Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Italianët krijojnë hudhrën që nuk mban erë

$
0
0

Është një nga problemet kryesore, sidomos kur është fjala për ata që janë në marrëdhënie: të hash apo të mos hash hudhër.
Përderisa hudhra mund të ketë shije fantastike, ajo ka një aromë që me shumë gjasë nuk do t’i pëlqeni partnerit pasi të keni ngrënë, për shkak të erës së gojës.
Por, kjo pritet të ndryshojë, pasi që ditët kur hudhra ka mbajtur aromë të ‘keqe’ kanë përfunduar.
Një hudhër e re, e njohur si Aglione, është rritur me sukses dhe nuk mban aromën e zakonshme që e kanë hudhrat.
Madje, kjo hudhër është emëruar edhe “hudhra e puthjes” nga Alessandro Guagni dhe Lorenzo Bianchi, të cilët shpresojnë se italianët do ta duan shumë hudhrën e re, e cila ishte prodhuar rreth një shekull e gjysmë më parë.
Duke folur për ‘The Guardian’, Guagni tha: “Ne menduam se kjo është një shembull tipik i përsosmërisë italiane që është harruar”, transmeton Gazeta Express. “Shija e saj është shumë e mirë dhe nuk mban erë”, shtoi ai.
Hudhra është një përbërës kyç në shumë kuzhina, por jo aq shumë sa edhe në Itali. Kështu, italianët tani kanë hudhrën e cila nuk mban aromë të keqe, dhe që do të përdoret edhe më shumë se më parë. /Telegrafi/

Avioni i Dan Bilzerian në fushatën elektorale të Clinton

$
0
0

Hillary Clinton është duke përdorur në fushëtën e saj elektorale një avion privat i cili është në pronësi të “Mbretit të Instagramit”, Dan Bilzerian, të paktën kështu shkruan "Daily Mail".

Bilzerian njihet për festat e shfrenuara modele dhe aktore pornografike, shumë prej tyre edhe brenda avionit, me të cilat ka publikuar shpesh dhe foto në rrjete “Instagram”.

Mediat shkruajnë se kur miliarderi nuk e përdor avionin e tij e jep atë me qira dhe aktualisht ai është marrë nga drejtuesit e fushatës eletorale të kandidates demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni është përdorur për të transporuar gazetarët që ndjekin zonjën Vlinton në fushatën e saj në të gjithë Amerikën. Nuk është e qartë nëse gazetarët janë në dijeni mbi pronësinë e avionit me të cilin ata lëvizin.

Bilzerian është bërë i famshëm për stilin e tij të jetesës shumë të shfrenuar si “playboy”. Ai jeton në një nga suitat luksoze të një hoteli në Las Vegas.

Jetën e tij ai e promovon në rrjetin social “Instagram”, ku ndan me miliona ndjekës gjithë eksperiencat. Në të gjitha fotot që ai publikon në “Instagram” shfaqet me armë i rrethuar nga shumë femra dhe duke luajtur poker.

Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet (VIDEO)

$
0
0

Situata në kampin e Idomenit ka arritur në pikën më kritike, teksa reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave ka vështirësuar jetësen e mijëra emigrantëve që qëndrojnë aty me shpresen e hapjes së kufirit. Mungon higjena ,medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Ndërkaq Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi , duke u ofruar 840 euro për kedo që largohet vullnetarisht.
Kushtet atmosferike janë përkeqësuar në kampin e Idomenit, duke i degraduar edhe më shumë kushtet e jetesës për mijëra emigrantë që po jetojnë prej disa muajsh në kufirin greko-maqedonas. Oraganizatat humanitare vijojnë të raportojnë se gjendja e refugjatëve në tendat e këtij kampi është e mjerueshme, mungon higjena dhe medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekesore. Përveç kushteve atmosferike të rënduara refugjatët janë përballur edhe rritjen e numrit të gjarpërinjve në zonën ku ndodhet kampi.
” Po kemi parë disa gjarpërinj, për momentin situata është deri diku nën kontroll, megjithatë po mundohemi të marrim masa për të reduktuar numrin e gjarpërinjve, u shpreh kordinatori i organizatës mjekë pa kufij Emanuel Massart.
Mbi 10 mijë emigrantë janë vendosur në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë me shpresën për të kaluar në vendet e Europës perëndimore, duke refuzuar ti përgjigjen thirrjeve të qeverisë greke për tu sistemuar në qendrat e pritjes të ndërtuara nga autoritetet.
Marrëveshja BE- Turqi duket se nuk po ndalon fluskin , edhe pse te fhenat flasin për frenim të tij. Me të njëjtin qëllim, Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi, duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht. Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit, Sylvi Listhaug tha se kjo inkurajon emigrantët të kthehen ne vendet e tyre dhe keshtu kursejmë para, pasi mbajtja e tyre na kushton ëm shumë, tha ajo.

Gruaja seksi e Ministrit të Turizmit rrit numrit e turistëve

$
0
0

Kjo grua tërheq edhe  më shumë turistë në vendin e saj! Milena Santos është gruaja e ministrit të ri të Turizmit në Brazil, Alessandro Teixeira.
Ajo ka qenë një Miss BumBum dhe kjo mund të kuptohet nga fotot e saj. Santos është ndër femrat më seksi në Brazil dhe natyrisht që burri i saj ministër e di mirë këtë gjë.
Pavarësisht se ajo është gruaja e një politikani, Milena shfaqet gjithmonë provokuese në rrjetet sociale duek treguar “asetet” e saj. Ajo ka mijëra fansa që ndjekin me kërshëri publikimet “hot” të saj.












Rama për “Sky News”: Ne nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në

$
0
0

Editoriali plot ironi i kryeministrit Edi Rama për gazetën “The Times” ka ngjallur interesin e medias britanike. Në një lidhje direkte nga Tirana me televizionin “Sky News”, në emisionin politik “Tonight” të Adam Boulton, kryeministri u pyet për debatet që ka ngjallur në Britani deklarata e ministrit të Drejtësisë, Michael Gove, që sugjeronte se Britania mund të braktiste partneritetin e saj me Europën e ta zëvendësonte atë me një partneritet jashtë BE-së me Shqipërinë.
“Duke njohur e respektuar inteligjencën e zotit Gove, unë u surprizova. Duket diçka shumë e çuditshme për mua, që zoti Gove po fliste për një konfederatë të tillë dhe si model, ai solli atë që ne shqiptarët nuk e pëlqejmë, pasi ne duam të jemi pjesë e BE-së. Ne nuk duam të vuajmë jashtë BE-së nga kushte të tjera që kjo situatë sjell. Më duket shumë e çuditshme, që vendi i Churchillit, me një prej shoqërive më të jashtëzakonshme në Europë dhe në botë, është përfshirë në debate për ta lënë ose qëndruar në BE, duke harruar gjërat thelbësore në këtë debat, pasi BE-ja u ndërtua si një projekt i madh i paqes”, tha Rama.
Adam Boulton e pyeti kryeministrin, përse kjo dëshirë e madhe e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, në një kohë kur Greqia fqinje u fut në krizë.
“Faktet dhe e vërteta nuk janë aq të thjeshta. BE-ja është forca udhëheqëse kur flasim për reformat. Shikoni vendin tim, shikoni Ballkanin. Nëse Greqia vuajti atë që vuajti, nuk ishte pse BE-ja ka probleme ekonomike, por sepse reformat nuk ishin përmbushur dhe se kishte plot gjëra të pavërteta, që ia ushqyen vetes e më pas u përballën”, tha Rama.
Për frikën britanike të dyndjes së shqiptarëve në shtetin ishull, pasi Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, Rama dha këtë përgjigje:
“Nuk është se një ditë ju do të kemi miliarda e miliarda shqiptarë, që do të fluturojnë në qiejt britanikë, duke iu pushtuar njësoj si në filmat fantastiko-shkencorë. Jo, jo. Shqiptarët, serbët dhe të tjerët në këtë rajon për shumë vite kanë një regjim të lirë vizash, duke lëvizur në Europë, por pyesni gjermanët, francezët, danezët e të tjerët, nëse ata kanë parë qiejt e tyre të pushtuar nga ‘shqiponjat e zeza shqiptare’, duke u ndalur atje e duke sulmuar popullatën. Kjo është e pakuptimtë, tërësisht e pakuptimtë. Nuk e imagjinoj dot, sesi shoqëria juaj mund të orientohet në këtë debat shumë fëminor”, u shpreh Rama.

Champions League/ Nuk ka fitues në “Etihad Stadium” mes Sitit dhe Realit

$
0
0

Ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshja e parë gjysmëfinale mes Manchester Sitit dhe Realit të Madridit e luajtur në “Etihad Stadium”.
Një 90 minutësh ku të dyja skuadrat e përqëndruan lojën më së shumti në mesin e fushës duke qarkulluar topin. Në pjesën e parë të dy portierët nuk u vunë asnjëherë në rrezik ku goditjet në portë ishin me pikatore.
Ndërsa në fraksionin e dytë miqtë patën rastet më të pastra për shënim me anë të Pepes dhe Kasemiros por që u ndalën mrekullisht nga portieri Joe Hart.
Ndërkohë që vëndasin rrezikuan në minutën e fundit me anë të Kevin De Bryne që u ndal nga Navas.
Gjithcka mbaroi me rezulatin 0-0 duke lënë gjithcka të hapur në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeo”./f.b

Video: Arrestohet ngacmuesi serial seksual, ja si i ndiqte gratë

$
0
0

Një sulmues serial seksual u burgos pasi u dënua për disa sulme ndaj grave për një “dëfrim” të cilën e bëri 10 ditë në Londër.

Mehdi Midani, 28 vjeç, ndoqi tetë gra që po shkonin në shtëpi gjatë natës dhe më pas në pragun e shtëpisë së tyre i ngacmoi seskualitsh, duke iu futuar duart forcërisht në pjesët intime.

Ai u arrestua pasi policia ka ngritur alarmin në lidhje me sjelljen e tij dhe shpërndau pamjet video të një prej sulmeve.

Midani u dënua për gjashtë akuza të sulmit seksual dhe një akuzë për sulm të përbashkët dhe u deklarua fajtor për një akuzë të mëtejshëem të sulmeve seksuale nga një gjykatë e Londrës.

Në 9 tetor në ora 22.00 ai ndoqi një grua deri në rrugën në Brixton para se ta prekte në të pasme nën rroba, aq sa e detyroi atë që të bërtiste”: “Çfarë m**** bën, unë nuk të njoh”.

Video/ Ja si u mashtruan 500 persona për të ikur në Kanada

$
0
0

Emisioni “Stop” i transmetuar në TV Klan ka denoncuar rastin e një zyre emigrimi që pretendonte se nxirrte viza pune për Kanada.
Mësohet se pranë kësaj zyre kanë aplikuar 500 persona për një vizë pune.
Nga informacionet e Stop, bëhet me dije se vetëm një aplikant ka shpenzuar deri në 15 mijë dollarë, por mëngjesin e sotëm, drejtuesi i kësj zyre është zhdukur, duke i lënë ata veçse me letrat dhe ëndrrat e tyre në sirtar. 

11 femra rrëfejnë eksperiencat e sikletshme kur kanë bërë seks në publik

$
0
0


“Unë dhe i dashuri im po bënim seks në sediljen e pasme të makinës kur papritur…”

Seksi në vende publike mund të jetë tepër i nxehtë. Në disa vende është i jashtëligjshëm, është me rrezik, është zbavitës dhe shpesh tepër i sikletshëm. Revista Cosmopolitan foli me 11 femra për të zbuluar historitë e tyre të seksit në publik:

1 – “Isha futur me një lojtar futbolli në banjon e një ndërtese boshe. Gjatë kohës që po bënim seks, dikush erdhi aty pranë. Mendova se thjesht do urinonte e do largohej, por jo.  Ai vazhdonte të qëndronte aty duke na parë nga reflektimi i një pasqyre të thyer,” – Samantha, 21 vjeç.

2 – “I dashuri im dhe unë vendosëm të bënim seks në kolegj, nga ana pasme e godinës. Ne ishim në mes të aktit kur disa djem u afruan drejt nesh për të tymosur. Pavarësisht se na panë, ata vazhduan drejt nesh. Na u desh ta linim përgjysmë pasi ata nuk kishin ndërmend të iknin nga aty, pasi do pinin hashash,” – Erica, 19

3 – “I dashuri im parkoi makinën e tij në parkingun e teatrit. Dukej vendi ideal pasi asnjë nuk do ta vinte re makinën aty ne mes të natës. Gjatë aktit, pranë nesh erdhi një makinë tjetër, nga ku doli një burrë që po drejtonte elektrikun e dorës drejt nesh dhe dukej sikur në dorën tjetër kishte një thikë apo një armë. I kërkova të dashurit tim të largoheshim, por ai s’kishte bluzë dhe unë isha komplet nudo. Kur ai u afrua edhe më shumë, i dashuri im kaloi në sediljen e shoferit, ndezi makinën dhe unë ngela në sediljen pas nudo. Pasi ecëm disa milje u veshëm dhe më pas filluam të qeshnim me atë që kishte ndodhur,” – Sarah, 23



4 – “Unë dhe i dashuri im po bënim seks në sediljen e pasme të makinës të parkuar në një park, kur ne papritur u verbuam nga elektriku i dorës i një polici që na e drejtoi. Fatmirësisht, ai u tregua i mirë me ne duke na dhënë një paralajmërim që të largoheshim, ndërsa të dashurit tim i duhej të mblidhte prezervativët që hodhi nga dritarja,” – Logan

5 – “Kur isha në shkollën e mesme, gjatë një nate vere u takova me një djalë që jetonte pranë qytezës sime. Pas disa takimesh, këtë radhë vendosëm të bënim seks në natyrë dhe papritur një dritë u drejtua drejt nesh. Policia në fakt po kërkonte nëpër park për një njeri të pastrehë që ishte denoncuar si person me rrezik. Sigurisht që nuk isha në pozitën ku duhet të shihesha nga dikush tjetër, prandaj u vesha menjëherë. Por kur u vesha, pashë që oficeri i policisë ishte ish-trajneri im. Këto janë të disavantazhet e të jetuarit në një qytezë të vogël,” – Anna, 20

6 – “Unë dhe ish-i dashuri im po qëndronim në makinë duke pritur një mikeshën tonë. Dhe në atë çast vendosëm të bënim një seks të shpejtë. Pas 5 minutash, një turmë e madhe njerëzish me biçikleta kaluan pranë nesh. Madje ata edhe e ngadalësuan shpejtësinë kur kaluan afër nesh dhe i thonin njëri-tjetrit që të shikonin drejt nesh. Nuk po dija ç’të bëja, megjithatë vazhdova seksin, sepse e dija që nuk do t’i shihja më këta njerëz. Të paktën kështu mendova. Por lideri i grupit të çiklistëve qëlloi të ishte një nga profesorët e mi,” – Hannah, 21.

7 – “Një ditë vendosëm të shkonim për të parë filma me të dashurin tim. Të dy menduam se do të ishte marramendëse sikur të bënim seks në kinema. I zgjodhëm karriget me kujdes, që edhe të shihnim filmin, por edhe të shihnim nga dera mos vinte njeri. Pas disa minutash seks, pashë që prapa nesh ishte një çift tjetër që e kishte parë të gjithë skenën. U veshëm, dolëm jashtë dhe në fakt qeshëm me të madhe,” – Nicole, 45.

8 – “E kam bërë shpesh herë në publik. Kur studioja në Paris, një mik nga shtëpia më erdhi të më vizitonte një fundjavë. Një natë kur dolëm, duke qenë se nuk mund të shkonim në hostelin tim, vendosëm ta bënim në bahçen e dikujt. Aty pranë kaloi dikush dhe na pa, ne u çuam menjëherë të frikësuar se mos ishte pronari i bahçes. Por në fakt, ai na kërkoi nëse mund të bashkohej me ne në seks treshe. Ne nuk pranuam, por thjesht shkuam në një vend tjetër dhe vazhduam seksin,” – Ella, 24.

9 – “Po bëja seks në pjesën e prapme të një parkingu në mes të natës, por papritur një makinë erdhi fluturimthi drejt nesh. U gjendëm përballë një grupi të rinjsh që menjëherë filluan dorëzimin e disa çantave të vogla që me siguri ishin me drogë. Makina u largua menjëherë dhe ne u qetësuam disi, por na u desh të largoheshim pasi një prej adoleshentëve u tha miqve të tij që pakot ishin lënë në parking kështu që menduam se të tjerë do vinin pas tyre” – CoeCee, 20

10 – “Gjatë verës dilja me një djalë dhe njëherë familja e tij më ftoi në shtëpinë e tij në liqen. Në darkë kur të gjithë u shtrinë, ne vendosëm të futeshim në liqen në mes të natës. Pas notuam disa momente vendosëm të bënim seks. Ne ishim totalisht të zhveshur kur dëgjova një motor që vinte afër nesh. Ashtu siç isha, u futa menjëherë në liqen dhe aty vendosa të vishesha,” – Kendra, 25

11 –  “Gjatë shkollës së mesme, unë dhe i dashuri im e kishim të vështirë të gjenim një vend për të bërë seks pas të dy jetonim me prindërit. Një natë ai mori makinën dhe ne shkuam në parkingun e një parku që dukej bosh dhe filluam të bënim seks në sediljen e pasme. Unë isha komplet e zhveshur, ndërsa ai kishte vetëm një bluzë kur papritur një elektrik dore u drejtua drejt nesh. Parku mbyllej në orën 11 dhe ishin rreshterët të cilët kontrollonin parkun. Unë u mbulova me një mbulesë që gjeta aty ndërsa i dashuri im kaloi në sediljen e parë për të folur me një nga oficerët. Oficeri u tregua i sjellshëm duke më pyetur nëse isha me dëshirën time aty. Kur aprovova, oficeri na la të largoheshim,” – Jessica, 28

Kuzhina politike: Thomas Jefferson, presidenti që revolucionarizoi kuzhinën amerikane

$
0
0

Kuzhina politike: Thomas Jefferson, presidenti që revolucionarizoi kuzhinën amerikane
Presidentin e tretë dhe njërin prej etërve themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Thomas Jefferson nuk e quajnë më kot ngandonjëherë njeriun e vërtetë të epokës së Rilindjes, megjithëse ai dhe pat jetuar në kohë tjetër. Ai kombinonte në vetvete talente të ndryshme – atë të politikanit, diplomatit, shkencëtarit, udhëtarit, fermerit, koleksionistit, shpikësit. Përveç kësaj ai ishte edhe qefli i madh të ngrënash. Pëlqente jashtë mase kuzhinën amerikane, por pavarësisht nga kjo shfaqte interes të gjallë edhe ndaj arritjeve të artit gastronomik të vendeve të tjera.
thomas-jefferson-s-monticelloGjatë kohës së qëndrimit të vet disavjeçar si ambasador i SHBA në Francë Thomas Jefferson studioi me skrupolozitet të madh kuzhinën franceze. Por edhe perimet e freskëta ai i preferonte jashtë mase. Atij i pëlqenin ullinjtë, fiqtë, manat, ananaset. Në Monticello, në çifligun e Jeffersonit, mbilleshin shumë perimeve, barishte dhe erëza që përdoreshin të freskëta në tavolinë. Thomas Jefferson ishte gjithashtu edhe entuziast i kultivimit të frutave të ndryshme, të reja për Amerikën. Ai mbolli jo pak rrënjë dardhash në çifligun e vet në Virginia. Më e preferuara për Jeffersonin ishte dardha “beurre”, e cila e përkthyer nga frëngjishtja do të thotë “si gjalpë (vajore)”. Kultivonte me kënaqësi të madhe ai edhe pjeshkët. Mbillte shalqinj, që u sollën në Botën e Re pas zbulimit të saj nga europianët.
Ndër produktet më të preferuara të Thomas Jeffersonit ishin edhe prodhimet e detit (fruta deti) – karavidhet, guaskat e detit. Vdiste ai për ëmbëlsirat franceze, sufletë, byreçkat e lehta me petë të holla.
Pije të zakonshme në tavolinën e Jeffersonit ishin mushti, vera e mollës, pija prej malt-i. Ndërsa vera e preferuar e Presidentit ishte Madeira. Po ashtu si dhe shumë udhëtarë të tjerë, pasi kthehej në shtëpi, Thomas Jeffersonin e merrte malli për gatimet e provuara në viset e huaja. Ai mbante shënim recetat e atyre gjellëve që i pëlqenin më shumë, me qëllim që të kishte mundësi ti servirte në tavolinën e shtëpisë së vet në atdhe. Midis ëmbëlsirave më me popullaritet ishte akullorja me vanilje, receta e përgatitjes të së cilës ishte shënuar me dorën e vetë Jeffersonit.


Shumë risi të bëra njëherë e një kohë nga Thomas Jefferson vazhdojnë të mbeten deri tani pjesë përbërëse tradicionale e kuzhinës amerikane. Shërbëtorit të vet, i cili kthehej më vonë nga Europa në Amerikë, Jefferson i jepte udhëzime që të sillte me vete sa më shumë makarona, Parmigiano (lloj dhjathi), fiq Marseille, rrush të thatë, bajame, uthull, vaj ulliri, mustardë, anchois (një lloj serdeleje). Në Holandë Jefferson provoi për herë të parë vaferin e atjeshëm dhe pas kësaj bleu menjëherë pajisjen e përgatitjes së tij (waffle-iron). Një varietet çaji në Amsterdam i erdhi kaq shumë për mide amerikanit saqë ai e bleu atë për ta marrë me vete në atdhe.
Ngjallte interes të madh tek ai edhe kuzhina italiane. Për shembull, ai mbante shënim detajet e përgatitjes së gjalpit, dhjathit Parmigiano dhe pastës (makaronave). Por adhurimi që provonte për kuzhinën franceze nuk e ftohu dot në zemrën e tij dashurinë për gatimet amerikane – të tilla si patatja e ëmbël (sweet potato), vezët e pjekura të merlucit, proshuta e Virginia-s, bizelet e njoma, misri i ëmbël i Virginia-s.

Shifra tronditëse - Edhe në SHBA dënohesh pa kryer krim, 20 mijë raste të tilla

$
0
0

Rreth 20,000 njerëz në burgjet amerikane janë dënuar gabimisht. Një ndër 25 të pandehur të dënuar me vdekje, ka dalë më vonë i  pafajshëm. Këto statistika tronditëse janë marë nga Regjistri Kombëtar i Faljeve dhe Procedurave të Akademisë Kombëtare të Shkencave.
Statistikat e fundit nga Nisma e Politikave të Burgut tregojnë se më shumë se 2.4 milionë burra dhe gra janë pas hekurave në më shumë se 4,500 burgje të ndryshme, shifra më e lartë e të burgosurve në botë. Zezakët janë të përfaqësuar në mënyrë të zhdrejtë në burgjet amerikane. Sipas Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Popullsisë me Ngjyrë (NAACP) numri i afrikano-amerikanëve në burgje është gati 1 milionë.
Teknologjia ka zbuluar një numër personash të dënuar pa të drejtë, të cilët jo vetëm kanë vuajtur ose vuajnë dënime të gjata me burg, por edhe janë dënuar me vdekje për krime të kryera nga të tjerët.
Sistemi amerikan i Drejtësisë nuk ka frikë për t’u marë me këtë problem dhe për të bërë diçka për ta zgjidhur. Prokurori i distriktit të Bruklinit,  Ken Thompson është shembulli më i qartë.
Modeli i Bruklinit
Në komunën e Bruklinit, të qytetit të Nju Jorkut, ekziston një program që prej vitit 2011 që merret me shqyrtimin e çështjeve të shumë prej atyre që kryejnë dënime me burgim të përjetshëm pasi janë gjetur fajtor për vrasje. Në vitin 2014, prokurori Thompson ngriti një Grup për Rishikimin e Dënimeve, që tani konsiderohet model për juridiksione të tjera për t’u përdorur.
Ndihmës prokurori Mark Hale, veteran për 33 vjet me zyrën e prokurorisë së Bruklinit, tani është shefi i Grupit për Rishikimin e Dënimeve. Ai i  tha Zërit të Amerikës se dënimet janë hequr për 19 persona, 18 burra dhe një grua. Disa prej tyre ishin të burgosur, disa e kishin kryer dënimin e tyre, në fakt, disa prej tyre kishin vdekur dhe dënimi iu hoq pas vdekjes.
Pasojat shkatërruese të gabimeve
Derrick Hamilton, është një ish i dënuar i shpallur i pafajshëm. Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës ai tregon se gjatë kohës kur kryente dënimin ka paraqitur 10 kërkesa për heqjen e dënimit dhe çdo herë gjyqtari ka pranuar se kishte prova të mjaftueshme për të hequr dënimin, por përsëri e ka lënë në burg.
“Njëzet e një vjet të jetës sime, thotë ai, i kam kaluar në burg”.
Hamilton ishte akuzuar për vrasjen e një personi në Bruklin në vitin 1991. Ai mbeti në burg edhe pasi dëshmitarja e vetme, e dashura e burrit të vrarë, e tërhoqi dëshminë e saj.
Derrick Hamilton falënderon prokurorin Thompson dhe zv/prokurorin  Hale për përpjekjet e tyre. Hamilton pohon ai u ngarkua me akuza të rreme nga detektivi që e arrestoi, të cilin ai e quan kriminel, sepse “nuk më bëri keq vetëm mua por edhe njerëzve të tjerë. Ai është një njeri që vuri interesat e tij mbi ato të shoqërisë. Ai nuk kishte respekt për rregullat. Ai kishte partnerë, të cilët e shikonin atë duke bërë pohime të rreme a fabrikim provash dhe nuk bënë asgjë për ta ndaluar”, thotë ai.
Detektivi i policisë së Nju Jorkut, përgjegjës për këtë rast, tani është në pension.
Profesori i ligjit në universitetin e Harvardit, Ronald Sullivan , thotë se prokurori Ken Thompson me të vërtetë ka filluar një lëvizje kombëtare. A
i shton se nisur nga të dhënat e prokurorisë së Bruklinit mbi pafajshmërinë e të dënuarve dhe mbi numrin e grupeve që rishqyrtojnë dënimet  në të gjithë vendin, zoti Thomson me të vërtetë ka zgjuar kombin, thotë ai.

Presidencialet në SHBA - Anketa: Trump arrin 50% mbështetje mes republikanëve

$
0
0

Ditën që ai pritet të fitojë në të pesë shtetet ku zhvillohen të martën zgjedhje paraprake, kryesuesi i garës republikane Donalt Trump, kapi 50 për qind të mbështetjes mes votuesve republikanë ose atyre që anojnë nga republikanët,  sipas një ankete të  “NBC News/Survey Monkey”, (departamentit të lajmeve të rrjetit televiziv NBC dhe platformës të specializuar për anketa përmes internetit Survey Monkey).
Kjo është hera e parë që Donald Trump arrin këtë shifër që kur NBC News/Survey Monkey filluan të organizojnë anketa të përjavshme në dhjetor të vitit të kaluar.
Rivalët e zotit Trump, senatori nga Teksasi Ted Cruz dhe guvernatori i Ohios, John Kasich, kanë humbur mbështetje sipas anketës dhe ndodhen mbi 10 për qind më poshtë se zoti Trump.
Mbështetja për zotin Trump ka qënë mesatarisht në nivelin 40 për qind që nga mesi i marsit. Por ajo që është e rëndësishme në anketën e fundit është fakti se mes republikanëve mbështetja për të është shtuar me 6 përqind. Anketa u realizua përmes internetit në periudhën 18 – 24 prill dhe në të morrën pjesë 10 mijë e 707 të rritur mbi 18 vjeç, mes tyre 9405 votues të regjistruar.
Të martën votimet zhvillohen në pesë shtete – Connecticut, Delaware, Maryland, Pennsylvania dhe Rhode Island. Dy ditë para votimit, rivalët e tij Cruz dhe Kasich njoftuan se do të bashkërendonin strategjitë e tyre elektorale për të mos lejuar Trumpin të sigurornte numrirn e duhur të delegatëve.
Trump, me gjuhën tipike që e karakterizon, i quajti përpjekjet e tyre “mjerane”, dhe kritikoi përsëri procesin e emërimit të partisë.
Ai e akuzon Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht dhe sistemin e emërimit si të “manipuluar”.
Të djelën kandidatët Cruz dhe Kasich njoftuan për një marrëveshje: zoti Kasich nuk do të bëjë fushatë në zgjedhjet paraprake të Indianës më 3 maj dhe zoti Cruz ra dakord të mos bëjë fushatë në Oregon dhe New Mexico.
Duket se disa votuesve nuk u ka pëlqyer ky plan.
Në shtetin e Indianës, Kathy Hiel, tha se ajo nuk kishte vendosur se për kë do të votonte më 3 maj, por tani pas marrëveshjes Cruz-Kasich, ajo tha se do të votojë për Trumpin.
Trumpi shkon në zgjedhjet e së martës me 845 delegatë, i ndjekur nga Cruz me 559 dhe Kasich me 148.
Siç ka qënë rasti edhe në garat e tjera, diferenca e fitores të martën ka rëndësi, pasi sa më e thellë, aq më shumë delegatë siguron kandidati. Në se Trump nuk e kap shifrën magjike 1237 deri në fund të votimeve paraprake, rivalët Cruz dhe Kasich do të kishin një mundësi emërimi në kuvendin e partisë që zhvillohet në korrik.
Në kampin demokrat, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton kryeson nëpër anketa në 4 nga 5 shtetet ku zhvillohen votimet. Senatori nga Vermonti Bernie Sanders kryeson vetëm në shtetin Rhode Island.
Një dalje e mirë të martën në votime nga Hillary Clinton do ta çonte atë shumë pranë sigurimit të emërimit nga Partia Demokratike. Deri të martën ajo kishte siguruar 1944 delegatë, përfshirë qindra super-delegatë që janë zotuar ta mbështesin.
Pesë shtetet e së martës do të nxjerrin 463 delegatë dhe rreth 285 të tjerë do të përcaktohen javën e ardhshme, ç’ka do të thotë që Clinton mjafton të marrë vetëm gjysmën e tyre për të siguruar numrin e duhur prej 2383 delegatësh për emërimin.
Megjithëse matematikisht po bëhet përherë e më e vështirë për kandidatin Sanders, i cili ka vetëm 1192 delegatë deri tani, ai ka theksuar se do të qëndrojë në garë deri në fund, deri në kuvendin e partisë në korrik.
Kandidati demokrat, i vetëquajtur socialist, ka bërë fushatë mbi një platformë me premtime për paga më të larta, për të eliminuar nga politika paratë e grupeve të interesit, kundër bankave të mëdha dhe për të zgjeruar kujdesin shëndetësor. Ai ka një ndjekje të madhe mes të rinjve.

Miliarda për nëndetëset: Franca zhyt Gjermaninë e Japoninë

$
0
0

Kjo do ishte një nga marrëveshjet më të mëdha në fushën e armatimit.
Por gjigandët gjermanë të ThyssenKrupp nuk arritën të fitojnë një kontratë miliardash për të prodhuar 12 nëndetëse për Australinë.
Qeveria australiane bëri të ditur se kontratën e ka fituar kompania shtetërore franceze, DCNS.
Gjermanët e shohin si një shuplakë të fortë për kompaninë e fuqishme ThyssenKrupp.
Kontrata ishte 35 miliardë euro dhe do ishte një prej kontratave më të mëdha për gjigandët e ThyssenKrupp.
Reuters raporton se kjo është një goditje edhe për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili po bën përpjekje për të përmirësuar kapacitetet eksportuese në fushën e mbrojtjes.
Në garë ishin edhe Mitsubishi Heavy Industries dhe Kawasaki Heavy Industries.
Por mungesa e eksperiencës i pozicionoi në vendet e fundit.
Ndërtimi i këtyre nëndetëseve ishte kthyer në çështje të nxehtë politike në Australi.
Kryeministri i këtij vendi, Malcolm Turnbull tha se nëndetëset do ndërtohen në Australi, duke krijuar mijëra vende pune.
Kompania franceze DCNS i ka rrënjët që në vitin 1624.
Ajo do ndërtojë një version dizel-elektrik të nëndetëseve bërthamore Barracuda.
Australia do të shpenzojë 134 miliardë euro për mbrojtjen deri në vitin 2025.

Trump pas fitores në 5 shtete: Clinton, presidente e keqe

$
0
0


Pas fitores së pesëfishtë në zgjedhjet paraprake në shtetet Konektikat, Delauer, Meriland, Pensilvani dhe Rhod Ajlënd, Donald Trump rezulton se ka grumbulluar më shumë se 9 milionë vota, numrin më të lartë të tyre në kampin republikan.

Pavarësisht skepticizmit që e rrethon, Trump deri tani paraqitet si kandidati pretedent për emërimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Për rivalet e tij brenda frontit republikan, Ted Cruz dhe Jon Kasich, manjati amerikan i pasurive të patundshme harxhoi pak energji duke thënë se, ata thjesht duhet të dalin nga gara.

Ndërsa sa i përket kundërshtares në kampim demokrat, Hillary Clinton, ai nuk e kurseu retorikën e ashpër edhe pse javë më parë ishte zotuar se do të zbuste fjalimet e tij. 




“Ajo do të ishte një president e tmerrshme. Unë mendoj se e vetmja kartë që ajo ka në duar është fakti i të qënit grua. Sinqerisht them se, nëse ajo do të ishte burrë do të merrte vetëm 5% të votave”, tha Trump.

Ndërsa Hillary Clinton, e cila fitoi në 4 nga 5 shtetet në zgjedhjet e fundit paraprake, u përgjigj: “Në qoftë se lufta për kujdesin shëndetësor të grave apo për paga të barabarta është ajo që Trump quan se unë po luaj kartën e gruas, atëherë ashtu le të jetë”, tha Clinton.

Për analistët përballja përfundimtare e Tump me Clinton do të ishte një përplasje e jashtëzakonshme sa i përket  modeleve të ndryshme që ata përfaqësojnë.

Në Venezuelë punohet 2 ditë

$
0
0

Punonjësit e sektorit publik në Venezuelë do të punojnë tani vetëm dy ditë në javë. Qeveria shpreson se kjo masë e përkohshme do të ndihmojë në tejkalimin e krizës serioze të energjisë.

Zv.presidenti, Aristobulo Isturiz, njoftoi se deri në përfundim të krizës nëpunësit duhet të paraqiten në punë vetëm të hënave dhe te martave. Venezuela po përballet me një thatësirë të madhe, e cila ka reduktuar në mënyrë dramatike nivelet e ujit në hidrocentralet e saj kryesore. 

Por opozita akuzon qeverinë për keqmenaxhim të krizës. Masa e re, e njoftuar gjatë një fjalimi televiziv nga zv.presidenti, do të prekë 2 milionë punonjës të sektorit publik.

Më herët, Presidenti Nicolas Maduro, u kishte dhënë të premten pushim shumicës së 2.8 milionë të punësuarve në administratën shtetërore, përgjatë muajit prill dhe maj, për të reduktuar konsumin e elektricitetit. 

Sipas tij, Venezuela është goditur rëndë nga fenomeni “El Nino” dhe do të rikthehej në normalitet me rinisjen e shirave. Në përpjekjen për të menaxhuar krizën, qeveria ka ndërmarrë edhe një sërë masash të tjera. Në shkurt qendrave tregtare  ju kërkua të mbylleshin më shpejt dhe të gjeronin vetë energjinë e tyre.

AKP me vendosmëri: S’na duhet laiciteti, Turqia të kthehet Republikë Islamike

$
0
0

E tha para pak ditësh kryeparlamentari turk dhe është përsëritur sërish nga anëtarë të tjerë të partisë turke AKP: Turqia kërkon të kthehet në Republikë Islamike.
Pak ditë më parë kreu i parlamentit turk Ismail Kahraman deklaroi se “nuk na duhet laiciteti, të kthehemi në Republikë Fetare pasi shumica e banorëve në Turqi janë myslimanë”.
Ky ka qenë një objektiv i hershëm i partisë së drejtuar nga Erdogan dhe tashmë është kthyer në objektiv fiks.
Që kur u bënë zgjedhjet e parakohshme në nëntorin e shkuar, Erdogan kishte këtë synim.
Ai doli më i fuqishëm se kurrë nga zgjedhjet dhe ka mundësinë të ndryshojë kushtetutën në çdo moment.
Nuk do të ishte një befasi ndryshimi i kushtetutës pasi Erdogan e ka paralajmëruar shpesh një gjë të tillë.

Trump: Nëse zgjidhem president, Rusia aleati ynë i madh

$
0
0

Donald Trump fitoi në pesë shtetet ku u bënë votimet dje dhe në deklaratën e fitores ka folur edhe për politikën e jashtme nëse zgjidhet president i SHBA-vë.
Ai tha se do përmirësoje marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.
“Ne do të krijojmë marrëdhënie të shkëlqyera me Putin dhe Rusinë nëse unë zgjidhem president”, tha miliarderi nga Kulla Trump, pas fitores së djeshme.
Ai tha se do përmirësojë marrëdhëniet edhe me Kinën, pavarësisht se ka deklaruar më parë se do të bllokojë produktet kineze që hyjnë në Amerikë.
Ide kontradiktore këto të miliarderit,  që ndoshta amerikanëve nuk do t’u pëlqejnë shumë.

Ja pse nuk duhet t’i rrihni fëmijët

$
0
0

Një studim i ri ka zbuluar se rrahja e fëmijës suaj mund të jetë e dëmshme për sjelljen e tyre dhe të shkaktojë probleme afatgjata të shëndetit mendor.
Sipas studimit nga Universiteti i Teksasit, fëmijët që janë rrahur, në të vërtetë janë më pak të bindur dhe më shumë gjasa sfidojnë prindërit e tyre duke u sjellë keq.
Këta fëmijë në të ardhmen më shumë gjasa do të tregojnë tendenca anti-sociale, janë të pirur për të qenë agresiv dhe të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Rezultatet kanë dalë pas një studimi që ka zgjatur 50 vjet dhe janë analizuar 160,000 fëmijë.
“Rrahja jep  të kundërtën e asaj çfarë duan të arrijnë prindërit”, ka thënë Andrew Grogan-Taylor, autori i studimit.
Rezultatet e këtij studimi vijnë më pak se një vit, pasi OKB sugjeroi që rrahja e fëmijëve të shpallej e jashtëligjshme. /tvklan.al

Nuhiu: Në Kosovë ka financim të radikalizmit që shpie në terrorizëm

$
0
0

“Është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, por më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizëm. Financime të tilla vijnë si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Nuhiu, së fundi, Qeveria miratoi Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Sa ju ndihmon ky ligj në përmbushjen e detyrës suaj?
Dardan Nuhiu: Më anë të këtij projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit është bërë sistematizimi i dispozitave ligjore në fuqi, harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit me standarde ndërkombëtare dhe evitimi i pengesave në zbatimin e legjislacionit më qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përmbushjes së detyrave në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizimit.
Në këtë projektligj, janë inkorporuar dhe sqaruar dispozitat ligjore lidhur me parandalimin dhe vlerësimin e rrezikut si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë sektorial. Janë sqaruar po ashtu kompetencat e Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë, është definuar funksionimi i pajtueshmërisë për parandalimin e pastrimit të parave në kuadër të subjekteve raportuese si dhe procedurat e ndëshkimit.
Projektligji është hartuar bazuar në standardet e Task Forcës për veprim financiar si dhe duke marrë parasysh dhe reflektuar edhe në direktivën e re të Bashkimit Evropian 2015/849 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.
Ky projektligj do të shërbejë edhe për përmbushjen e objektivit të Qeverisë së Kosovës në procesin për integrime evropiane.
Radio Evropa e Lirë: Luftimi i burimeve të financimit të terrorizimit, mendohet të jetë një nga çështjet thelbësore në rrafshin e sigurimit të paqes për një shoqëri demokratike. Sa është e pranishme kjo dukuri e financimit të grupeve të dyshuara për terrorizëm në Kosovë?
Dardan Nuhiu: Në Kosovë, dukuria e financimit të terrorizimit është më pak e pranishme, por kjo dukuri më shumë është e pranishme si financim i radikalizmit i cili më pas mund të shpie në terrorizëm. Njësia për Inteligjencën Financiare bashkëpunon me institucionet kompetente për zbatimin e ligjit në baza ditore në kuadër të kompetencave të tyre me qëllim të parandalimit dhe luftimit të financimit potencial të terrorzimit.
Në momentin e të cilave dyshohet për financim të terrorizimit apo fenomenet të lidhur më këtë dukuri përgatit raportet e inteligjencës të cilat më tutje i përcjellë tek organet kompetente për procedim të mëtutjeshëm.
Radio Evropa e Lirë: Çka nënkupton për ju një financim i dyshimtë, që eventualisht mund të shpie deri te hetimet që i zhvilloni?
Dardan Nuhiu: Informacionet për financim të dyshimtë zakonisht vinë nga subjektet raportuese. Në raste të caktuara vijnë për organizata të ndryshme joqeveritare.
Hapat e mëtutjeshëm i ndërmarrim duke bërë inspektimin në ato OJQ dhe gjatë kontrollit dhe inspektimit shihen fonde që nuk e kanë prejardhjen ose ato OJQ nuk e caktojnë se ku do të shpenzohen paratë. Ajo shumë e cila nuk ka prejardhje apo nuk caktohet shpenzimi i tyre, për neve llogaritet si fonde të dyshimta dhe më pas i përcjellim në Policinë e Kosovës për hetime.
Radio Evropa e Lirë: Në bazë të të dhënave që disponon Njësia e Inteligjencës Financiare që ju drejtoni, sa ka indikacione të sakta se këtu në Kosovë ka financimin të terrorizimit apo aktiviteteve terroriste?
Dardan Nuhiu: Është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, mirëpo më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizim.
Radio Evropa e Lirë: Keni zbuluar deri më tani aktivitete të tilla në Kosovë?
Dardan Nuhiu: Po kemi pasur raste të tilla. Të gjitha këto raste janë përcjellë në Policinë e Kosovës dhe në Drejtorinë kundër Terrorizimit.
Radio Evropa e Lirë: Ka pasur raste të shumta?
Dardan Nuhiu: Këtu rastet tona janë raporte informuese që e kanë dyshimin bazë. Raportet tona i përcjellim tek organet kompetente, ato pastaj hapin rast dhe zhvillojnë hetimet e mëtutjeshme.
Në bazë të raporteve kthyese që i kemi prej Policisë së Kosovës janë disa raste që janë ngritur kallëzim penal për individ apo subjekte të ndryshme, por nuk mund të them një numër total të këtyre rasteve.
Radio Evropa e Lirë: Nga cilat vende vijnë financime të tilla apo janë brenda territorit të Kosovës?
Dardan Nuhiu: Ka edhe brenda territorit të Kosovës, por ka edhe prej vendeve tjera.
Radio Evropa e Lirë: Cilat janë ato shtete?
Dardan Nuhiu: Nuk mund të ceken për arsye se një pjesë e këtyre rasteve janë nën hetim dhe për këtë arsye nuk mund të japim emrat e shteteve prej nga vijnë këto financa./rel

Shkencëtarët renditin rreziqet, ja nga çfarë mund të shuhet njerëzimi

$
0
0

Zhvillimi i robotëve dhe viruseve vdekjeprurës janë ndër kërcënimet që mund ta fshijnë nga faqja e dheut njerëzimin dhe qeveritë kanë dështuar që të përgatiten siç duhet për ta, është bërë e ditur në një raport.
Ndryshimi katastrofik i klimës, lufta bërthamore dhe fatkeqësitë natyrore si vullkanet dhe asteroidet, gjithashtu mund të përbëjnë një rrezik vdekjeprurës për njerëzimin, thanë hulumtuesit.
Kjo mund të tingëllojë si një gjë e filmave fanta-shkencorë, por ekspertët thanë  se këto kërcënime apokaliptike janë arsyeja më e mundshme e shuajtjes së njerëzimit.
Raporti Global i katastrofave dhe rreziqeve, i hartuar nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit, renditi rreziqet që mund të fshijnë nga 10% deri në shumë më tepër të popullsisë njerëzore.
Ajo paralajmëruan se ndërsa shumica e brezave nuk e ka përjetuar kurrë një katastrofë, nuk ëhstë ndonjë habi e madhe nëse përsëriten periudha si ajo e murtës apo i gripit spanjoll të 1918-s që preku me miliona njerëz.
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>