Ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis në një intervistë për BBC shprehet se, reformat e vendosura nga kreditorët do të “dështojnë”.
Varoufakis thotë se Greqia do të jetë subjekt e programit që do të hyjë në histori si “katastrofa më e madhe makroekonomike e menaxhuar ndonjëherë”.
“Ky program do të dështojë pavarësisht implementimeve që do të merren përsipër”, thotë ai. I pyetur se sa do të zgjasë, Varoufakist përgjigjet: Ka dështuar tashmë!
Ish-ministri ndër të tjerë thotë se kryeministri Aleksis Cipras nuk kishte opsion tjetër përveçse të firmoste atë. “Na u dha të zgjidhnim mes ekzekutimit dhe kapitullimit. Dhe ai vendosi të kapitullojë, që është strategjia e fundit”, shprehet Varoufakis për BBC.
Parlamenti grek do të duhet të miratojë reforma të tjera të mërkurën për të siguruar paratë cash të ndihmës prej 87 miliardë euro.