak kilogram
Pesha e tepërt është arsyeja numër një që tash më shumë se kurrë të rriturit dhe fëmijët janë në rrezik më të lartë për Diabet të Tipit 2. Shtimi i peshës paketon dhjamë të tepërt rreth organeve të brendshme – veçanërisht nëse je në stres rregullisht (hormonet e stresit mund të dërgojnë ekstra dhjamë te barku). Studimet e reja tregojnë se ky dhjam abdominal i rrezikshëm dërgon sinjale kimike që i bënë qelizat në tërë trupin tuaj më pak të ndjeshme ndaj insulinës, hormon ky që i shtyn qelizat të absorbojnë sheqer të gjakut. Rezistenca ndaj insulinës është hapi i parë drejt Diabetit të tipit 2. Në një provë tre vjeçare që përfshinte 3234 njerëz me para-diabet tregon se ata që kishin humbur vetëm 7 për qind të peshës së trupit të tyre (5kg nëse peshon 70kg) kishin zvogëluar rrezikun për diabet për 58 për qind. Në fakt, humbja e peshës kishte funksionuar më mirë se sa medikamentet.
Një ushtrim kardio për tri deri pesë herë në javë mund të largoj dhjamin e barkut më mirë se sa dietat, tregojnë hulumtuesit Amerikan në Universitetin Syracuse. Edhe ecja e ngutshme për 30 minuta në ditë funksionon çdo ditë në javë kryen punë.
Dorëzo “ujin me sheqer”
Fillo të shuash etjen me ujë, ujë me limon, çaj të pa ëmbëlsuar ose qumësht në vend të pijeve jo alkoolike si, pijet nga frutat, kafe apo çajet e ftohët të ëmbëlsuar. Vetëm një pije e gazuar në ditë rriste rrezikun e sindromës metabolike (asaj që përshkruam më lartë) për 44 për qind në një studim që është bërë nga Shkolla Universitare e Mjekësisë të Bostonit. Ekspertet kanë disa teori se përse kjo ndodhë. Mundet të jetë thjeshtë nga ato ekstra kilogjul që gjenden në pije të gazuara apo në pijet tjera me sheqer apo edhe në ushqimet me shumë yndyrë (picat dhe patate të skuqura). Ekspertet gjithashtu po e zbulojnë se të pishë vetëm një pije të gazuar në ditë është e lidhur me të qenit mbipeshë, ndoshta për shkak të kilogjulëve në këto pije nuk regjistrohen në trurin ton, kështu që nuk i kompensojmë duke ngrënë më pak ushqim.
Për të shuar etjen me diçka të shëndetshme hedh disa qese caji jeshil në një kavanoz apo shishe me ujë të vluar fute në frigorifer për ta pirë të nesërmen. Përveç tjerash pi edhe një gotë qumësht gjatë ditës. Kalciumi, vitamina D dhe mineralet tjera që gjenden në produkte të qumështit ndoshta mund të jetë arsyeja se të konsumosh së paku një të servuar të qumështit (jogurt apo djathë) në ditë zvogëlohej rreziku i sindromës metabolike për 62 për qind në një studim të bërë në Britani.
Ha më pak ushqime të shpejta
A vije diabeti si rezultat i të ushqyerit me ushqime të gatshme e të shpejta (p.sh. hamburger dhe byrek)? Kur hulumtuesit nga Universiteti Minesota kishin përcjellë veset e të ushqyerit dhe shëndetin e 9514 njerëzve të moshës 45 deri 64 vjeçare për gati 10 vite, ata kanë zbuluar se pjesa e atyre që hanin dy servime me mish (hamburger) në javë ishin për 26 për qind me më shumë rrezik të përfundonin me sindromën metabolike. Ti shtosh kësaj për çdo ditë edhe ushqimet e fërguara rriste rrezikun edhe për 10 deri 25 për qind. Këto ushqime për të cilat po flasim janë me sasi të lartë të trans yndyrave dhe yndyrave të ngopura.
Hamburgerët
Secila kafshatë e hamburgerit dhe çdo lyerje me gjalpë është plot me yndyrë të ngopur. Këto yndyra jo vetëm që bllokojnë arteriet, ato gjithashtu shtojnë insulinë rezistencën, që të shtynë drejtë diabetit. Yndyrat e ngopura gjithashtu nxisin pezmatimin, që është helmues ndaj qelizave, duke përfshirë këtu edhe ato të cilat merren me sheqerin e gjakut. Peshku dhe vaji i peshkut kanë mu të kundërtin efekt e bile ndoshta edhe e ulin rrezikun ndaj diabetit. E njëjta gjë vlen edhe për arrat, lajthit dhe kikirikët. Natyrisht që nuk do të doje të teproje edhe me këto yndyra të mira, të cilat gjithashtu kanë shumë kilogjul. Zvogëlimi i sasisë totale të yndyrës e gjithashtu edhe yndyrave të ngopura që merr kishte ndihmuar pjesëmarrësit në Programin Amerikan të Parandalimit të Diabetit të zvogëlonin rrezikun e diabetit.