Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Qitro dhe mjalt, pija ideale pas ushqimit

$
0
0

Nëse ndiheni të fryrë pas çdo ushqimi dhe nuk dini se si ta ndihmoni veten, atëherë kjo është zgjidhja. Kjo pije ‘magjike’ duhet të pihet të paktën një orë pas ushqimit Për ta përgatitur atë ju duhen vetëm këta dy përbërës: Një lugë gjelle mjaltë  dhe një qitro. Për ta përgatitur së pari, duhet ta prisni përgjysmë qitron dhe t’ia hiqni tulin me lugë. Më pas, vendosni tulin e qitron dhe mjaltin në një dhe përzieni derisa të bëhet një masë homogjene.  Jo vetëm që do të ndjeheni më mirë pas çdo ushqimi, por gjithashtu do të humbni edhe peshë.



Efekti i pabesueshëm i patëllxhanit në kancerin e lëkurës

$
0
0

Shkencëtarët kanë thënë se BEC5 mbyt qelizat e kancerit, por nuk dëmton qelizat tjera të shëndetshme në trupin e njeriut. Gjithashtu mund të përdoret për trajtim të keratozës, si dhe kundër djegies së lëkurës nga dielli ose edhe kundër plakjes.
Keratoza atkine në shumë raste shkakton kancerin e lëkurës. Në fakt, ekspozimi i tepërt në diell shkakton njolla të kuqe në lëkurë të cilat formohen nga qelizat anormale që mund të ndryshohen në qelizat malinje.
Një tjetër formë e zakonshme e kancerit të lëkurës është kanceri i qelizave rozë. Ky kancer shkakton rreth dy mijë vdekje në vit, transmeton Koha.net. Ky ind është në formën e lythave dhe ka skajet e çrregulluara, por mund të kurohet po ashtu nga ekstrakti i patëllxhanit.
Kjo materie nga patëllxhani ka treguar sukses në mbi 78 për qind të rasteve kur është aplikuar për tetë javë me radhë. Po ashtu është përdorur edhe si krem për 25 vjet në hulumtimet klinike në Australi dhe Britani të Madhe.
Shkencëtarët thonë se ky krem është 100 për qind i suksesshëm në eliminimin e kancerit të lëkurës, dhe këto pesë vitet e fundit asnjë rast nuk është kthyer pasi që këtë krem e kanë përdorë për 12 javë rresht.

Gjobitet me mijëra dollarë gazetari që ka “fyer” Erdoganin

$
0
0

Can Dundar, kryeredaktor i së përditshmes opozitare në Turqi “Cumhuriyet”, është gjobitur me 10,000 dollarë për “fyerje” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Avokati i Dundarit, Blent Utku, ka thënë se rasti kundër gazetarit lidhet me artikujt për një skandal korrupsioni që ka tronditur Qeverinë turke në vitin 2013. Arsyeja e saktë e vendimit që ka marrë gjykata në Stamboll nuk është bërë ende publike. Avokati ka thënë se do ta apelojë vendimin. Dundar ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “nëse zbulimi i së vërtetës është krim, ne do të vazhdojmë ta kryejmë atë”. Dundar po ashtu është në gjyq për gjoja përpjekje për të përmbysur qeverinë. Akuza buron nga raportimi i tij për dërgesat e armëve nga Turqia për grupet rebele në Siri. Dundar dhe i pandehuri tjetër, Erdem Gul, shef i byrosë së gazetës në Ankara, përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Afro 2,000 njerëz janë duke u ndjekur penalisht në Turqi për fyerje të Erdoganit. Kritikët thonë se Erdogani përdor gjykatat për të heshtur zërat kundërshtarë./rel

Trump: Rivalët e mi janë “matematikisht të humbur”

$
0
0

Miliarderi amerikan, Donald Trump, njëherësh favorit për nominim nga Partia Republikane për president të Shteteve të Bashkuara, ka kritikuar përpjekjet e dy rivalëve të tij për të penguar fushatën e tij.
“Ky është një akt i tmerrshëm i dëshpërimit”, ka thënë Trump.
Sfiduesit e Trumpit, senatori i Teksasit, Ted Cruz, dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, janë pajtuar që t’i bashkojnë forcat, në përpjekje për të ndalur Trumpin nga marrja e nominimit republikan.
Aleanca e befasishme vjen në kohën kur Trump pothuajse e ka arritur numrin e delegatëve të nevojshëm për nominim.
Kasich ka thënë se do të ndalojë fushatën në shtetin e Indianës, ku republikanët mbajnë zgjedhjet për nominim më 3 maj, për t’i dhënë Cruzit më shumë shanse për të fituar atje kundër Trumpit.
Cruz, në anën tjetër, ka rënë dakord që të ndalojë fushatën e tij në Oregon dhe Nju Meksiko, ku votohet më 17 maj, përkatësisht më 7 qershor, për t’i dhënë Kasichit më shumë hapësirë për të luftuar Trumpin.
“Është e trishtueshme që dy politikanë të kultivuar bashkëpunojnë kundër një personi, i cili është politikan për vetëm dhjetë muaj, në përpjekje për ta ndaluar atë person që të marrë nominimin republikan”, ka thënë Trump.
Ai ka shtuar se rivalët e tij janë “matematikisht të humbur”.
Zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara mbahen më 8 nëntor.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është favorite për nominim nga Partia Demokratike./rel

Kapitulli sekret për sulmet e 11 shtatorit

$
0
0

Vetëm një numër i vogël zyrtarësh amerikanë e kanë lexuar dokumentin tepër sekret. Teksti ndodhet në një zonë të sigurt të Kongresit amerikan që kur ai u hartua nga një komision i posaçëm i Kongresit në vitin 2002.
Si në Dhomën e Përfaqësuesve edhe në Senat janë paraqitur projekt-ligje që kërkojnë bërjen e tij publike.
Gati 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur 4 aeroplanë të rrëmbyer u përplasën në dy kullat binjake në Nju Jork, në ndërtesën e Pentagonit në Uashington dhe i fundit, në një fermë në Pensilvani, rreth 28 faqe nga raporti që përmbajnë hollësi nga mbështetja e vendeve të tjera për autorët e sulmit, mund të bëhet së shpejti publike.
Megjithë klasifikimin si tepër sekret, ata që e kanë parë këtë pjesë të raportit, kanë bërë mjaft aludime rreth lidhjeve të Arabisë Saudite me rrëmbyesit, sa shumë po kërkojnë të dinë se për çfarë lidhje konkrete bëhet fjalë.
Ish seantori Bob Graham, i cili ka qënë pjesë e komisiont, tha të djelën se kjo pjesë e raportit duhet botuar për t’i dhënë fund debatit rreth saj dhe që populli amerikan të vendosë vetë për ato që do të shohë në të. I pyetur në se botimi i 28 faqeve do të kishte ndikim negativ në nivel të lartë, ai u përgjigj PO.
Ish Senatori Graham po ashtu tha se çështja më e rëndësishme e mbetur e pa sqaruar nga sulmet e 11 shtatorit, nga të cilat humbën jetën 3 mijë persona, është në se 19 rrëmbyesit, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, kishin apo jo ndihmë nga vende të tjera.
“Mendoj se është e paimagjinueshme të mendosh se njerëz që nuk flisnin anglisht, nuk kishin qënë kurrë në Shtetet e Bashkuara, dhe si grup nuk ishin të mirë-shkolluar, mund ta bënon sulmin vetë.Pra kush mund t’i ketë ndihmuar ata? Mendoj se të gjitha të dhënat të çojnë tek Arabia Saudite”, tha zoti Graham.
Ish Presidenti Goerge Bush dha urdhër që 28 faqet e dokumentit të klasifikoheshin si “sekret” dhe të mos përfshiheshin në raportin prej 828 faqesh të Kongresit, që u bë publik. Pasuesi i tij, presidenti Obama, i ka kërkuar ekipit të tij të sigurisë kombëtare ta rishikojë këtë kapitull dhe ish senatori Graham tha se ai shpreson që ai do të bëhet publik kur të merret vendimi në qershor.
Ben Rhodes, ndihmës këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, tha javën e kaluar se “do të ketë një shkallë publikimi që do të ofrojë më shumë informacion”. Por ai nuk përmendi afat kohor dhe shtoi se komisioni i posaçëm i kongresit ka bërë “një deklaratë përfundimtare” ku përcaktohet se Arabia Saudite nuk ka patur synim të mbështesë al-Kaidën.
Marrëdhëniet amerikano-saudite kanë tërhequr vëmendje të shtuar pas vizitës së presidentit Obama atje javën e kaluar dhe pas kritikave të tij publike se mbretëria saudite nuk po bën sa duhet për të luftuar terrorizmin në rajonin e saj.
Një anëtar tjetër i komisionit të 11 shtatorit, ish ligjvenësi Tim Roemer, tha javën e kaluar se komisioni “nuk e ka shpallur të pafajshme Arabinë Saudite” dhe se këto faqe të raportit duhen të bëhen publike.
Raporti i komisionit të 11 shtatorit që u botua në vitin 2004 e cilëson Arabinë Saudite si “një aleat problematik në luftën kundër ekstremizmit islamik”. Po ashtu ai jep shpjegime të ndryshme se përse shumica e rrëmbyesve ishin nga Arabia Saudite. Në raport thuhet se Remzi Binalshibh, një prej të burgosurve në Guantanamo, i cilësuar si “bashkërenduesi” i sulmeve, ka shpjeguar se përzgjedhja e rrëmbyesve ishte e qëllimshme për t’i dërguar një mesazh qeverisë saudite rreth marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara.
Por paragrafi tjetër i raportit, citon arkitektin e 11 shtatorit, Khalid Shaikh Mohammed, ta ketë hedhur poshtë këtë teori. Ai thotë se numri i sauditëve të përfshirë në sulme ishte një pasqyrim i përqindjes së lartë të rekrutëve në kampet e al-Kaidës që vinin nga Arabia Saudite. /VOA/

Thatësira ekstreme prek 300 milionë njerëz, as trenat nuk i furnizojnë dot me ujë

$
0
0

Më shumë se 300 milionë njerëz në Indi janë duke vuajtur nga thatësira. Rajoni më i prekur është Marathwada në shtetin perëndimor të Indisë.
Thatësira është më e rënda në disa dekada. Rreth 400 km nga Mumbai, në rajon nuk ka rënë shi i mjaftueshëm në tre vitet e fundit.
Temperatura është mbi 40 gradë, e në disa raste 38 gradë gjatë natës. Situata bëhet katastrofale për të varfrit nëpër fshatra, të cilëve ju duhet të konsumojnë ujë gjatë gjithë kohës. Pse vjen ky mot ekstrem?
Sipas meteorologëve vendas, gjatë vitit të shkuar kanë rënë vetëm 49% e reshjeve normale që bien në këtë shtet, ndërsa në disa zona kanë rënë më pak 35 për qind e reshjeve. Për të përballues situatën, qeveria ka vendosur të dërgojë trena me ujë, ndërsa puset e fermerëve janë shteruar.
Uji i pijshëm është me racion. Çdo tren sjell miliona litra ujë në këtë zonë të goditur nga thatësira. Por edhe kjo nuk është e mjaftueshme. Shumë banorë thonë për “Al Jazeera” se shpesh marrin vetëm 50 litra ujë në javë.
Vala e të nxehtit e këtij viti është duke e përkeqësuar situatën. Në disa zona të Indisë temperatura është 5 gradë më e lartë se mesatarja. Të paktën 100 njerëz janë raportuar të vdekur dhe situata mund të kthehet në katastrofë.
Temperaturat janë të larta edhe gjatë natës dhe nuk bëhet fjalë për kondicionerë për miliona njerëz. Vitin e kaluar 2,500 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit që kaploi Indinë në muajin maj.

Denoncimi - Prostitucioni virtual në Tiranë, dëshmitë e vajzave që kryejnë veprime perverse

$
0
0

Në Shqipëri funksionojnë edhe kompani që merren me “shfrytëzimin” e vajzave për seks online. Kompanitë janë të jashtëligjshme në vend, ndërsa e gjithë puna është sfondi erotik që vajzat duhet të luajnë gjatë bisedave të tyre me shtetas të huaj. Studiot janë nëpër apartamente dhe në lagje të ndryshme të Tiranës, duke mos rënë në sy. Pagesat?
Nuk janë fikse. Sa më shumë klientët mbahen në linjë, aq më shumë para fitojnë të punësuarat. Thuhet se në vendin tonë janë rreth 12 kompani të tilla, ndërsa tre prej tyre janë denoncuar nga emisioni Fiks Fare, i cili solli mbrëmjen e sotme rastet në fjalë.
Gjithçka nisi pas denoncimit të banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet, të cilët i deklaruan emisionit se dëgjonin zhurma të pazakonta dhe se në apartament hynin vetëm vajza. Kushtet e punës? Mjafton një kompjuter i lidhur me internet si dhe të flasësh anglisht.
“Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton,paguhesh. Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh”, rrëfen një nga gratë.
Gazetarja e emisionit trokiti duke kërkuar punë në një prej studiove, ndërsa administratorja shfaq shenja nervozizmi. Teksa lë numrit, gazetares i vjen një mesazh në celular nga një tjetër person që i bën ofertë punësimi.
Ambienti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qira në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë. Ka vajza që arrijnë të fitojnë deri në 2 mln lekë të vjetra në muaj dhe gjithçka varet nga koha që mban klientët në linjë.  Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj.
Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit. Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim “Megi”. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuale dhe veshje të brendshme. Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojnë nëpër këto shtëpi të marra me qira.
Studioja e tretë ndodhet në një apartament në zonën e njohur si Astiri, në Unazën e re në Tiranë.  Menaxherja është një 20 vjeçare, e cila ka filluar punë dy vite më parë. Sipas saj, pronari i kësaj qendre ka një dyqan kompjuterash, ka 8 vjet që bën këtë punë dhe është personi i dytë në Shqipëri që ka hapur një studio të tillë.
Menaxherja i rekomandon gazetares së prezantuar si vajzë që kërkonte punë, që të mos jepte identitetin e vërtetë, pasaportën në momentin kur kërkon punë në këto studio, pasi më pas kur mund të duash të largohesh pronarët e studiove nuk të lejojnë, duke të bërë shantazh. Gjatë rrëfimit të saj tregon se kishte rënë në depresion për një periudhë tre mujore gjatë këtyre dy vjetëve, madje kishte tentuar të vriste edhe veten.
Menaxherja e kësaj studioje, tregon përvojën e saj në disa studio të tjera. Studioja e Dafnit, siç i thërret ajo njërës prej pronareve, u mëson shtëpitë vajzave që punëson, ka disa djem që u bëjnë presion vajzave që punojnë në mënyrë që të  mos shkëputen. Një tjetër studio , tregon vajza,  është një që ndodhet tek  Komuna e Parisit që e quan si “studio ndëshkimi”. Atje vajzat që punojnë i detyrojnë të kryejnë veprime perverse dhe të dhimbshme.

Papa Wemba, ylli i muzikës kongo vdes në skenë gjatë koncertit (VIDEO)

$
0
0

Muzikanti me ndikim kongolez Papa Wemba ka vdekur në moshën 66 vjeçare pas një kolapsi gjatë një koncerti.
Një video e publikuar nga një emision në Bregun e Fildishtë tregon momentin kur ai shembet në skenë, teksa një grup balerinash kërcënin para tij.


Muzika ndalet dhe ato vrapojnë drejt tij për ti ardhur në ndihmë, por e kotë. Ëemba ishte mjaft i njohur për stilin e tij, një miksim mes muzikës kubaneze, afrikane dhe perëndimore.
Ai shëtiti me koncertet e tij në të gjithë botën.

Vdes Martin Gray, autor i best-sellerit “Në emër të gjithë familjes sime”

$
0
0

Shkrimtari franko-amerikan Martin Gray, i mbijetuari i getos së Varshavës dhe autor i best-sellerit “Në emër të gjithë familjes sime”, vdiq mbrëmjen e djeshme në Ciney (jug të Belgjikës), dy ditë para ditëlindjes së tij të 94-t, bëri të ditur për median kryetari i bashkisë, Jean-Marie Cheffert.
“Ai u gjet i vdekur në pishinë, në shtëpinë e pushimit në Ciney. Mjeku ligjor nuk nxori asnjë element dyshues”, sqaroi një zëdhënës i Prokurorisë së Namurit duke konfirmuar vdekjen e shkrimtarit me origjinë hebreje polake, i lindur në Varshavë më 27 prill 1922.
Martin Gray është kryesisht i njohur për best-sellerin autobiografik publikuar në vitin 1971, “Në emër të gjithë familjes sime”, shkruar në formë të përpunuar me shkrimtarin francez Max Gallo, në të cilin ai rrëfen eksperiencën e tij në geton e Varshavës dhe largimin e tij nga kampi i përqëndrimit në Treblinka para se të bëhej pjesë e ushtrisë sovjetike në vitin 1944.
Në tetorin e vitit 1970, ky ish-tregtar i mobiljeve antike kishte përjetuar tmerr e panik ndërsa ishte vënë në rrezik jeta e bashkëshortes së tij së bashku me katër fëmijët e tyre në shtëpinë në Tanneron (Var).
Ai krijoi fondacionin “Dina Gray”, më pas një qendër ndërkombëtare për të rinjtë e pagëzuar “Harku i së ardhmes” në formë homazhi ndaj ish-bashkëshortes së tij të parë.

Njihuni me popujt më “pijedashës” në botë

$
0
0

Edhe pse Shqiptarët konsumojnë shumë kohë nëpër kafene, mesa duket nuk rrinë duke pirë pije alkoolike. Në renditjen e konsumatorëve të alkoolit ne nuk futemi tek popujt “pijedashës”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi hartën dhe listën e popujve që konsumojnë më shumë alkool. Matja është bërë duke përllogaritur sasinë e vjetore të alkoolit të pastër të konsumuar nga personat mbi 15 vjeç në vit. Kështu, një shishe verë përmban mesatarisht 13 përqind alkool, që do të thotë 97.5 mililitra janë alkool i pastër në një shishe 750 mililitërshe. Po i njëjti kriter është ndjekur edhe me pijet e tjera, duke i zhveshur ato nga përmbajtësit e tjerë e duke përllogaritur alkoolin e pastër.
Në bazë të kësaj përllogaritjeje të kësaj organizate, shqiptarët rezultojnë të konsumojnë mesatarisht 7 litra alkool në vit, duke u renditur të parafundit në rajon, para Maqedonisë që konsumon 6.7 litra.
Vendin e parë në Ballkan e mbajnë rumunët me 14.4 litra në vit, ndjekur nga serbët me 12.6 litra, pastaj kroatët me 11.6 litra, bullgarët me 11.4 litra, grekët 10.3 litra, malazezët me 8.7 litra dhe boshnjakët me 7.1 litra.
Ndërkohë, në rang global rusët duket se vetëm ‘namin’ kanë sepse në krye të listës janë ‘kushërinjtë’ e tyre, bjellorusët. Këta të fundit konsumojnë mesatarisht 17.5 litra alkool në vit, ndërsa rusët pijnë ‘vetëm’ 15.1 litra në të njëjtën periudhë.
Në perëndim, populli me ‘pijanec’, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë portugezët, që konsumojnë mesatarisht 12.9 litra. Një francez i rritur pi mesatarisht 12.2 litra alkool në vit, një gjerman 11.8 litra, një britanik 11.6 litra, një amerikan konsumon 9.2 litra, ndërsa një kanadez pi 10.2 litra alkool në vit.
Vendet ku konsumi i alkoolit është thuajse zero janë vendet e Afrikës Veriore, ato të Lindjes së Mesme dhe aziatike si Pakistani, Afganistani e shtete të tjera myslimane.

Ja si harbohet Neymar në Angli (Video)

$
0
0

Futbollisti i skuadrës së Barcelonës, Neymar e kaloi të dielën në mbrëmje në Londër, pikërisht ditën kur u ndanë çmimet PFA, të cilat njohin më të mirët e Premier Ligës. Neymar i cili u pa gjatë në gala, mori pjesë edhe në klubin “Libertine en Oxford Circus”, raporton “Daily Mail”. Ylli argjentinas, që ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United, udhëtoi drejt Londrës duke përfituar nga leja dyditore, që ka dhënë Luis Enrique për skuadrën e tij.
Spanjollja “As” ka publikuar edhe një video nga harbimi i Neymar gjatë kësaj mbrëmjeje, teksa nuk ka munguar të marrë mikrofonin dhe të këndojë, veç të tjerave. Sulmuesi brazilian ka thyer çdo cak e çdo rregull, duke e lënë veten të shijojë gjithçka, si njerëzit e tjerë në këtë lokal, pa pyetur se është një personazh VIP.

Këshilla/ Si të humbasësh 5 përqind të peshës për 10 ditë

$
0
0

8 këshillat e listuara në këtë shkrim ju ndihmojnë për të humbur në peshë brenda pak ditëve.
Këshillat përfshijnë ushtrime fizike por edhe kujdes në ushqimet që duhen konsumuar.
1-Pini çaj jeshil
2-Bëni ushtrime intensive
3- Ngrini pesha të rënda
4- Konsumoni ushqime pa sheqer
5- Thuaj “Jo” Alkolit
6- Bëni foto para dhe prapa humbjes në peshë
7- Pini shumë ujë
8-Mbani ritmin

Arjan Çani tenton të puthë “Sabri Fejzullahun” (VIDEO)

$
0
0

Arjan Çani mbeti pa fjalë nga performanca e Adelina Tahirit në “Your Face Sounds Familiar”.
Këngëtarja imitoi në performancën e saj artistin Sabri Fejzullahu, ku përshtatet jo vetëm në zë por edhe në veshjen dhe imazh.
Çani i cili është në jurinë e këtij kompeticioni tha se kjo performancë e la pa fjalë e kërkoi ta puthte Adelinën, por mesa duket e pati të vështirë kur këngëtarja ishte e gjitha si mashkull|!

Bleona e bind Çanin për…! (VIDEO)

$
0
0

Nuk ndodh kurrë që Arian Çani të kërcejë, por Bleona Qereti e ka bindur të ngrihet dhe të kërcejë me të në skenën e “Your Face Sounds Familiar”.
Ja si duken ata teksa kërcejnë sëbashku.

Poeti i njohur turk fyen shqiptarët (Video)

$
0
0

Njëri prej poetëve më të njohur të Turqisë moderne, Ismet Özel, ka lëshuar një deklaratë mjaft fyese ndaj shqiptarëve.
“Nese shqiptarëve që gjenden në Turqi u lejojmë që të deklarohen shqiptarë, atëherë Turqia firmos humbjen e saj, prandaj ne turqit e vërtetë këtyre që duan të deklarohen duhet t’u themi: Vëllai im, ik pjerdhu andej nga ke ardhur!”, është shprehur Özel./GazetaExpress/

Poeti turkby GazetaExpress

Përdorni Facebook në punë? …kujdes shefi ju përgjon

$
0
0


Kush nga ne nuk e shfrytëzon një moment gjatë punës, për tu futur pak në Facebook, apo për të shkruar me miqtë në WhatsApp. Është diçka që e bëjmë të gjithë, por që duhet të ndryshojë, thonë studimet.
Faqja “Dice”, e cila merret me çështje karriere, ka bërë një studim duke zbuluar se sa kohë shpenzojmë për të dërguar mesazhe private gjatë punës.
Në krye të listës, studimi zbuloi, se njerëzit i përdornin kryesisht orët e punës për të nisur e-maile në lidhje me punë të dyta, apo dhe për të aplikuar për një punë tjetër.
E nëse e gjeni veten tek ky përshkrim, duhet ta mendoni dy herë sepse shumica e njerëzve nuk e dinë që shefat e tyre, janë në gjendje që të lexojnë mesazhet personale.
Po, është e vërtetë! Aplikimet për punë, apo batuat me kolegët për shefin tuaj, mund të lexohen nga ky i fundit.
Studimi tregoi se 70% e të punësuarve përdornin Facebook-un për të bërë biseda, gjatë orëve të punës. 40% e tyre, i orjentonin bisedat për një punë të re, 31% për të bërë blerje online dhe 9% prej tyre, për të flirtuar.
Ndërkohë që sipas të dhënave, pjesa më e madhe e kompanive të anketuara, ka pranuar se ata kanë akses të informacione e punonjesve të tyre nga adresat që përdoren në kompjuterat, apo telefonat e punës.
Ky fakt duhet t’ju bëjë që të mendoheni dy herë, për të përdorur këto të fundit, për arsye personale.

Ja çfarë madhësie të penisit dëshirojnë femrat

$
0
0

Nëse ju mundon shumë se cilën madhësi të penisit e preferojnë femrat, në vijim i gjeni përgjigjet.

Mendoni se gjatësisë femrat nuk u kushtojnë rëndësi? Për fat të keq tuajin, hulumtimet tregojnë që gjatësia e penisit është gjithsesi e rëndësishme. Madje, jo vetëm për partnerët që janë në lidhje dhe për ata që janë të martuar, por edhe për ato me të cilat do të preferonin seks edhe vetëm për një natë.
Hulumtimi, i botuar para pak kohësh në revistën shkencore Plos ONE, ka zbuluar përgjigjen përfundimtare lidhur me madhësinë e penisit të cilën e preferojnë damat.
Siç është treguar, kur është fjala për aventurat e shkurtra, femrat kanë standarde shumë më të mëdha sesa që i kërkojnë dashnorëve në lidhjet afatgjata.
Ato preferojnë gjatësi diç më të madhe të penisit për aferë të shkurtër seksuale, gjë që në mesatare është 16,3 cm. Kur është fjala për lidhje të gjata, kjo gjatësi do të preferohet të jetë rreth 16 cm.
Kur merret mesatarja e të dy kategorive, penisi i gjatësisë 16,1 cm do të ishte ideal për çfarëdo marrëdhënieje. Në hulumtim kanë marrë pjesë 60 femra nga Kalifornia, të moshës 18 deri në 65 vjeç.
Se ç’rëndësi ka ajo që mbani në brekë, tregon fakti që 27 për qind e të anketuarave kanë ndërprerë lidhjen për shkak të madhësisë jo të mjaftueshme të penisit të partnerit të tyre.
Në të vërtetë, penisi tepër i vogël, për femra është problemi shumë më i madh sesa penisi tepër i madh.

“Dua të bëj seks me vajzën tënde 15-vjeçare”, burg mamasë dhe partnerit të saj

$
0
0

Bllokon vajzën 15 vjeçe në shtrat, i heq mbathjet dhe lejon partnerin e saj që ta përdhunojë. Është kjo ajo për të cilën akuzohet një nënë australiane 36-vjeçare.
Gruaja nga Queensland u dënua me shtatë vite burg, pas denoncimit të bërë një vit më parë ndaj saj.
Partneri i kishte thënë një ditë para ditëlindjes së 15 të vajzës së saj, se dëshironte shumë që të bënte seks me vajzën e saj dhe gruaja për ta kënaqur, pranoi duke u bërë bashkëpunëtore në përdhunim.
Ndonëse ndikimi i saj në dhunë nuk është i madh, pozita u rëndua pasi u mësua se e kishte kërcënuar të bijën që të mos tregonte asgjë.
“Nuk ka asnjë diferencë mes atij që e përdhunoi dhe gruas”,- tha gjykatësi, i cili e dënoi edhe abuzuesin me 10 vite burg.

Fakte të pabesueshme nga jeta e Prince

$
0
0

Prince ishte një muzikant që e jetoi jetën në forma të çuditshme. Ai e ndryshoi emrin e tij për ca kohë dhe madje pati një skuadër rrobaqepësish në shtëpi që t’i qepnin veshje. Ai gjithashtu kishte shumë talente të tjera…
Prince Rogers Nelson ishte një ikonë e muzikës, krah për krah me Michael Jackson-in dhe Elvis-in. Ai vdiq të enjten në moshën 57-vjeçare në shtëpinë e tij në Minesota.
Prince u bë një superstar global në vitet 1980 me albume si 1999Purple Rain dhe Sign O’ the Times. Gjatë karrierës së tij ai shiti më shumë se 100 milionë albume me këngë rok, fank dhe xhaz.
Ashtu si legjendat e tjera ai kishte një mënyrë jetese fantastike, por njëkohësisht të çuditshme dhe misterioze.
Prince ishte i përkushtuar të regjistronte muzikë të re, arsye për të cilën ai shkruante çdo ditë nga një këngë, ndoshta deri pranë vdekjes.
Ai mund të luante 27 instrumente
Në debutimin e albumit të tij For You, të cilin e publikoi kur ishte 20 vjeç, Prince thuhet se ka luajtur çdo instrument, plot 27 të tillë. Ai njihej gjithashtu si muzikanti pas të gjitha efekteve vokale, por edhe instrumenteve që u luajtën në album.
Ai shkroi hite edhe për këngëtarë të tjerë
Balada Nothing Compares 2 U e këngëtares Sinead O’Connor, ende një këngë shumë e dëgjuar, u shkrua nga Prince. Ai shkroi gjithashtu këngën Kiss, e bërë e famshme nga Tom Jones, këngë të tjera të njohura siManic Monday dhe How Come You Don’t Call me Anymore nga Alicia Keys.
Prince shkroi gjithashtu këngë për Madonën (dhe i ra kitarës në këngën Like a Prayer) dhe për këngëtaret Cyndi Lauper dhe Chaka Khan.
Ai u zotua të regjistronte çdo ditë një këngë të re
Legjenda thotë se Prince e sfidoi veten të shkruante një këngë të re çdo ditë. “Shkruaj shumë këngë”, i tha ai “Guardian”-it në vitin 2015, duke shtuar se nuk lidhej shumë me muzikën e vjetër, sepse përndryshe nuk krijohej hapësirë për muzikën e re.
Ai është më i famshëm për regjistrimet e viteve 1980 si Lovesexy1999 dhe Sign O’ The Times, por ka nxjerrë edhe 39 albume në studio, katër live dhe ka shumë bashkëpunime.
Ai donte të publikonte një album me zë femre
Mes projekteve të parealizuara të Prince ishte një album me tetë këngë i regjistruar në vitin 1985 i quajturCamille.
Ai përmbante këngë të përshpejtuara që e bënin zërin e tij të dukej si i një femre. Plani ishte ta publikonte atë pa e lidhur me Prince dhe pa foto në kopertinë. Albumi u anulua, por disa këngë dolën në skenë më vonë.
Në fëmijëri ishte shumë i varfër
Kur ishte fëmijë, Prince ka thënë se qëndronte jashtë McDonald vetëm për të nuhatur aromën e ushqimit. Ai vinte nga një familje e varfër. “Nuk kisha para, ndaj rrija jashtë dhe nuhasja ushqimin. Varfëria i bën njerëzit shumë të zemëruar, nxjerr anën tënde më të keqe. Kur isha i ri isha shumë i ashpër”, ka thënë Prince për revistën Rolling Stone në 1985.
Ai jetonte në një kompleks të çuditshëm
Kur u bë i famshëm, Prince ndërtoi “Paisley Park”, një kompleks të madh në periferi të Minepolis në Minesota, vendi ky ylli u gjet i vdekur të enjten. Prona e tij ka aktualisht një vlerë 10 milionë dollarë dhe përmbante shumë ambiente, nga dhoma e “galaksisë” me tavane vjollcë deri te studioja e regjistrimit, pista e vallëzimit dhe gjithçka që i duhej këngëtarit.
Ai kishte shumë rrobaqepës
Brenda “Paisley Park” ndodheshin 10 rrobaqepës të talentuar që punonin vetëm për të bërë veshje për Prince, bandën e tij dhe të dashurat e këngëtarit. Moda që ai donte të ndiqte ishte një pjesë e madhe e markës Prince e për më tepër që atij i pëlqente të luante paksa me gjininë. Gjithashtu, më parë atij i duhet të bënte pazar në dyqane fëmijësh për shkak se ishte 157 cm i gjatë.
Ai shkroi “Skllav” në fytyrë
Prince kaloi një fazë të jetës ku shkroi “skllav” në faqe për të treguar se kështu ishte industria e muzikës. “Kontratat e regjistrimit janë si skllavëri”, ka thënë ai.
Gjatë viteve 1990 ai kaloi një luftë me studion e regjistrimit Warner Brothers, duke argumentuar se kompania pretendonte se e kontrollonte atë.
Ai e ndryshoi emrin në “Simbol”
Në vitin 1993 Prince lajmëroi se ai nuk ishte më Prince. Ai e ndryshoi emrin në simbol që kombinonte ikonat e zakonshme të burrit dhe gruas. Asnjë tastierë nuk e kishte këtë simbol ndaj studioja e tij e shpërndante atë me disqe që të përfshihej kur duhej. Në vitin 2000 ai iu kthye emrit të vjetër.
Ai kombinoi çmimin e biletës me albumin
Në vitin 2006, Prince regjistroi albumin e tij të 31-të në studio dhe e publikoi atë më 21 mars. Quhej 3121, adresa e ndërtesës së tij në Los Anxhelos ku ai e kishte regjistruar pjesërisht. Kur shkoi në tur një vit më vonë, këmbënguli që çmimi i biletave të ishte 31.21 paund.

Histori erotike +16 /Kolegu i punës është një hamshor në shtrat, burri më duket si fëmijë para tij

$
0
0

Me burrin njihem prej 8 vjetësh, ndërsa 7 vjet kemi që jemi martuar, por ende nuk kemi fëmijë, sepse kam pengesa në shtatzëni. E dua burrin tim.
E duam njëri-tjetrin shumë. Kalojmë mirë, por nuk jam e kënaqur me jetën seksuale që kemi, sepse unë kam nevojë çdo ditë për seks. Nuk kam qenë kështu, por nuk di as vetë se nga më vjen dëshira e pangopur për seks. Thënë shkurt, jam bërë e pangopshme…
Prej kur jam njohur me burrin tim, pra para 8 vjetësh, burri im ka qenë i vetmi që kam fjetur me të dhe i vetmi njeri në botë që ka prek e ka lëpirë trupin tim. Më parë unë kam punuar në një bankë, por më larguan shkaku i tepricës teknologjike, siç thoshin ata. Dhe, pas një kohe gjeta përsëri punë, përsëri në bankë.
Pse shoqet e punës më kishin zili?
Në fillim koleget e punës më kishin zili, sepse, vërtet, dallohesha me bukuri karshi tyre. Por, unë shihja punën time dhe çdo gjë shkonte mirë…
Por, rahatinë time shpirtërore ma prishi kolegu i zyrës, edhe pse, thënë të drejtën, ishte 5 vjet më i ri se unë… Me kalimin e kohës, pasi që u bën nja 3 muaj, te kolegu im vërejta një sjellje pak më ndryshe… Më shikonte me sy tjetër… Kur dilja në kafe me të, gjatë pauzës, filloi t’më jepte edhe komplimente, si: “bukur qenke veshur sot”, “uh sa po të rrikua mirë ky fustan” etj.
Në fillim isha paksa e hutuar, por duke parë sharmin e tij, u mësova me cilësimet e tij dhe filluan t’më mungojnë kur nuk i përsëriste…
Një ditë na duhej të punonim nja një orë pas orarit të punës, sepse kishim me e dorëzuar një material për mbledhjen e nesërme. Punonim në heshtje, por herë-herë më shikonte çuditshëm… Nuk u durova pa i thënë: “Hë, pse më shikon ashtu?”. Menjëherë ma ktheu: “Jam dashuruar në ty!”.
Mbeta e habitur. Nuk e prisja një gjë të tillë. Bile, tash për tash jo…
M’u morën mendtë kur më puthi…
U ngrit nga tavolina e tij, u afrua afër meje dhe dorën e djathtë e vuri mbi flokët e mi. M’u duk e nxehtë ajo dorë… E ktheva kokën kah ai që t’i them se a po e di se çka po bën, por nuk ma dha rastin t’i them, sepse shpejt e shpejt më puthi dhe mendtë filluan t’më merën.
Pas shumë puthjeve filloi t’më zhvesh xhaketën dhe gjinjtë e mi dolën si dy molla të mëdha të kuqe…
Në çast, u ngrit shpejt dhe e mbylli derën me çelës. U kthye te unë si t’më kishte grua dhe më shtriu mbi dyshemenë e zyrës, e cila, si çdo herë, edhe sot ishte shumë e pastër…
M’i hoqi edhe të brendshmet dhe pa pëshpëritur asnjë fjalë bëmë seks sikur të kishim bërë me mijëra herë…
Por, e keqja e gjithë kësaj ishte se unë nga ajo ditë, më duhej gjithmonë të gjeja një arsye që bile nja 15 minuta të bëja seks me të…
Më nuk po mund të rrijë pa seks…
Tash jam mësuar me këtë jetë dhe, ç’është më e keqja, nuk po mund të rrijë pa bërë seks, së paku, një herë në ditë. Kur nuk jam me kolegun po i gjuhem sipëri burrit…
E, deri kur kështu, këtë nuk e di as vetë…
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>