Komiteti i Përgjithshëm i Zgjedhjeve Vendore në uebfaqen zyrtare të tij ka njoftuar se nga 1 mijë e 163 qendra votimi që janë në të gjithë Arabinë Saudite, 424 do ti ndajnë për femrat.
Njoftohet se femrat në Arabinë Saudite për herë të parë do të marrin pjesë edhe si kandidate, edhe si votuese në zgjedhjet bashkiake, që do të mbahen më 12 dhjetor 2015.
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA theksohet se femrat në vend mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në muajin dhjetor. Procedurat e zgjedhësve, të cilat do të fillojnë të dielën, do të kryhen në qendra të pavarura që do të përcaktohen enkas për gratë.
Edhe Komiteti i Përgjithshëm i Zgjedhjeve Bashkiake në faqen zyrtare të tij ka njoftuar se për femrat do të ndajnë 424 qendra votimi nga 1 mijë e 163 që janë në të gjithë Arabinë Saudite.
Sipas kalendarit zgjedhor më 22 gusht - 14 shtator do të kryhen regjistrimet e zgjedhësve, ndërmjet datave 30 gusht -17 shtator do të pranohen aplikimet kandidatëve meshkuj dhe femra. Ndërsa më 29 nëntor pasi të shpallet lista përfundimtare e kandidatëve deri më 10 dhjetor do të realizohet fushata e zgjedhjeve. Me 12 dhjetor 2015 populli do të votojë për drejtuesit vendorë të bashkive.
Femrat e Arabisë Saudite në zgjedhjet bashkiake që janë mbajtur në vitet 2005 dhe 2011 nuk kishin marrë pjesë, por mbreti i mëparshëm Abdullah Bin Abdulaziz më 25 shtator 2011 kishe nxjerrë vendimin që femrat të ketë të drejtë të votojnë dhe marrin pjesë në garën zgjedhore për pushtetin lokal.