Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Merrill Lynch, nëpërmjet rrjetit global të udhëtimeve luksoze “Vituoso”, me anë të së cilës ofrohen shërbimet klientëve të tyre, e publikoi një vlerësim të bërë në lidhje me Turqinë.
Sipas kësaj “Turqia radhitet e 7-ta në mesin e 10 destinacioneve me rritje më të shpejtë në botë”.
Ndërkaq agjencia në fjalë në lidhje me Turqinë bëri këtë vlerësim: “Stambolli, ashtu siç është një urë lidhëse mes Evropës dhe Azisë, ofron edhe një përvojë të një qyteti që ndryshon nga të tjerët. Në të njëjtën kohë edhe Oxhaqet e Zanave të Kapadokjas, të cilat janë një formacion natyror të shkëmbinjve, janë mrekullitë natyrore që tërheqin vëmendjen e turistëve çdo ditë e më shumë”.