Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

PSP: Kërpaç ishte dëshmitar, jo i dyshuar

$
0
0

Kosta Kërpaç nuk ka qenë person nën hetimin e Prokurorisë speciale por dëshmitar i cili me vetiniciativë i është ofruar Institucionit për bashkëpunim. Kështu thonë nga prokuroria e Katica Janevës dhe shtojnë se për faktin se i ndjeri nuk ka qenë lëndë hetimi, nuk e kanë të qartë përse presidenti e ka falur. Por, sfida më e madhe që hedh dyshim në tërë këtë rast është pohimi i Prokurorisë speciale se tanimë i ndjeri ka qenë nën presionin e ndokujt.
“Posedojmë prova për rrethana shumë relative, përfshirë presionin nën të cilin ka qenë personi Kosta Kërpaç, por duke pas parasysh se bëhet fjalë për informata jashtëzakonisht të besueshme, të njëjtat nuk do të publikohen para opinionit në këtë moment. Gjithsesi, nëse paraqitet nevoja ne jemi të hapur për bashkëpunim me organet të cilat e hetojnë vdekjen e tanimë të ndjerit”, njoftuan nga Prokuroria Speciale Publike.
Megjithatë, në njoftimin e Prokurorisë Speciale nuk shkruan se shtëpia e Kosta Kërpaç ka qenë lëndë për bastisje nga ekipi i Janevës. Nga ky Institucion në mënyrë plotësuese e konfirmuan këtë. Në mënyrë shtesë sqaruan se kjo nuk do të thotë se ai ka qenë cak i organeve të ndjekjes. Bastisja tek i ndjeri, shtojnë nga Prokuroria speciale ka qenë një nga shumë urdhrat lidhur me një procedurë parahetimore. Tash për tash nuk dihet nëse bastisja ka ndodhur para se Kërpaç vullnetarisht të paraqitet si dëshmitarë apo më pas.
Alsat M tentoi të marrë informata nga Gjykata penale e Shkupit për atë se kur është bërë bastisja tek Kërpaçi, por edhe sa bastisje tjera dhe tek kush janë bërë për të njëjtën lëndë. Deri në këtë moment nuk kemi kurrfarë përgjigje. Heshtje edhe nga kabineti i presidentit Ivanov prej ku kërkuam informata se për çfarë është falur Kërpaç, nëse Prokuroria speciale aspak nuk e ka ndjekur si person të dyshuar. Tash për tash vetëm jozyrtarisht, Kosta Kërpaç lidhet me provizionet për furnizimin me pajisjet për përgjim nga Izraeli. Sipas Regjistrit qendror ai ishte udhëheqës kompanisë “Finzi” dhe në këtë post ka trashëguar personin Vladisllav Stajkoviq i cili gjithashtu është në mesin e të falurve, emri i të cilit lidhet me furnizimet e pajisjeve për përgjim nga Izraeli.
Alsat-M

MOST: Nuk ka kushte për zgjedhje të lira

$
0
0

Qeveria dhe Institucionet kompetente nuk arritën të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme në 5 qershor. Kështu konstaton Asociacioni qytetar MOST të cilët thanë se fakti që ministri ose zv/ministri plotësues i MBP-së nuk kanë nënshkruar disa nga rezultatet e MPB-së drejtuar KSHZ-së, të njëjtat nuk mund të konsiderohen si të ligjshme. Ata kërkuan që KSHZ-ja përsëri të vërë në dispozicion listën zgjedhore për publikun.
“Edhepse KSHZ-ja në seancat e fundit ka miratuar raporte nga kontrolli administrative dhe në terren, ata raporte nuk janë publikuar në faqen e tyre në internet. E njëjta vlen edhe për raportin përfundimtar, edhe ai nuk është publikuar. Edhe përskaj të harxhimit të mjeteve financiare, KSHZ-ja harxhon shumë kohë dhe mund në këtë proces që në fund ai të rezultoi me votim të përçarë të anëtarëve të KSHZ-së dhe rezultateve të paqarta nga kontrolli në terren”, deklaroi drejtori i MOST-it Darko Aleksov.
Qëndrimet e MOST i kundërshtoi kryeministri teknik Emil Dimiriev sipas të cilit Qeveria ka ndihmuar Institucionet kompetente për organizimin e zgjedhjeve.
“Ai është qëndrim i një organizate joqeveritare, unë nuk ua marr të drejtën të kenë qëndrimin e tyre për çështje të caktuara, por përkundrazi unë mendoj se qeveria ka bërë gjithçka që të ju ndihmojë institucioneve që janë kompetente për organizimin e zgjedhjeve, këtu e kam fjalën për bashkëpunimin tonë me KSHZ-në. KSHZ bëri gjithçka që duhej të bënte në pjesën e pastrimit të listës zgjedhore , dhe unë jam i bindur që janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor ”, tha kryeministri Emil Dimitriev.
Raporti përfundimtar i KSHZ-së nga kontrollet administrative dhe në terren akoma nuk është nënshkruar nga kryetari Çiçakovski dhe si pasojë, nuk është publikuar në faqen zyrtare të KSHZ-së. Çiçakovski ishte i vetmi që i tha jo këtij raporti duke e konsideruar atë si të papërfunduar. Edhepse lista zgjedhore ka ditë që është vendosur për inspektim publik, nga KSHZ-ja vazhdojnë të mos tregojnë konkretisht numrin e personave që deri tani janë fshirë nga lista. Nga ajo që mund të deshifrohet nga një raport i tejmbushur me shifra, bëhet fjalë për rreth 2500 persona të vdekur dhe dy persona me dy numra amzë, të fshirë deri më tani. KSHZ-ja duhet të ketë gati listën zgjedhore më se voni deri në 26 maj.
Fatlume Dervishi

Këto foto tregojnë përse Jason Derulo është një djalë me fat

$
0
0

Ajo ka qenë e lidhur dhe ka një fëmijë me 50 Cent, por kohët e fundit ajo është në një romancë me Jason Derulo.
Dhe nuk është e vështirë ta kuptosh se çfarë kanë pëlqyer dy muzikantët te Daphne Joy.
29-vjeçarja u duk e mahnitshme dje teksa bënte plazh në Majemi.











Serbia edhe pas zgjedhjeve, me balancë mes Perëndimit dhe Rusisë

$
0
0
Nga Augustin Palokaj



Zgjedhjet në Serbi janë parë me interes të veçantë si nga vendet fqinje, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë interes të Rusisë për zgjedhjet në Serbi sesa për këto që u zhvilluan të dielën. Politikanët perëndimorë nuk fshehin dëshirën e tyre që nga këto zgjedhje fitues të dalë Aleksandar Vuçiq, lider i Partisë Përparimtarë të Serbisë, i cili, së paku në sjellje, ka ndryshuar krejtësisht qëndrimet që ka pasur gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë, qëndrime që shumë në Ballkan i kanë quajtur si “episode të qarta fashiste”, siç ka qenë edhe ajo se “për 1 serb do të vrasim 100 myslimanë”, apo edhe fjalimet për “tokat serbe” në territorin e Kroacisë. Vuçiq viteve të fundit ka qenë një politikan, i cili ka balancuar mirë.

Duke shfrytëzuar presidentin Tomislav Nikoliq, në këtë drejtim duke lënë edhe përshtypjen se nuk pajtohet tërësisht me qëndrimet e tyre, ka mbajtur lidhje më se vëllazërore me Rusinë. Në anën tjetër është afruar me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka arritur të ndërtojë raporte shumë të mira me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Pak më vështirë e ka me Kroacinë, ku i duhet shumë më shumë përpjekje për t’u dëshmuar si politikan që është i gatshëm për pajtim, sepse në Kroaci traumat nga e kaluara janë ende të freskëta. Sa i përket Kosovës po ashtu ka krijuar përshtypjen se është politikan i cili ka fuqi dhe vullnet të marrë vendime të vështira.

Por të gjitha këto pohime dhe bindje që kanë krijuar politikanët perëndimorë për Serbinë e udhëhequr nga Vuçiq duhet marrë edhe me një dozë të rezervës. Serbia nën drejtimin e Vuçiqit ka bërë disa hapa për t’u afruar me Bashkimin Evropian, por nuk ka bërë asnjë hap për t’u distancuar nga Rusia. Nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, edhe pse një gjë e tillë është detyrim politik i vendeve që kanë MSA, ka ftuar Putinin dhe ushtrinë ruse në paradën ushtarake në Beograd, është rreshtuar me Rusinë kundër pranimit të Kosovës në secilën organizatë ndërkombëtare ku kanë mundur, me Rusinë kanë parandaluar edhe miratimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Vështirë që Vuçiq do të distancohet më shumë nga Rusia pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa rreth Kosovës nuk pritet ndryshim dramatik i politikës, sepse, si duket, të gjithëve u konvenon që gjërat në Kosovë të shkojnë ngadalë, të vazhdohet status quoja për vite me radhë.

Vuçiq, e para tij Daçiq, edhe pse kanë rënë dakord për disa marrëveshje me “autoritetet e shqiptarëve të Kosovës”, siç u referohen ata përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, por në asnjë nga ato marrëveshje në asnjë mënyrë nuk është vënë në pikëpyetje qëndrimi i Serbisë se Kosova nuk është shtet. Në një mënyrë edhe zhvillimi i zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës e dëshmon se Serbia edhe si shtet është e pranishme në Kosovë. Jo vetëm se nuk e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por kundërshtimin e ka bërë edhe duke e quajtur Kosovën si “krijesë e ngjashme me ISIS-in”, siç ka qenë rasti gjatë lobimit të suksesshëm të Serbisë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Dhe ndaj sjelljes së tillë të Serbisë nuk ka pasur shumë reagime as në Kosovë e gjithsesi jo në BE. Edhe pse në Bruksel vazhdojnë gjithmonë të përdorin emërtimin “normalizim” raportet mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë në nivelin që mund të quhen normale.

Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit ka bërë edhe disa hapa në përmbushjen e standardeve evropiane, madje edhe për t’u përballur me një pjesë të së kaluarës. Këtë e ka bërë edhe duke vizituar Srebrenicën ku në vitin 1995 forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë kryer gjenocid ndaj më shumë se 8.000 myslimanëve të Bosnjës. Por edhe këtu Vuçiq nuk ka gjetur fuqi të pranojë se ajo që ka ndodhur është gjenocid. Prandaj ende ekziston dilema se cila Serbi është e sinqertë: ajo që shpreh keqardhje për viktimat e Srebrenicës apo ajo që feston dështimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Ajo Serbi e cila normalizon raportet me Kosovën apo ajo që e krahason Kosovën me ISIS-in, krijesën më të rrezikshme në botë sot.

Do të ishte mirë për të gjithë që Serbia të jetë vërtet në rrugën e integrimeve evropiane, por jo vetëm duke hapur dhe mbyllur kapituj në negociata, por edhe duke ndryshuar nga brenda. E për popujt e rajonit të cilët ishin viktimë e politikave agresore të Serbisë ky ndryshim do të shihej më së shumti përmes pranimit të përgjegjësisë për të kaluarën dhe dënimin pa rezerva të asaj politike. Ajo që është parë në fushatën zgjedhore, sidomos nga disa parti, përfshirë edhe nga Partia Socialiste e Serbisë, parti të cilën e ka krijuar Slobodan Milosheviqi dhe tash e udhëheq Ivica Daçiq, tregohej tendenca për ta arsyetuar dhe madje glorifikuar politikën e Milosheviqit. Edhe nga Vuçiqi janë dëgjuar deklarata, të cilat, edhe nëse kanë pasur qëllim të distancohen nga politikat e Milosheviqit, kanë lënë përshtypje se nuk janë aq shumë kundër qëllimeve të Milosheviqit, por më shumë janë të dëshpëruar se ai i humbi luftërat dhe nuk i arriti ato qëllime.

Edhe kur një lider duket se është shumë i gatshëm të zbatojë kërkesat e BE-së për demokracinë është shumë e pashëndoshë dhe madje edhe e rrezikshme që ai të këtë pushtetin absolut. Vuçiç edhe i provokoi këto zgjedhje për të fituar edhe një mandat para se të skadojë mandati që ishte në vazhdim e sipër, dhe të forcojë madje pushtetin duke krijuar rrethana në të cilat ai mund të jetë fitues absolut. Mund të dëshmohet si gabim nëse mendojnë se me të, si sundimtar absolut të Serbisë, do të mund ta kenë më të lehtë që të arrijnë qëllimet e tyre. Sidomos duke parë sesa i shkathtë është Vuçiq të ndryshojë diametralisht qëndrimet dhe qëllimet e tij. Këtu BE-ja sidomos duhet të jetë e kujdesshme, sepse ajo, edhe ashtu, nuk ka shumë për t’i ofruar Vuçiqit në një të ardhme të afërt, pasi që në BE nuk ka shumë gatishmëri për t’u zgjeruar. Dhe në atë rast Vuçiq, nëse vlerëson se është në interes të tij, nuk do ta ketë problem të afrohet edhe më shumë me Rusinë.

BE-ja edhe vetë e ka përjetuar në lëkurën e saj sesi ata që janë konsideruar aleatë të BE-së janë konvertuar. BE-ja me të gjitha mjetet në vitin 2000 kishte ndihmuar që në pushtet të vijnë “proevropianët” që rrëzuan nga pushteti Slobodan Milosheviqin me bashkëpunëtorët e tij nacionalistë Vuçiq, Nikoliq dhe Daçiq, ndërsa në pushtet sollën Vojislav Koshtunicën. Në zgjedhjet e fundit edhe politikanët evropianë e quajnë tash opozitën ndaj Vuçiqit si “nacionaliste” dhe proruse, edhe pse në mesin e tyre është edhe vetë Vojislav Koshtunica dhe partia e tij, Partia Demokratike e Serbisë.

(Marrë nga koha.net)

Studimi: Dhimbjet që nuk qetëson paracetamoli

$
0
0


Paracetamoli është i pari që na vjen në mendje kur kemi dhimbje. Por nëse është efektiv për qetësimin e dhembjes së kokës apo dhembjeve të tjera, në rastin e artritit nuk funksionon.
Paracetamoli ka qenë prej kohësh trajtimi kryesor për dhimbjet e kyçeve, pasi është i fortë dhe ka pak efekte anësore, por studimet e fundit kanë treguar se në rastin e dhimbjeve të artritit nuk ka efekt ose ka fare pak, çka mund t’i shtyjë njerëzit drejt dozave më të mëdha, rrjedhimisht më shumë efekte anësore.
Studiuesit thonë se mjekët nuk duhet ta sugjerojnë më si qetësues për artritin sidomos kur është fjala për trajtim afatgjatë, pasi efektet anësore mund të përfshijnë probleme të zemrës, veshkave dhe aparatit tretës.
Studimi është publikuar në revistën “Lancet”./shekulli

Keni dhimbje stomaku? Ja si ta trajtoni me lëngun e patates dhe banane!

$
0
0


Edhe pse konsultat me mjekun dhe trajtimi mjekësor është i domosdoshëm, ky ilaç i bërë në shtëpi mund të jetë shumë efikas dhe mund t’ ju ndihmojë në lehtësimin simptomave dhe ulcerat gastrike.
Banania dhe lëngu i patates është një zgjidhje e lehtë dhe efektive kundër ulcerave në stomak.
Përbërësit e nevojshëm: 1 banane (jo shumë e pjekur) 1 patate (e pastër dhe jo shumë e pjekur) 1 filxhan ujë (200 ml).
Qëroni bananen, priteni në copa dhe vendoseni mënjanë. Pastaj përgatisni lëngun e patates. Lani pataten dhe priteni në katër pjesë.
Vendosni përbërësit në shtrydhëse për të përfituar lëngun. Lëngu do të jetë i trashë dhe i pasur me vitamina. Më pas shtoni bananen dhe një filxhan me ujë.
Përzieni të gjithë përbërësit dhe do të përfitoni një lëng i cili do të lehtësojë simptomat e urthit.
Rekomandohet ta konsumoni këtë ilaç natyral me stomak bosh. Pas 20­30 minuta mund të konsumoni mëngjesin.
Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimin me erëza dhe ushqime me përmbajtje të lartë të yndyrës.
Kini kujdes! Nuk duhet të mbështeteni vetëm në këtë ilaç natyral. Gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun.

Këshillat/ Si t’i kurojmë sëmundjet e mushkërive

$
0
0


Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.
Simptomat
Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj.
Dëmtimi
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë.
Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive.
Rekomandimet
Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë. Gjithashtu, këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë pasojë uljen e tensionit arterial. Të shmangen daljet dhe qëndrimet në diell duke preferuar shëtitjet në orët e para të mëngjesit, të shoqëruara me ushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet një meny e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë ushqime që treten lehtë.

Studimi: Qeshni sa më shumë. Ja përfitimet

$
0
0


Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “E qeshura është ilaçi më i mirë”, megjithatë shumë pak nga ne e dinë që ka dhënë prova se është e vërtetë. Sensi më i mirë i humorit dhe e qeshura janë të dobishme për shëndetin tuaj nga ana fizike, emocionale dhe shoqërore. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet pse duhet të jeni më të qeshur:

E qeshura përmirëson shëndetin emocional

E qeshura dhe humori aktivizojnë qendrat e shpërblimit dhe emocionale të trurit, duke lëshuar dopaminë, e cila ndihmon trurin të përpunoje përgjigjet emocionale dhe të përmirësoje përjetimin e kënaqësisë: serotoninë, e cila ndryshon humorin dhe edorfinë që ul dhimbjen dh stresin dhe nxit euforinë.

Luan rol thelbësor në bashkëveprimin shoqëror

E qeshura luan rol të rëndësishëm në bisedimet mes njerëzve dhe po ashtu lehtëson lidhjet shoqërore midis individëve. Sensi i humorit është çelësi i tërheqjes dhe komunikimit ndërpersonal. Një sens humori i shëndetshëm lidh miqtë dhe familjen, dhe përforcon aftësitë identitetin e grupit.

Ju bën më tërheqës

Studimet kanë treguar se njerëzit me sens humori janë më tëheqës. Meshkujt i tërheqin femrat që qeshin me shakatë e tyre. Ju bën të ndiheni më rehat kur mblidheni me shoqërinë, si nëpër festa, dhe ju lejon të zgjeroni rrethin shoqëror. Thuhet gjithashtu se sensi i humorit në një intervistë punë rrit mundësitë për të fituar vendin e punës.
Ul nivelin e ankthit dhe stresit
Humori përshkruhet si element i elasticitetit dhe ju lejon që problemet e përditshme t’i kaloni në plan të dytë. Rrit aftësitë për të përballuar situatat e vështira. Po ashtu humori ju bën të shikoni anën pozitive të gjërave.

Ndihmon në sistemin e frymëmarrjes

E qeshura është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë në rregullimin e frymëmarrjes dhe pastrimin mushkërive. Rrit menjëherë rrahjet e zemrës, numrin e frymëmarrjeve dhe thithjen e oksigjenit. Me fjalë të tjera, e qeshura ju lejon të merrni frymë thellë, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen, veçanërisht për ata që kanë probleme me të.

E qeshura lidhet me funksionimin e shëndetshëm të enëve të gjakut

E qeshura sjell zgjerimin e indeve që formojnë shtresën e brendshme të enëve të gjakut, duke rritur kështu qarkullimin e gjakut.
Forcon sistemin imunitar
Situatat stresuese në jetën e përditshme rrisin rrezikun e sëmundjeve infektuese dhe ato të zemrës. Sensi i humorit parandalon stresin të prekë sistemin imunitar, duke ju mbrojtur nga shumë sëmundje.

Nga arrat tek domatet: 10 ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës

$
0
0


Një dietë e pasur në drithëra integrale dhe ushqime natyrale është efikase jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se ka disa ushqime që ndihmojnë shumë për ta mbajtur prostatën të shëndetshme.
1- Arrat braziliane
Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës. Ato rriten në Brazil, Venezuelë, Kolumbi, Peru, dhe Bolivi. Këto arra përmbajnë gjithashtu sasi të lartë zinku, një mineral tjetër ky i cili luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e prostatës.
2- Brokoli
Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë. Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave. Megjithatë duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet, pasi i humb të gjitha vlerat. Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit, pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.
3- Specat djegës
Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës. Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.

4- Çaji jeshil
Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja. Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt që konsumojnë të paktën 3 filxhanë me çaj jeshil në ditë ulin ndjeshëm riskun e prekjes nga kanceri i prostatës. Një aftësi tjetër e katekinës është se ajo riparon AND-në e dëmtuar, që mund të jetë përgjegjëse për rritjen e kancerit, po ashtu katekina pengon aktivizimin e një enzime të quajtur COX-2, që përfshihet në procesin e kancerit të prostatës.
5- Kërpudhat
Kërpudhat, sidomos ato aziatike, na ofrojnë shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin, përfshi luftën kundër kancerit. Një nga kërpudhat më të famshme aziatike, me një histori mbi 6,000 vjeçare është kërpudha shiitake. Këto kërpudha përmbajnë lentinan, një lloj beta-glucan që ka veti kundër-kancerogjene. Studimet kanë treguar se lentinan frenon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë tek minjtë, po ashtu janë efikase edhe kundër kancerit të prostatës.
6- Shega
Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.
7- Farat e kungullit
Farat e kungullit kanë disa përfitime unike për shëndetin e prostatës. Ato përmbajnë karotenoide dhe acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se meshkujt që kishin nivel të lartë karotenoidesh në dietën e tyre të përditshme, kishin risk më të ulët për të patur probleme me prostatën. Një përbërës tjetër tek farat e kungullit është zinku, i cili lidhet ngushtë me shëndetin e prostatës. Një studim i fundit nga Instituti “Linus Pauling” bën të ditur se zinku mbron kundër zhvillimit të kancerit të prostatës.
8- Salmoni
Acidet yndyrore Omega-3 janë tejet të rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe këto i gjejmë me shumicë tek salmoni. Specialistët thonë se omega-3 që gjendet tek peshku mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës, po ashtu edhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata raportojnë se ngrënia e peshkut salmon të paktën një herë në javë mund të reduktojë riskun e prekjes nga kanceri i prostatës.
9- Domatet
Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës. Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara. Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.
10- Kurkuma
Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene. Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues.

50 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët, gjithçka duhet të keni parasysh

$
0
0


Në suplementin e “Tirana Observer” ju do të njiheni me 50 sëmundjet kryesore nga të cilat rrezikohen fëmijët nga lindja e tyre deri në moshën e adoleshencës. Çdo sëmundje ka specifikat e veta si mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Që t’ia dilni mbanë me sukses në përballimin e tyre, në këtë suplement ju do të gjeni gjithçka që duhet të dini për to. Shumica e prindërve mësojnë sipas mënyrës që vijnë problemet, ndikimin e mënyrës në të cilën ata kanë qenë të kultivuara ose duke u udhëhequr nga ajo që kanë parë ose kanë lexuar. Prindërit mund të kenë stil të ndryshëm, por caku i tyre është i përbashkët. Të gjithë prindërit duan fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm, të gëzuar, mirë të përshtatur, të suksesshëm, dhe në persona të rritur të përgjegjshëm të cilët do të mund t’i respektojnë ndjenjat e huaja, do të jenë të aftë të bashkëpunojnë me të tjerët dhe me sukses të ballafaqohet me vështirësitë e jetës. Jashtëzakonisht është i rëndësishëm të motivuarit e prindërve. A duan ata me të vërtetë të bëhen prindër ose ndjehen të pa përgatitur dhe të frikësuar. Mund të jenë të dobishme këshillat që vijojnë: Duhet të jeni të përgatitur për atë se si prind do të përjetoni ndjenja të ndryshme. Do të ketë periudha kur do të ndjeni dashuri, gëzim dhe krenari, por gjithashtu edhe me emocione negative sikurse të hidhëruarit, frika, dhe dëshpërimi. Emocionet e këtilla mund të shkaktojnë ndjenjë të fajit ose të mendoni se nuk jeni prindër i mirë. Është me rëndësi të kuptoni se nuk pritet të jeni i pa gabueshëm dhe se secili (madje edhe prindërit) ndonjëherë bëjnë gabime. Informohuni për atë që nuk e njihni. Lexoni studime për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ashtu që do të dini se çfarë të pritni.
1. Adoleshenca
Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri/gruaje të moshuar. Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër. Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mund të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Si të ballafaqoheni me konfliktet? Dëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç’ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t’i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdërojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t’ju injorojë e më vonë t’ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme.
2. Anomalitë e lindura të sistemit nervor qendror
Sistemin nervor qendror e përbëjnë truri dhe palca kurrizore. Ato mbështillen me një cipë e quajtur membranë meningjeale dhe janë të zhytur në lëngun truroshpinor. Truri bashkohet me palcën kurrizore përmes palcës së zgjatur, e locuar në bazën e kafkës. Palca kurrizore është e vendosur përgjatë shtyllës kurrizore dhe është e mbrojtur nga jashtë me unazat e saj. Nga palca kurrizore dalin nervat të cilat më tutje degëzohen kah duart, këmbët dhe trupi. Gjatë zhvillimit të fetusit në mitrën e gruas shtatzënë, truri dhe palca kurrizore formohen nga një strukturë e thjeshtë e quajtur tubë neurale. Normalisht tuba neurale duhet të mbyllet deri ditën e 28 të shtatzënisë. Nëse kjo nuk ndodh rezultati është defekt i tubës neurale. Në shumë raste këto defekte mund të diagnostikohen qysh në mitër me ndihmën e ekzaminimit me ultra zë dhe me ekzaminime tjera, si amniocenteza (analizë e lëngut amniotik). Njihen disa lloje të defekteve të tubës neurale, si spina bifida, anencefalia dhe encefalocela.
3. Anomalitë e lindura të zemrës
Zemra funksionon si pompë e formuar nga dy treme dhe dy barkushe. Te tremi (atriumi) i djathtë derdhet gjak i paoksigjenuar nga i gjithë organizmi dhe prej këtu në barkushën e djathtë (ventrikull). Nga barkusha e djathtë gjaku pompohet nëpër arterien mushkërore në mushkëri ku gjaku oksigjenohet. Nga mushkëritë, gjaku i oksigjenuar derdhet në tremin (atriumin) e majtë prej ku pompohet në barkushen e majtë (ventrikul) e prej këtu në aortë, ku sërish e fillon rrugën e tij nëpër organizëm duke e transportuar O2 gjer te qelizat. Përgjithësisht, gjaku i oksigjenuar pompohet në arterie kurse gjaku i paoksigjenuar kthehet përmes venave. Të dy anët e zemrës (e djathta dhe e majta) në mes vete janë të ndara me mure dhe nuk kanë komunikacion të drejtpërdrejtë. Arteria mushkërore dhe aorta gjithashtu janë të ndara dhe nuk komunikojnë. Para lindjes (dhe shkurt pas lindjes) janë prezente dy komunikime – njëra mes tremeve dhe tjetra mes aortës dhe arteries mushkërore të cilat pastaj mbyllen spontanisht.
4. Anomalitë e lindura të sistemit urinar
Sistemi urinar përbëhet nga veshkat, ureterët, fshikëzën e urinës dhe uretra. Trupi i njeriut ka dy veshka (nga një nga secila anë e shtyllës kurrizore në regjionin e mesit) përmes të cilave filtrohen produktet hedhëse (produktet e fundit të metabolizmit) nga gjaku dhe krijohet urina. Secila veshkë ka kanal i cili quhet ureter. Urina del nga veshkat përmes ureterëve dhe vjen gjer te fshikëza e urinës ku ruhet një kohë të caktuar. Prej këtu ajo nxiret jashtë përmes uretrës (kanal i cili e lidh fshikëzën me pjesën e jashtme të trupit). Anomalitë më të shpeshta të sistemit urinar janë hipospadia, anomalitë opstruktive dhe ageneza e veshkave.
5. Përdorimi i drejtë i antibiotikëve
Zbulimi i antibiotikëve kah mesi i shekullit të kaluar, kontribuoi për shërimin e suksesshëm të më shumë sëmundjeve, të cilat më parë kanë qenë më fund fatal. Për fat të keq, në të njejtën kohë përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barërave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dëme dhe rreziqe të shumta. Prandaj çdokush, e sidomos prindërit, që vendosin në emrin e fëmijëve të tyre duhet të kenë dijeni elementare rreth përdorimit dhe keqpërdorimit të antibiotikëve. Dhënia e antibiotikëve është e arsyetuar vetëm tek infeksionet bakteriale. Pjesa më e madhe e infeksioneve në moshën fëmijërore janë të shkaktuara nga viruset, mbi të cilat antibiotikët nuk kanë ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. Përkundrazi, dhënia e tepërt e antibiotikëve edhe atje ku nuk ka nevojë, sjell deri te adaptimi i baktereve, të cilat bëhen të afta të shumëzohen dhe të përjetojnë edhe përkundrejt prezencës së antibiotikut. Antibiotikët mund të shkaktojnë ndjeshmëri alergjike. Kjo më shpesh paraqitet si shpërthim në lëkurë, i cili mund ta bëjë fëmijën të kruhet, por ndonjëherë këto reaksione mund të jenë shumë më të rënda dhe më dramatike. Përveç kësaj disa nga antibiotikët mund të shfaqin ndikim toksik, sidomos nëse aplikohen në doza më të mëdha nga se është parashikuar ose në intervale kohore më të shkurta ose nëse jepen shpesh.
6. Apandeciti
Zorra qorre e inflamuar ose apandeciti është ndezja e apendiksit (shtesës) së zorrës qorre. Paraqitet në të gjitha moshat por shumë më rrallë te fëmijët më të vegjël se tre vjet. Zakonisht fillon me dhembje të barkut në pjesën e lukthit ose përreth kërthizës. Pastaj dhembjet lokohen nga ana e djathtë, ata janë të njëtrajtshme, nuk janë shumë të forta, por me kohë rriten. Më rrallë sëmundja mund të paraqitet në formë të sulmeve. Fëmija shpeshherë ka temperaturë, mund të paraqiten edhe barkqitje si dhe vjellje. Gjatë kontrollit të barkut, mjeku do të konstatojë dhembje në pjesën e zorrës qorre (katrori i poshtëm në anën e djathtë), si dhe “defense” muskulor (kontraksion i kohëzgjatur i muskujve) të murit të barkut. Gjatë kontrollit të gjakut do të vërtetohet rritja e elementeve të bardha të gjakut – leukocideve. Kontrolli rutinor i urnës është në rregull. Trajtimi i vetëm është operacioni me të cilën largohet shtesa e inflamuar e zorrës qorre (apendiks). Operacioni duhet të bëhet urgjentisht dhe nuk duhet të prolongohet, sepse nëse apendiksi i ndezur pëlcet (perforon) qelbi do të shpërndahet në hapësirën e barkut dhe do të ndodhi peritonitis (ndezja e këmishës së barkut) sepse dhe vdekje e mundshme.
7. Astma
Astma relativisht është sëmundje e fëmijërisë. Prindërit duhet të dinë se nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje fatale dhe nëse shërohet në mënyrë adekuate, rezultati është i mirë. Përvoja tregon se shumë prindër, duke mos dashur ta pranojnë diagnozën dhe terapinë bashkëkohore të astmës, drejtohen në veprime të ndryshme alternative, të cilat ndonjëherë edhe mund ta dëmtojnë fëmijën. Shpeshherë simptomat e astmës nuk vërehen as nga prindërit, e ndonjëherë as edhe nga mjekët. Tipike, astma është sëmundje e cila manifestohet me sulme “fishkëllima” në gjoks si dhe frymëmarrje të vështirësuar. Ndonjëherë është e përcjellë me mavijosje të buzëve, kraharori është i mbushur përplot me ajër, e në stadiumet më të përparuara, pas disa vitesh bëhet deformimi i kafazit të kraharorit. Nëse janë prezente sulme tipike të frymëmarrjes së vështirësuar, diagnoza është e qartë. Atipike, astma mund të manifestohet edhe me simptome më të buta, sikurse që është kollitja e mërzitshme gjatë natës si dhe lodhja kronike. Ndodh që fëmija me astmë, më përpara me muaj madje edhe me vite të jetë nën diagnozë të gabuar, më shpesh si ndezje virusale e mushkërive të bardha. Fëmijët e këtillë shpeshherë pa nevojë traumatizohen me injeksione ose antibiotikë, të cilët praktikisht nuk kanë efekt ndaj sëmundjes, kurse mbajnë rreziqe të fshehta për shëndetin e fëmijës. Në raste më të buta, astma manifestohet vetëm me anime të shpeshta ndaj ftohjeve të shpeshta, me komplikime të sinuseve, të bajames së tretë etj. Në astmën duhet të mendohet edhe nëse fëmija lodhet shpejtë dhe ka frymëmarrje të vështirësuar gjatë lodhjes ose nëse ngel prapa me rritjen.
8. Bronkoliti
Kjo është sëmundje e rëndë ë cila paraqitet te foshnjat (2-24 muaj). Prezente është ndezja e rrugëve më të imëta të frymëmarrjes-bronkiolet. Shkaktarë janë viruset, në 80 për qind të rasteve shkaktarë është virusi respirator sinciciel (VRS). Pasqyra klinike është më e vështirë se sa te bronkitisi. Prezente është frymëmarrja e shpejtuar, tërheqja e hapësirave nën brinjë dhe mes brinjëve si shprehje e frymëmarrjes së vështirësuar (tirazh). Mjeku në askultacion dëgjon fishkëllima dhe krepitacione. Fëmija e refuzon ushqimin. Zakonisht nuk ka temperaturë. Shërimi bëhet në spital. Antibiotikët nuk kanë efekt, jepen nëse dyshojmë në infeksion sekondar. Me rëndësi është rehidratimi i cili kryhet në mënyrë intravenoze me të ashtuquajturën terapia suportive.
9. Bronkiti akut
Bronkiti akut është dezja akute e bronkeve (gypave të frymëmarrjes). Zakonisht shkaktarë janë viruset. Simptomat janë: Kollitja, ndonjëherë temperaturë e lartë. Mjeku me dëgjuese (në auskultacion) do të konstatojë prezencën e grithjeve respiratore, ndonjëherë frymëmarrja është fishkëllyese (vizing). Bronkiti obstruktiv është shumë i shpeshtë në vendin tonë, kryesisht i shkaktuar nga viruset. Më shpesh paraqitet deri në moshën tre vjeçare. Zakonisht gjatë paraqitjes së fishkëllimave iu paraprin infeksioni i rrugëve të larta të frymëmarrjes 1-3 ditë, pastaj manifestohet “vizingu”. Zgjat rreth 10-15 ditë. Te një pjesë e këtyre fëmijëve bëhet fjalë për astmën. Nëse është prezent vizingu me opstrukcion jepen bronkodilatatorë (psh. Salbutamol me inhalime ose si sirup). Antibiotikët nuk duhet të jepen, vetëm në qoftë se mjeku dyshon në infekcion bakterial, mund të japë antibiotik (më shpesh amoksicilin ose ko-trimoksazol.

10. Dalja e dhëmbëve
Me daljen e dhëmbëve nënkuptohet procesi i daljes të dhëmbëve të parë te fëmija. Zakonisht i pari del dhëmbi i përparmë i poshtëm e pastaj i përparmi lart. Kur fëmija do të rritet pak, këto dhëmbë të para do të zëvendësohen me dhëmbë të përhershme. Zakonisht fillon mes muajit 4-7, por disa fëmijë lindin me dhëmbë, e te të tjerë dhëmbët nuk dalin deri në muajin e dymbëdhjetë. Të dy situatat llogariten si normale. Mund të mos ketë asnjë simptomë ose dalja e dhëmbëve mund të jetë me dhimbje. Mishi i dhëmbëve (gjingjivat) mund të jetë i ënjtur dhe me dhimbje. Prezente është një tajitje e zmadhuar e jargës. Fëmija fut në gojë çfarëdo dhe e përtyp. Mund të jetë i padisponuar dhe i shqetësuar. Përkundrejt bindjes të përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë të lartë e as probleme me të fleturin apo diarre. Fëmijës mund t’i jepni të përtyp një shtojcë speciale për dhëmbë (apo diçka të fortë, që është mjaftueshëm e madhe që të mos e gëlltit). Me këtë mund t’i lehtësohet dhimbja. Mos i jepni të përtyp unazë për gjingjiva me përmbajtje të lëngët brenda. Mund të ndodh që të pëlcet a përmbajtja brenda nuk është e sigurtë. Nëse unazën speciale për gjingjivat e futni në frigorifer nxirreni jashtë para se të forcohet tepër. Nëse është shumë e fortë mund t’i gërvishtë gjingjivat e ënjtura të bebes. Me gishtin tuaj (paraprakisht të larë) u bëni masazhë gjingjivave. Asnjëherë mos ia varni unazën rreth qafës. Mund të mbytet. Ia fshini jargat në fytyrë që të pengoni paraqitjen e rashit. Nëse është i sëmurë i jepni acetaminofenë që t’ia lehtësoni. Kulaçe për gjingjiva nuk preferohen pasi përmbajnë sheqer dhe mund të shkaktojnë karies. Procesi i daljes së dhëmbëve zgjat zakonisht 20 dhëmbët e para dalin deri 2.5-3 vjet.
11. Dehidrimi
Në kushte normale, organizmi për çdo ditë humbet një sasi të caktuar të ujit përmes urinës, lotëve, djersës dhe jashtëqitjeve. Nëse këta humbje janë shumë të mëdha vjen deri te dehidri mi. Sa më i vogël që është fëmija (sidomos foshnjë ose fëmijë i vogël), aq dehidrimi është gjendje më serioze, e cila ndonjëherë mund ta kërcënoj ë edhe jetën e fëmijës. Mund të ndodh si rezultat i zmadhimit të humbjes së ujit, i shkaktuar nga temperatura e lartë, diarre, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar. Në situata të tilla kini kujdes për shfaqjen eventuale të shenjave të dehidrimit te fëmija juaj. Fëmijët më të vegjël dehidrojnë lehtë.
12. Dhembja
Dhembja paraqet vuajtje fizike dhe psikike, që krijohet si rezultat i dëmtimit të indeve dhe organeve të ndryshme, i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Më parë është menduar se fëmijët kanë tolerancë më të madhe ndaj dhembjes, për shkak të mospjekurisë biologjike, se reagojnë më mirë ndaj anelgjetikëve dhe se tregojnë prirje më të madhe ndaj këtyre barërave. Dhembja mund të ndodh për shkak të ndonjë intervence ose pas operacionit. Në situata të tilla, zakonisht jepen analgjetikë-barëra që i përshkruan mjeku, të cilat ndikojnë për ta zvogëluar dhembjen. Disa gjendje, siç janë sëmundjet malinje ose disa sindrome tjera me dhembje karakterizohen me dhembje të fortë. Tek ata, në tretmanin e dhembjes, përveç mjekut, në mënyrë aktive janë të inkuadruar edhe prindërit. Është e rëndësishme të dihet, se te sëmundjet malinje, barërat opijate nuk duhet të rruhen për stadin e fundit, por nën kontrollin e mjekut, duhet të aplikohen më herët, atëherë kur dhembja bëhet intensive.
14. Sëmundja e sheqerit te fëmijët
Sëmundja e sheqerit (diabeti) ndodh kur në organizëm është i pamjaftueshëm hormoni insulinë. Që të mundet të punojë organizmi i ynë, duhet të sigurojë energji të nevojshme, ngjashëm sikurse për të punuar vetura duhet të ketë benzinë. Organizmi e pranon këtë energji, ashtu që ushqimin të cilin e pranon e zbërthen në glikozë, të cilën më tutje kryesisht e përdor si energji. Këto procese ndodhin në zorrë dhe në mëlçi, kurse janë të ndihmuara nga enzima të caktuara. Ekzistojnë dy lloje kryesore të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2. Fëmijët dhe të rinjtë kryesisht fitojnë diabetin e tipit 1 i cili paraqitet për shkak të mungesës së insulinës. Njerëzit të cilët fitojnë diabetin në mosha më të vjetra, zakonisht fitojnë tipin 2 të diabetit, kur kanë insulinë, por ai nuk vepron normalisht. Edhe pse rrallë, edhe në moshën fëmijërore mund të paraqitet diabeti. Diabeti i tipit 1 ndodh nëse janë të shkatërruara qelizat e pankreasit, të cilët për këtë shkak nuk mund të prodhojnë insulin të mjaftueshëm. Diabeti te fëmijët më së shpeshti fillon në moshën 12-15 vjeçe, por disa fëmijë mund ta fitojnë shumë më herët, kurse te të tjerët mund të fillojë më vonë. Edhe pse sasia e insulinit zvogëlohet gradualisht, fëmija më së shpeshti sëmuret përnjëherë (akute).
15. Displazioni i zhvillimit të kërdhokullit (DZhK)
Më parë njihej me emrin dislokimi i lindur i kërdhokullit. Në fakt nyja e kërdhokullit te foshnja e lindur është e dislokuar ose me tendencë për dislokim. Rreth 95 për qind prej fëmijëve të lindur me DZhK mund të shërohen me sukses. Më shpesh bëhet fjalë për vajza (raporti 1:600 te vajzat krahas 1:3000 te djemtë). Kërdhokulli i majtë, tre herë më shpesh është i përfshirë në krahasim me të djathtin. Nuk është i rrallë dhe dislokimi i të dy kërdhokullave. DZhK është më i shpeshtë te foshnjat të lindura me disa sëmundje të veçanta, siç është paraliza cerebrale dhe spina bifida. Në 1/3 e rasteve ekziston anamnezë familjare pozitive.
16. Dermatiti atopik (ekzema)
Dermatiti atopik (njëlloj ekzemi) është sëmundje me kohëzgjatje dhe përsëritëse e lëkurës. Fjala “dermatitis” shënon reakcion ndezës të lëkurës, kurse fjala “atopike” tregon se në bazë është anim i trashëguar për zhvillimin e raste alergjike. Dermatiti atopik nuk është sëmundje ngjitëse, nuk bartet prej njërit tek personi tjetër gjatë kontaktit. Shkaku nuk është i njohur. Është vërtetuar pjesëmarrja e faktorëve gjenetik (faktorëve trashëgues) si dhe faktorë nga mjedisi. Nëse njëri ose që të dy prindërit kanë pasur ndryshime në lëkurë gjatë fëmijërisë së tyre ose /janë të sëmurë nga rinitisi alergjik dhe astma, mundësitë për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh. Shenjat më të shpeshta janë paraqitja e lëkurës së thatë, kruarje e shprehur, si dhe dalje të puçrrave në fytyrë, në anën e brendshme të bërrylave, pas gjunjëve, shuplakat dhe shputave, prapa veshëve. Pamja e ndryshimeve të lëkurës varet nga ajo se a ka kruarje fëmija dhe sa ka dhe se sa janë prezente infeksione sekondare. Lëkura mund të jetë me luspa, e ngritur dhe e shkëlqyer, e mbuluar me flluska të imta, a mundet të shtrydhet lëng me paraqitjen e koreve dhe infeksionit me qelb.
17. Probleme me të fjeturin – më shumë se një bebe
Për prindërit e binjakëve, trinjakëve, katërnjakëve ose të më shumë fëmijëve mund të paraqitet një problem i vërtetë kur duhet t’i venë në gjumë fëmijët e tyre. Ata mund të qajnë dhe të luajnë gjatë tërë natës, ndërsa prindërit të rraskapiten për një kohë shumë të shkurtë. Për këtë ndihmojnë dhe problemet shtesë të cilat janë të shpeshta te këto fëmijë, siç është pesha e vogël trupore dhe nevoja për t’i ushqyer shpesh (më shpesh se fëmijët tjerë). Që t’u krijoni shprehi për gjumë nate, e rëndësishme është që çdo natë t’i vini në shtrat në mënyrën e njëjtë. Me partnerin tuaj apo me ata që u ndihmojnë merruni vesh që ta vendosni rutinën për gjumë nate.
18. Pozita e fëmijës gjatë fjetjes
A është më mirë foshnja të flejë në shpinë apo në bark?
Shumica e përfaqësuesve të botës së kafshëve (përveç njeriut) nuk flenë në shpinë, por në bark. Gjatë viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, ekzistonte tendencë foshnjat të vendosen të flenë në bark. Si rezultat i përvojave të asaj kohe, qëndrimet e sotshme janë të reviduara. Në vitin 1992 Akademia Amerikane për Pediatri rekomandoi që foshnjat e shëndetshme me të vogla se 6 muaj të flenë në shpinë. Ky rekomandim bazohej në dijenitë e mëparshme se fjetja në bark mund të sjell deri te vdekja e papritur e foshnjës dhe se në SHBA nga ky shkak vdesin rreth 3000 foshnja në vit. Edhe pse nuk është krejtësisht e qartë se çfarë në të vërtetë e shkakton vdekjen e papritur dhe të paqartë, është vërtetuar se fjetja në shpinë e zvogëlon këtë numër për më shumë se 40 për qind.
19. Gjumi dhe fëmija juaj
Net pa gjumë pas ardhjes të foshnjës së re deri kur?
Për prindërit e rinj është një sfidë e madhe si të pranohet një situatë e re, në të cilën për shkak të nevojave të foshnjës, ata duhet ta prishin gjumin çdo natë, mandej ndjehen kronik të lodhur dhe të pa fjetur. Fakt është se foshnjat kanë nevojë për t’i ushqyer dhe për t’ua ndërruar pelenat në intervale të rregullta, gjatë 24 orëve. Por e besueshme është që fëmija juaj së shpejti do të koordinohet me rutinën e rëndomtë familjare dhe do të flejë më shumë gjatë natës. Netët e pagjumë nuk do të zgjasin pa kufi. Por, të mos e gënjejmë veten! E sigurt është që prindërit e rinj do të duhet të heqin dorë nga netët pa brenga dhe nga fjetja kur u konvenon dhe sa u konvenon atyre siç kanë bërë në periudhën para ardhjes të anëtarit të ri. Tani ai ka prioritet në orarin familjar. Disa këshilla mund t’ju shërbejnë dhe t’ju ndihmojnë më lehtë të ballafaqoheni me situatën e re.
20. I porsalinduri dhe vitamina K
Vitamina K është e nevojshme për koagulimin e gjakut. Fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit zakonisht me vitaminë K furnizohen nëpërmjet baktereve në zorrët që e prodhojnë vitaminën dhe në sasi të caktuar nga ushqimi. Nëse nuk ka mjaftueshëm vitaminë K, prerje të vogla mund të sjellin deri te gjakosje që do të gjas më shumë se sa duhet dhe nga lëndime të vogla mund të krijohen hematome të mëdha. Gjakosja mund të shfaqet në vende të ndryshme të organizmit. Menjëherë pas lindjes bebet kanë shumë pak vitaminë K. Vitamina K nuk e kalon placentën, ndërsa zorrët pas lindjes janë sterile (nuk ka baktere të cilat do ta prodhojnë vitaminën K). Pas lindjes bebet pranojnë pak vitaminë K përmes qumështit të nënës. Të porsalindurit, gjatë javëve të para derisa bakteret e zorrëve nuk fillojnë ta prodhojnë, mund të kenë mungesë të vitaminës K. Qumështit të adaptuar i shtohet vitaminë K, kështu që fëmijët në ushqim artificial të kenë më shumë. Disa bebe kanë gjakosje tepër të rënda për shkak të mungesës së vitaminës K më të rënda janë gjakosjet në tru, që shkaktojnë dëmtim të përhershëm të trurit. Këto gjakosje emërtohen, sëmundje hemoragjike e të porsalindurit.
21. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët
Fëmija juaj ka infeksion të traktit urinar (ose shkurtimisht ITU), atëherë në urinë (e marrur në mënyrë korrekte) do të përfitohet rritje sinjifikante e baktereve. Përveç kësaj, janë prezent simptoma dhe shenja të caktuara që sugjerojnë në infeksion urinar. Infeksionet e sistemit urinar janë të shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnë së pari në fshikëzën e urinës, duke u ngjitur nëpër uretër. Në përgjithësi, uretra është e mbrojtur, por nëse vrima e uretrës (ose te vajzat vulva) është e inflamuar, bakteret shumëzohen lehtë. Te një pjesë e fëmijëve deri tek infeksioni vjen për shkak të prezencës së anomalive të cilat e pengojnë rrjedhjen normale të urinës: anomali obstruktive ose refluks. Tek fëmija juaj, infeksioni mund të shkaktojë sëmundje dhe tregon tendencë për tu përsëritur. Tek një pjesë e fëmijëve me ITU, tek të cilët janë prezente anomali, ata duhet të trajtohen në mënyrë adekuate, që të pengohet dëmtimi i veshkave. Që të shihet a ekzistojnë anomali te fëmija juaj, është e nevojshme që të bëhet ekzaminim me të cilin do të shihen veshkat dhe trakti urinar siç është ultra zëri ose ndoshta edhe inçizime tjera.
22. Kariesi te foshnja
Kariesi i dhëmbit mund të shfaqet shumë herët, edhe në moshën e foshnjërisë (mes 6–12 muaj). Te foshnja më shpesh janë të përfshira katër dhëmbët e sipërm prerës (dhëmbët e përparmë). Te ato, karja e dhëmbit më shpesh është i shkaktuar me përdorimin e parregullt të bibironave dhe shisheve. Mund të mos jetë lehtë që të zbulohet se a ka foshnja karjes të dhëmbit. Zbulimi do të varet prej asaj se sa ka përparuar karjes dhe mund të manifestohet në këtë mënyrë: Paraqitja e një vije të bardhë përgjatë mishit të dhëmbëve është një shenjë fillestare. Tregon që ka ndodh demineralizimi i dhëmbit. Zakonisht kjo nuk hetohet nga prindërit. Paraqitja e një kurore të verdhë apo të kafenjtë rreth qafës së dhëmbit, që sugjeron se demineralizimi përparon kah kaviteti (zbrazëtirë në dhëmb). Dhëmb që ngjason në një mbetje të kafenjtë në të zezë flet për një karje të përparuar me paraqitje të kavitetit. Zakonisht janë të përfshirë katër prerësit e përparmë (dhëmbët e përparmë). Prerësit e poshtëm janë të përfshirë relativisht rrallë.
23. Kolapsi (sinkopa)
Kolapsi (sinkopa, alivanosja) është humbje e shkurtër e vetëdijes me kohëzgjatje prej disa sekondave ose minutave.
Sinkopa ndodh si rezultat i asaj që truri nuk ka oksigjen të mjaftueshëm. Shkaku shpeshherë nuk është i njohur. Mund të bëhet fjalë për njërën që vijon: Rënia e përnjëhershme e tensionit të gjakut mund të sjellë gjer te sinkopa. Ajo mund të jetë e provokuar gjatë ngritjes së shpejtë në pozitë të drejtë. Punë e mundimshme ose loja, posaçërisht nëse koha është e nxehtë. Frymëmarrja e shpejtuar (hiperventilacioni). Gjatë gjendjes së stresit dhe brengës i cili mund të veprojë në tensionin e gjakut. Si reaksion i ndaj ndonjë ilaçi. Kollitje e shprehur, dhembje gjatë urinimit ose lëvizje të dukshme të zorrëve. Zgjatjes ose lakimit të shpejtë të kokës mënjanë. Rënia e sheqerit në gjak (i shpeshtë te njerëzit me diabet). Alkool, marihuanë, kokainë. Shtypje e qafës (psh. Jaka e ashpër e ngushtë). Dhembje e fortë gjatë lëndimeve, frika. Probleme të zemrës, probleme me shtypjen e gjakut, sëmundje të ndryshme. Sinkopa mund të ndodhë në cilën do moshë, por alivanosja për shkak të rrënjës së menjëhershme të tensionit së gjakut është më e shpeshtë te personat më të moshuar. Te fëmijët problemi më së shpeshti tejkalohet me rritjen. Para se të alivanoset fëmija ndien dobësim ose dridhje, zbehet dhe mund të ankohet në ndjenjë të nxehtësisë, dhembje në bark ose çrregullime në të shikuarit.
24. Kolikë infantile
Në moshën mes 2 dhe 16 javë disa bebe kalojnë nëpër periudhën kur qajnë rregullisht dhe pa arsye të qartë. Këto kriza të qarjes zgjasin më së paku tre orë dhe zakonisht paraqiten vonë pasdite ose herët në mbrëmje. Duket sikur fëmija vuan nga dhimbje barku. Kjo dukuri njihet më emrin “kolikë” dhe shfaqet te rreth një e treta e të gjithë foshnjave. Zakonisht nuk ndihmon nëse e merrni fëmijën në dorë dhe mundoheni ta qetësoni duke e luhatur. Në rastet më të lehta shfaqen vetëm periudha kur fëmija është i shqetësuar. Shkaku për paraqitjen e kolikave nuk dihet, por ato kalojnë-pa tretman-pas disa javësh. Kolikat paraqiten prej dy deri katër javët e para të jetës dhe maksimumin e tyre e arrijnë rreth javës së gjashtë deri të tetën. Zakonisht foshnja duket e shëndoshë dhe e kënaqur, deri vonë pasdite apo herët në mbrëmje kur shfaqen simptomat që vijojnë: Bebja bën grimasa që tregojnë se diçka i dhemb. Fytyra i skuqet. I shtrin këmbët, duke treguar kështu se i dhemb barku. Qan zëshëm dhe e shqetësuar. Të qarët zgjat nga tre orë apo më shumë dhe nuk qetësohet. Më në fund fiton gazra ose zbrazje, kjo shfaqet më shpesh kur do të ndërpritet të qarët, por mund të jetë edhe koincidencë. Epizodat kalojnë, asgjë e keqe nuk i ndodh bebes.
25. Kongjestia (ënjtësira) e sinuseve
Hunda ka shtatë vrima ashtërore të mbushura me ajër(sinuse), cilat ndihmojnë që ajri i cili kalon nga këtu, të ngrohet dhe laget. Kur fëmija ka ndezje të sinuseve ai ndjen se është i zënë, shtypje ose dhembje në fytyrë, në anën e sinusit të zënë, kollitje dhe sekrecion nga hunda. Kongjestia e sinuseve ndodh kur janë bllokuar vrimat e sinuseve në zbrazëtirat e hundës. Në atë rast sekrecioni normal nga sinuset nuk zbrazet, kështu që bëhet mbushja e tepërt dhe ndjenjë shtypëse. Zakonisht kjo paraqitet gjatë të ftohurit dhe shpeshherë është e përcjellë me temperaturë të lartë. Pa trajtim sinuset zakonisht hapen pas një jave. Komplikimi kryesor është nëse bëhet shumimi i baktereve në sinusin e bllokuar, duke shkaktuar infekcion (sinusitis). Në atë rast vjen deri te paraqitja e temperaturës së lartë, kurse dhembja rritet. Ndonjëherë lëkura mbi sinuset (rreth syrit ose faqeve) skuqet dhe gufon. Ky tip i sinusit duhet të mjekohet me antibiotikë. Infekcionet e përsëritura të sinuseve mund të shkaktojnë kollitje kronike. Sinusi kronik karakterizohet me kokëdhembje, sekrecion nga hunda, kollitje dhe opstrukcion të hundës (hunda e zënë, mbyllur).
26. Kontrolli i parë i bebes tuaj
Ju lindët një bebe të mrekullueshme. Numëruat 10 gishta të bukur, një hundë dhe të tjera. Fëmija duket pa të meta. Por, a është ashtu? Ndonjëherë pas pamjes ideale, prapë se prapë mund të fshihet problem shëndetësor. Para se ta lëshoni spitalin, mjekët do ta kontrollojnë beben tuaj dhe do të bëjnë teste dhe tretmane të caktuara. Me ta, do të sigurohen që fëmija është e shëndoshë dhe do të ndihmojnë që të mbetet ashtu.
27. Shtangimet (sulmet)
Shkaqet e shumta të cilat sjellin deri te ngacmimi i trurit mund të sjellin edhe deri te shtangimet. Për shembull, shtangime mund të ndodhin si rezultat i sasisë së ulët të sheqerit në gjak ose çrregullimi i disa përbërjeve normale në gjak. Shtangime mund të ndodhin si rezultat të dëmtimit traumatik të trurit infekcione, paraliza cerebrale, retardimi mental, tumore të trurit, hidrocefalus, anomali të trurit. Megjithate kur flitet për shtangimet që kanë burrim nga truri të ashtuquajtura konvulzione, më së shpeshti mendohet në sulme epileptike si dhe sulme të tjera të ngjajshme të epilepsisë. Epilepsia relativisht është sëmundje e shpeshtë. Sulmet febrile nuk duhet të ngatërrohen me epilepsinë. Këto sulme nuk janë të shkaktuara nga temperatura. Epilepsia manifestohet me forma të ndryshme të sulmeve, të cilat ndodhin si rezultat i ndryshimeve të trurit.
28. Laringobronkitisi
Laringobronkitisi është ndezja e fytit (laringiti) dhe gypave të frymëmarrjes (trakesë dhe bronkeve). Shkaktarët janë viruse të thjeshta, më së shpeshti virusi parainfluenca tip 1, e më rrallë mikoplazma pneumonie. Klinikisht karakterizohet me frymëmarrje të vështirësuar të ajrit, kollitje dhe marrje të zërit. Te fëmijët më të rritur mund të paraqitet humbja e zërit, dhembje në fyt dhe kollitje e cila krahasohet me ulurimë të qenit. Ekziston mundësia që infekcioni të lëshohet në rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe të paraqitet frymëmarrje fishkëlluese e ndëgjueshme-opstrukcion. Në raste të rënda ka mundësi që të paraqiten çrregullime të sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor dhe dehidratacioni. Terapia përcillet në kushte spitalore. Me infusion intravenoz jepen lëngje, fëmija vendoset në oksigjen, laget ajri dhe jepen antibiotikë, ndonjëherë kortikosteroide. Antihistaminikët janë të kontraindikuar në raste më të vështira fëmija intubohet.
29. Leucemia te fëmijët
Leuçemia te fëmijët është një lloj kanceri. Ai është kancer i qelizave të bardha. Qelizat e bardha krijohen në palcën ashtërore (pjesa e butë e mesit të ashtit). Roli primar i tyre është që të luftojnë kundër infeksioneve. Kur fëmija është i sëmurë nga leukemia, palca ashtërore prodhon një numër të madh të qelizave abnormale të cilat i shtypin qelizat normale të gjakut. Kjo i vështirëson funksionet e gjakut. Nuk ka numër normal të qelizave të bardha të gjakut, për të luftuar me infeksionin. Pasi që gjatë leukemisë është çrregulluar edhe prodhimi i pllakave të gjakut (trombociteve) fëmijët kanë gjakosje nëpër lëkurë dhe në organet e brendshme. Leucemia e fëmijëve fillon në palcën ashtërore . Prej atje mund të përhapet edhe nëpër pjesët e tjera të organizmit. Nuk ekziston test special me anë të së cilit mund të bëhet zbulimi i hershëm i leucemisë. Ekzistojnë më tepër tipe të leuçemisë: Limfoblaste dhe jo limfoblaste. Në marrëdhënie me fillimin dhe rrjedhjen e sëmundjes ekzistojnë: Akute dhe Kronike. Të gjitha moshat mund ta fitojnë leukeminë. Ky është lloji më i shpeshtë i kancerit, te fëmijet. Te raca e bardhë është më e shpeshtë, në krahasim me racat e tjera. Njësoj sëmuren edhe djemtë edhe vajzat. Më së shpeshti paraqitet në moshën 2-8 vjeçare.
30. Pneumonia
Pneumonia është ndezje e mushkërive të bardha (është prekur parenhimi i mushkërive, alveolet dhe septave interalveolare). Paraqitet shpesh te fëmijët. Sipas OBSH (Organizat Botërore Shëndetësore1988) klasifikimi është bazuar në tre kriteriume: anatomike, etiologjike dhe funkcionale, në bazë të pasqyrës klinike. Forma e butë te të cilët është prezente kollitja ose frymëmarrja e vështirësuar, numri i respiracioneve është normal për moshën. Forma mesatare – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e shpejtësuar (tahipnea), pa tërheqjen e hapsirave ndër dhe mes brinjëve (tirazh). Forma e rëndë – kemi kollitje, tahipne, tirazh, por nuk ka mavijosje (cianozë) fëmija mund të pijë lëngje. Forma shumë e rëndë – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e vështirësuar (dispnea), tirazh, cianoza, pranimi i lëngjeve është i vështirësuar. Pneumonia neonatale – pneumonia tek foshnjet, frekuenca e frymëmarrjes është më e madhe se 60/min, është i pranishëm tirazhi dhe ekspiracioni i dëgjueshëm (frymëmarrje e përmbledhur). Shpesh shkaktarë janë viruset–virusi respirator sinciciel (VRS) te fëmijët 10 muajsh deri në 2,5 vjet, te fëmijët prej 5 muajsh deri 5 vjeç – adenovirusi dhe te fëmijët më të moshuar influenca dhe parainfluenca.
31. Puberteti
Puberteti është koha kur nën ndikimin e hormoneve, trupi i vajzave dhe i djemve ndryshon dhe piqet. Fëmija juaj do piqet prej fëmije në grua gjegjësisht burrë. Zakonisht, te vajzat fillon më herët se sa te meshkujt. Ekziston një diapazon i gjerë i moshës kur mund të fillojë. Te vajzat më shpesh fillon mes 9-13 vjet. Te djemtë mes 10 dhe 16 vjet. Më shpesh fillon në të njëjtën kohë siç ka ndodhur te prindërit. Puberteti mund të zgjas e dhe deri 8 vjet. Te disa njerëz mbaron më herët. Te të tjerë rrjedh më ngadalë. Nëse jeni të brengosur rreth ndryshimeve nëpër të cilat kalon fëmija juaj. Nëse mendoni se herët shfaqen këto ndryshime apo se shfaqen me vonesë.
Cilat ndryshime priten te vajzat?
Zakonisht në fillim rriten gjinjtë
Pastaj i fiton menstruacionet e para dhe fillon cikli menstrual. Zakonisht kjo ndodh, gjatë 2 viteve pasi kanë filluar të rriten gjinjtë
Paraqiten qime në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve) dhe nën sqetulla
Lëkura bëhet më e yndyrshme. Paraqiten puçrra (akne).
Era e trupit bëhet më e fortë
Fillon të fitojë në peshë, sidomos rreth kofshëve.
Fillon me shpejtësi të rritet në lartësi
Cilat ndryshime priten te djemtë?
Rritet penisi dhe testiset (herdhet). Zakonisht ky është ndryshimi i parë
Zëri trashet
Rritet në lartësi. I zgjerohen supet
Bëhet leshator në duar, fytyrë, këmbë dhe në pjesën pubike (pjesën mes këmbëve)
Lëkura bëhet më e yndyrshme. Mund t’i shfaqen puçrra (akne)
Era e trupit intensifikohet
Fillon të fitojë në peshë
32. Refluksi vezikoureteral
Te vajza juaj tre vjeçare është diagnostikuar infeksion urinar dhe mjeku juaj dyshon se ka refluks vezikoureteral. Nëpër kokë kalojnë më shumë pyetje, për të cilat kërkoni përgjigje. Për çfarë anomalie bëhet fjalë, si është rrjedha dhe tretmani, ç’mund të bëhet që të korigjohet? Urina krijohet në veshka, dhe prej atje përmes kanaleve të quajtura ureterë drenazhohet në fshikëzën e urinës. Kur mbushet fshikëza, fitojmë senzacion për urinim: fshikëza kontraktohet, ndërsa sfinkteri i jashtëm i uretrës (kanal përmes të cilit urina hudhet jashtë nga fshikëza) relaksohet dhe urina hudhet jashtë. Refluksi vezikoureteral shfaqet kur gjatë kontraktimit të fshikëzës urina në vend që të hudhet jashtë përmes uretrës, kthehet prapa përmes ureterëve në veshka. Urina shkon nëpër rrugë të gabuar.
33. Sindroma nefrotike
Ç’ndodh me veshkat dhe me organizmin te sindroma nefotrike?
Funksioni kryesor i veshkave është që t’i filtrojnë produktet hedhëse përfundimtare që krijohen gjatë metabolizmit, nga gjaku në urinë. Kjo realizohet në atë mënyrë që gjaku qarkullon në veshka nëpër një rrjetë kapilarësh (enët më të imta të gjakut), që lejojnë filtrim të ujit dhe molekulave të imta, por nuk lejojnë të humbasin molekulat e mëdha, siç janë proteinat. Mund të thuhet se veshkat punojnë si një sitë. Te sindroma nefrotike, si rezultat i inflamacionit, vrimat e “sitës” bëhen më të mëdha, dhe nëpër to nga gjaku në urinë kalojnë proteinat, dhe kjo, së pari ato me masë molekulare më të vogël, siç janë albuminat. Albuminat paraqesin pjesë përbërëse të rëndësishme të gjakut. Njëri nga funksionet e tyre është ta mbajnë ujin të mos kalojë përmes kapilarëve në indet përreth. Kur niveli i albuminave në gjak është shumë i ulët (si rezultat i asaj se humben me urinën, siç është rast te sindroma nefrotike), uji del nga kapilaret, akumulohet në indet përreth dhe shkakton të ënjtura, që paraqesin karakteristikë kryesore e sindromës nefrotike. Veshkat duke u përpjekur ta kompensojnë humbjen e albuminave përmes urinës, e mbajnë kripën më shumë se zakonisht dhe me këtë të ënjturat potencohen.
34. Cirkumcizioni
Nën cirkumcizion nënkuptojmë ndërhyrje kirurgjike me të cilën hiqet lafsha që e mbulon majën e penisit.
Shumica e shoqatave të pediatërve duke e përfshirë edhe Akademinë Amerikane për Pediatri nuk e rekomandojnë cirkumcizionin si rutinë. Rekomandimi i tyre është që vendimin për cirkumcizion ta sjellin prindërit. Shkaqet që vijojnë mund të ndikojnë në vendimin për cirkumcizion.
35. Temperatura e lartë
Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku. Temperatura trupore normale është 37 0C. Gjatë ditës mund të fluktuojë nga 36.10 C në mëngjes deri 380C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i disponuar. Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C. Termometri më i sigurtë është elektroniku, ai është më i lehtë për përdorim, por më i shtrenjtë. Më shpesh përdoret termomteri prej qelqi me zhivë, i cili është edhe më i lirë. Mund të përdoret për matje të temperaturës aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para çdo përdorimi, është e rëndësishme që të shkundet zhiva, ashtu që vija e zhivës të bie nën 370 C. Pas çdo përdorimi lajeni me ujë dhe e thani. E rruani në vend të sigurtë larg fëmijëve, në këllëf që të mbrohet nga thyerja. Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t’i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit. Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike.
36. Thithja e gishtit
Thithja e gishtave është një gjë normale nëse bëhet fjalë për foshnjë. Shumica e fëmijëve e humbin këtë shprehi diku mes vitit të 2-4. Deri në shtatë vjet zakonisht nuk ka efekte negative të përhershme te dhëmbët, pasi që bëhet fjalë për dhëmbët e parë, të qumështit, të cilët sidoqoftë do të ndërrohen. Nëse thithja vazhdon edhe pas vitit të shtatë, pasi do dalin dhëmbët e përhershëm, do të shfaqen probleme me dhëmbët. Lëkura e gishtit që thithet, nën ndikimin e pështymës, mund të lëndohet dhe të jetë derë e hapur për infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin në gojë mund të futen mikroorganizma të ndryshëm, disa prej tyre të aftë të shkaktojnë sëmundje. Thithja e tepërt e gishtit të madh mund të sjell deri te deformimi i qiellzës dhe i dhëmbëve, duke e ndryshuar nivelin e dhëmbëve (kafshimin). Qiellëza bëhet e lartë, kafshimi i parregullt, pasi që dhëmbët e sipërm dalin përpara dhe jashtë. Te disa fëmijë formulimi i disa tingujve është i çrregulluar.
37. Shëndeti i tepërt te fëmijët
Trashësia përkufizohet si prezencë e tepërt e dhjamit. Fëmija i trashë ka më shumë ind dhjamor, sesa që përputhen për moshën. Trashësia shpesh është karakteristikë familjare. Prindërit e trashë është e mundshme të kenë fëmijë të trashë. Kjo është rezultat i kombinimit të faktorëve të trashëgimisë dhe mënyrës jo të shëndetshëm të ushqimit dhe të jetesës, me mungesë të aktivitetit fizik. Ndonjëherë trashësia është e shkaktuar nga shkaqe mjekësore (sëmundje) ose si rezultat i ndikimit të disa barërave. Çfarë problemesh mund të shkaktojë trashësia?
Trashësia mund të sjell deri te astma dhe deri në apne në gjumë. Mund të sjell deri në sëmundje të zemrës, sëmundje të sheqerit, tension të lartë, pikë në tru dhe kancer.
Fëmijët e trashë mund të jenë të përqeshur dhe të larguar nga shoqëria. Fëmijët e trashë janë me rrezik më të madh për depresion.
38. Urinim i pavullnetshëm natën
(Enuresis nocturna)
Me termin “urinim natën”, emërtohet urinimi i pavullnetshëm gjatë të fjeturit. Duhet të dallohet nga urinimi ditën, kur urinimi i pavullnetshëm ndodh gjatë ditës. Urinimi natën haset shpesh tek fëmijët. Llogaritet si problem, nëse paraqitet te fëmijë meshkuj më të mëdhenj se 6 vjet dhe te vajza më të mëdha se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshëm natën është frustruese edhe për fëmijën edhe për prindërit, duke shkaktuar ndjenjë të nënçmimit te fëmija. Asnjëherë nuk duhet të hidhërohemi e as të dënojmë fëmijë që urinon natën, pasi që ai këtë nuk e bën me vullnet. Sipas një teorie është prezent çrregullim i gjumit dhe i qendrës për zgjim në trurin e madh. Këta fëmijë flenë shumë fortë dhe nuk zgjohen kur do të fitojnë shtytje për urinim. Sipas një teorie tjetër bëhet fjalë për çrregullim / mungesë e hormonit të hipofizës, i cili normal tajitet gjatë natës dhe shpie deri tek krijimi i një sasie më të vogël të urinës gjatë natës.
39. Verdhëza
Verdhëza karakterizohet me ngjyrosje të verdhë të lëkurës dhe të syve. Shpesh haset te të porsalindurit (te 6 nga 10 të porsalinur shfaqet verdhëza, e shkallës së ndryshme), te foshnjat e lindura para kohe ajo është më e shpeshtë. Verdhëza është e shkaktuar nga teprica e substancës kimike e quajtur bilirubinë, e cila normal eliminohet përmes mëlçisë. Mëlçia e të porsalinurit është e pazhvilluar mjaftueshëm, por më shpesh për disa ditë ajo aftësohet që ta procesojë bilirubinën. Nëse bëhet fjalë për foshnjë të lindur në kohë, verdhëza e shprehur lehtë nuk është diçka që duhet t’ju brengos, ajo do të tërhiqet përafërsisht për një javë. Prapë se prapë, nëse foshnja ka lindur para kohe ose është e sëmurë, apo niveli i bilirubinës në gjak është shumë i lartë, e nevojshme është një ndjekje e kujdesshme dhe tretman mjekësor. Verdhëza mund të jetë e shkaktuar dhe nga shkaqe tjera, si prania e kundërtrupthave ndaj grupeve të gjakut (Rezus faktor ose ABO inkompatibili), anemia hemolitike, hepatiti dhe galaktozemia.
40. Veshkat
Normalisht ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak (një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra). Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit së bashku me produktet hedhëse ndahet nga gjaku me një proces të quajtur filtrim dhe shkon në kanalthe. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera të cilat janë të rëndësishme për organizmin kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve. Në këtë mënyrë produktet hedhëse koncentrohen në urinë. Nga kanalthet urina mbartet në kanalin të quajtur legeni i veshkës, e pastaj përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, dhe më në fund përmes uretrës jashtë. Normalisht, veshkat krijojnë rreth 1-2 litra urinë çdo ditë, në varësi nga sasia e ujit të pirë. Veshka normale ka aftësi të lejojë një mbingarkim. Nëse humbet njëra veshkë, tjetra veshkë zmadhohet që ta kompensojë funksionin e veshkës tjetër.
41. Vjellja
Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët. Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksion urinar ose gjatë problemeve tjera. Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita në ditë përforcohet ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion. Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale. Ndonjëherë mund të jenë ngjitëse, në varshmëri nga sëmundja që i ka shkaktuar.
42. Diarreja
Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës. Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënien e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se sa do të ha. Më së miri është t’i jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël. Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos jo foshnjave të vogla. Fëmijëve më të mëdhenj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, molla dhe mish të zier. Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet të jepen lëngje të kthjella.
43. Ftohja
Kjo është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë. Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse (në greqisht rino do të thotë hundë). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës. Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Përkundrejt besimeve të përhapura se do të ftoheni nëse nuk visheni mirë, nëse fleni apo rrini në rrymë ere ose dilni jashtë me flokë të lagura, kjo nuk është e vërtetuar. Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbërt. Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.
44. Gjiardiazë (Lambliazë)
Gjiardiaza lamblia është parazit i cili te fëmijët dhe tek të rriturit shpesh shkakton infektim të zorrëve. Transmetohet përmes jashtëqitjeve ose përmes ujit të kontaminuar dhe ushqimit. Përveç kësaj, parazitët e gjiardiazës mund të kalojnë te njerëzit nga kafshët e infektuara (p.sh. qentë). Në institucionet me qëndrime ditore infektimi mund të përhapet përmes duarve të ndotura (fëmijët ose edukatoret), lodra të ndotura, mobilje dhe shtrojeve. Ndonjëherë infektimi me gjiardiazë është pa simptoma. Në raste tjera shkakton diare (mund të ndërrohet me kaps). Fëmijët e infektuar mund të ankohen në gazra, fryerje të barkut, humbje të oreksit dhe humbje në peshë. Te fëmijët e vegjël paraqitet vjellje. Periudha e inkubacionit është nga 1-4 javë. Fëmijët janë ngjitës (të aftë ta përhapin infeksionin) deri sa kanë cista të gjiardiazës në jashtëqitjet e tyre. Fëmijët e infektuar ose personeli që tregojnë simptoma të gjiardiazës, duhet të largohen deri sa trajtohen dhe jo më gjatë se sa kanë diare. Individët e infektuar që nuk kanë simptoma paraqesin rrezik të vogël për përhapjen e simptomave dhe zakonisht nuk duhet edhe të trajtohen e as të largohen.
45. Verdhëza (Hepatiti A)
Hepatiti A paraqet infeksion viral i mëlçisë. Transmetohet në mënyrë oro-fekale domethënë me duar të papastëra pas kontaktit paraprak të duarve me jashtëqitjet e personit të infektuar. Mund të transmetohet edhe përmes ujit dhe ushqimit të kontaminuar. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh nuk kanë asnjë simptomë. Gjasat e verdhësimit të lëkurës dhe syve (verdhësia) rriten me moshën (shumica e fëmijëve të vegjël nuk kanë verdhësi, shumica e të rriturve kanë). Simptoma tjerë që mund të paraqiten janë humbje oreksi, lodhje, përzierje, vjellje, dhembje muskujsh, temperaturë, urinë të errët dhe jashtëqitje të zbehta pa ngjyrë.Periudha e inkubacionit: zakonisht 15-50 ditë. Periudha ngjitëse zgjat rreth 2 javë para fillimit të simptomave dhe rreth 1 javë pas fillimit të verdhësisë. Fëmijët duhet të largohen nga qëndrimi ditor deri 1 javë nga fillimi i simptomave dhe derisa verdhësia nuk zhduket.
46. HIV
Në disa pjesë të botës, shkalla e infektimit me HIV ose AIDS rritet me shpejtësi të madhe dhe AIDS paraqet shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë. Në vendin tonë infektimi me HIV ende nuk është i shpeshtë. HIV është shkurtesë për virusin human të imunodeficiencës. Ai është virus që e atakon sistemin e imunitetit. Sistemi i imunitetit ndihmon që të mbrohemi nga sëmundjet. Kur imuniteti ynë është i dobësuar, organizmi nuk është i aftë që të luftojë kundër sëmunjeve. Infektimi me HIV shpie deri te AIDS (sindromi i imunodeficiencës së fituar). Nëse ndonjë person është HIV pozitiv, kjo do të thotë se testi i gjakut tregon që virusi është prezent në organizëm. Deri sa virusi nuk e atakon sistemin e imunitetit (ndonjë herë pas shumë viteve), ai person nuk ka AIDS.
47. AIDS
AIDS paraqet sindrom i imunodeficiencës së fituar kur HIV gjatë kohë ka luftuar me sistemin e imunitetit dhe ai është harxhuar dhe fillon paraqitja e infeksioneve dhe sëmundjeve tjera (pneumonitë dhe llojet e ndryshme të kancerit) me pasoja të rënda për organizmin dhe më në fund me vdekje. Zakonisht kalojnë shumë vite para se të ndodh kjo fazë. Me aplikimin e trajtimit adekuat kjo periudhë mund të vazhdohet. Emocionet dhe reakcionet kur personat kuptojnë se janë HIV pozitiv lëvizin prej ndjenjës së hutisë, hidhërimit, shqetësimit, frikës, panikës, dëshpërimit, depresionit, mendimeve për vetëvrasje, mosbesimit, ndjenjës që nuk është e drejtë ajo që u ndodh. Me kalimin e kohës, shumica e personave bëhen të aftë ta pranojnë sëmundjen dhe të mësojnë të jetojnë me të, duke u bërë më të fortë shpirtërisht dhe emotivisht, duke e kuptuar se ç’është e rëndësishme në fakt, dhe e jetojnë jetën në tërësi. Njerëzit të cilët janë HIV pozitiv ballafaqohen me atë se si tu tregojnë familjarëve, shoqërisë dhe të dashurve. Ata shumë shpesh ballafaqohen me diskriminimin përmes injorimit gjë që është pasojë e mungesës së edukatës.
48. Infeksioni i lëkurës (impetigo)
Me impetigo nënkuptohet infeksion i lëkurës, i cili shfaqet shpesh te fëmijët më të vegjël. Shkaktarë janë bakteret që më shpesh e atakojnë lëkurën që paraprakisht është e lënduar nga shkaqe të ndryshme (plagë, gërvishtje, djegie). Më shpesh janë të kapura duart dhe fytyra sidomos pjesa rreth hundës dhe gojës. Infeksioni më lehtë paraqitet te fëmijë të cilët tërë kohën kanë rrjedhje hunde, fëmijë që i kafshojnë buzët, e thithin gishtin ose e kruajnë vendin e pickimit nga insektet dhe me atë shkaktojnë gërryerje në lëkurë. Impetigo është sëmundje ngjitëse që transmetohet përmes duarve ose me kontakt direkt me lezionet-edhe atë në pjesë tjera të trupit ose te fëmijë tjerë. Infeksioni mund të transmetohet edhe përmes teshave të kontaminuara ose riza që kanë qenë në kontakt me plagë të hapura. Së pari në lëkurë paraqiten puçrra të kuqe, të cilat pastaj mbushen me lëng (të a.q flluska-blister). Blisterët lehtë plasin ndërsa lëngu derdhet duke formuar korriçkë, me ngjyrë mjalti. Ndonjëherë blisterët nuk plasin, ose plasin duke mos u formuar korriçka dhe në vendin e tyre formohet regjion me ngjyrë rozë në të kuqe. Impetigo-ja nuk shkakton temperaturë të lartë. Periudha e inkubacionit është nga 4-10 ditë. Periudha ngjitëse gjatë të cilës fëmijët duhet të largohen nga institucionet me qëndrim ditor zgjat 24 orë pas fillimit së terapisë me antibiotikë. Pas kësaj periudhe llogaritet që ndryshimet nuk janë më ngjitëse.
49. Infeksionet me Hemophillus Influenzae
Bakteri Hemofillus Influenca tipi B gjendet mes shkaktarëve më të shpeshtë të meningjitit, te fëmijë më të vegjël se 5 vjet. Fëmijët e infektuar me këtë bakter mund ta zhvillojnë njërën nga sëmundjet që vijojnë: Meningjit – infeksion i cipave që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Shenjat: temperaturë e lartë, shqetësim, përgjumësi, plogështi, humbje oreksi, kokëdhembje dhe shtangie të qafës. Bakteremi – infeksion i gjakut. Shenjat: fëmija duket keq, temperaturë e lartë, plogështi, shqetësim. Epiglotit – infeksion i epiglotisit dhe i strukturave tjera në pjesën e pasme të fytit; ënjtja i bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekje, nëse nuk aplikohet tretman mjekësor emergjent. Shenja: fëmija është i frikësuar dhe manifeston frymëmarrje të vështirësuar, lëshon tinguj fishkëllor si këndim gjeli dhe merr një pozitë të përkulur që ta lehtësojë frymëmarrjen. Celulit – infeksion i lëkurës. Shenjat: regjioni i përfshirë (zakonisht rreth syve dhe mollëzat) ënjtet, e ënjtura është e ngrohtë, me dhembje dhe e kuqe ose rozë; temperaturë e lartë, pamje e keqe e fëmijës. Pneumoni- infeksion i mushkërive. Shenjat: kollë dhe frymëmarrje e vështirësuar. Artriti septik – infeksion i nyjes (shpesh kërdhokulli). Shenjat : temperaturë dhe çalim.
50. Kolla e bardhë (Pertusis)
Kolla e bardhë është sëmundje ngjitëse serioze që shfaqet te foshnjat gjithashtu edhe tek fëmija më i madh. Mund të sjellë gjer te komplikimet si inflamacioni i mushkërive, ngërçet, koma dhe vdekja, zakonisht te fëmijë më të vegjël se 1 vit. Shkaktar është bakteri Bordetella pertussis, ndërsa transmetohet përmes sekreteve të rrugëve të frymëmarrjes. Në fillim paraqitet teshtitje, rrjedhje hundësh dhe kollë. Zakonisht fëmija nuk ka temperaturë ose ka temperaturë të ulët. Pas një deri dy javë, fëmija fillon të fitojë sulme (paroksizma) të kollës, të shoqëruara me tingull fishkëllues ose si këndimi i gjelit. Sulmet e kollës janë të shoqëruara me vjellje të mukusit. Zakonisht, mes sulmeve fëmija duket mirë. Periudha e inkubacionit zgjat nga 6-20 ditë. Fëmijët janë ngjitës 3 javë pas fillimit të kollës paroksizmale, ose 5 ditë pas fillimit të tretmanit me antibiotik specifik sipas rekomandimit të mjekut.

Rini të përjetshme, maska natyrale me mjaltë dhe vaj ulliri

$
0
0


Rrudhat janë të pashmangshme me kalimin e moshës dhe shpesh herë as produktet e kushtueshme kozmetike nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Ne ju sjellim një recetë për të përgatitur krem anti­rrudhë, në kushtë shtëpie. Ky krem do të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës, do të hidratojë lëkurën si dhe do të reduktojë rrudhat.
Përbërësit:
– 2 lugë çaji vazelinë (mund ta gjeni në farmaci)
– 1 lugë çaji mjaltë
– 1 e verdhë veze
– 1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajame
Përgatitja:
Duke përdorur avujt e ujit shkrini vazelinën (nevojiten vetëm disa minuta). Më pas shtoni përbërësit e tjerë: të
verdhën e vezës, vajin dhe mjaltën.
Sigurohuni të përzieni përbërësit mirë, deri sa të krijohet një masë homogjene. Mund ta mbani këtë përzierje në një kuti kremi të vjetër, ose në ndonjë enë tjetër të përshtatshme.
Aplikojnë në lëkurë duke e masazhuar atë. mbajeni për 30 minuta. Pas 30 minutash hiqeni kremin duke përdorur një peshqir të lagur. Rekomandohet të aplikohet 2 orë para se të flini.

Situata politike në Maqedoni në “status-quo”

$
0
0

Protestat antiqeveritare në Maqedoni nuk kanë të ndalur. A duhet që BE-ja të vendosë sanskione ndaj Maqedonisë, shtrojnë pyetjen analistët.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të cilit është në pushtet, ka dalë me një apel të ashpër drejtuar liderëve të partive më të mëdha maqedonase në vend, VMRO-së dhe LSDM-së, që sa më parë të gjejnë kompromis, duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike. “Këto ditë janë vendimtare për vendin. Përkrahni alternativat për dalje nga kriza, duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore, si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euroatlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike”, ka thënë Ali Ahmeti. Sipas tij, BDI-ja do t'i vazhdojë përpjekjet për të dalë nga kriza, duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë nga Brukseli dhe Uashingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.
Partia kryesore opozitare maqedonase LSDM edhe më tej këmbëngul për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit pa u përmbushur kërkesat nga Marrëveshja e Përzhinës që kanë të bëjë me pastrimin e listës zgjedhore dhe reformimin e mediave. LSDM bën me dije se 4 televizione kombëtare janë nën kontroll të plotë të Gruevskit dhe merren me propagandë. Mediat proqeveritare gjatë këtij muaji kanë emetuar 15 orë lajme në favor të VMRO-DPMNE-së dhe 10 orë lajme negative për LSDM-në. Por e gjithë kjo është e kotë sipas LSDM-së, propaganda nuk do ta shpëtojë nga ligji Nikolla Gruevskin. “Populli është në këmbë dhe situata po ndryshon“. LSDM premton se pas ndryshimit të pushtetit nuk do të ketë më mediume që merren me propagandë kundër opozitës dhe me montime dhe shtrembërrime të së vërtetës.
A do të ketë sanksione për Maqedoninë?
Megjithëse ende nuk pranon t‘i zbardhë, Brukseli nuk ka hequr dorë nga vendosja e masave të reja ndaj Maqedonisë pas dështimit të Marrëveshjes politike dhe mos përmbushjes së reformave urgjente prioritare. Madje situata në vend sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijançiq vazhdon të përbëjë shqetësim të madh për Brukselin. “Situata mbetet ende shumë shqetësuese për ne. Ne mbetemi në dispozicion, por siç e përsëritëm disa herë, përgjegjësia për zgjidhjen e krizës politike në vend është në duart e liderëve politikë. Në deklaratën e një jave më parë theksuam se jemi të detyruar të konsiderojmë veprime të mëtejshme me qëllim që të plotësohen kërkesat e parashtruara nga Këshilli, Komisioni dhe Parlamenti. Unë nuk do të spekuloj rreth tyre”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Maqedonia do të mund të përballet me sanksione si në aspektin politik, ashtu dhe atë ekonomik, pasi vazhdimisht Shkupi i shpërfill rekomandimet e Brukselit dhe Uashingtonit. “Faza e parë e sanksioneve, për të mos i dëmtuar qytetarët e Maqedonisë, zakonisht praktikohet që në listat e zeza të Uashingtonit dhe Brukselit të hyjnë të gjithë ata të cilët janë të inkriminuar dhe shkelën marrëveshjet e arritura, në fazën e dytë mund të pritet që Maqedonisë t`i merret rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE, dhe në fazën e tretë pritet të pasojnë sanksionet ekonomike”, thekson Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik në Maqedoni.
Profesor Denko Malevski, konsideron se Uashingtoni dhe Brukseli, përderisa nuk tërhiqet vendimi i presidentit Ivanov për faljen e politikanëve, nuk do të futen në asnjë lloj debati me politikanët e Maqedonisë. “Akti i faljes së zyrtarëve më të lartë të shtetit për përfshirje në kriminalitet, politikbërësit e Maqedonisë i bënë jo kompetent për t`u ulur për çfarëdolloj bisedimesh me kolegët e tyre nga Evropa ose SHBA”, thekson Denko Malevski.
Sanksionet të çfardo llojit do të kishin ndikim psikologjik më shumë se ndikimi real ndaj ekonomisë së vendit, thotë analisti politik Dame Çkatroski. Ky ndikim psikologjik ndaj qytetarëve do ta destabilizonte sektorin financiar pavarësisht deklarimeve të institucioneve se gjithçka është në rregull. “BE po rikujton sanksionet si masë preventive. Ndonëse ato janë të mundura, sanksione nuk do të ketë”, vlerëson analisti Dame Çkatroski.
Mazedonien Proteste in Skopje
Protestat nuk kanë të ndalur
Protestat e Iniciativës civile "Protestoj" kanë hyrë në javën e tretë. Ata kërkojnë tërheqjen e vendimin të presidentit Gjorge Ivanov për falje, dorëheqjen e tij, tërheqjen e vendimit për zgjedhjet më 5 qershor dhe formimin e qeverisë teknike. “Revolucioni shumëngjyrësh”, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit, të cilat i qëllojnë me bojë. Përveç në Shkup, protesta po mbahen edhe në qytete tjera të Maqedonisë, ku poashtu organizohen kundërprotesta të përkrahura nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.
Partia DOM ka shprehur brengosje lidhur me masat e arrestit shtëpiak për dhjetra protestues antiqeveritar. E drejta për protestë është një nga të drejtat themelore në demokraci dhe është e pakumptimtë të arrestohesh me arsyen e vetme se po proteston. Çka vjen pas kësaj, pyetën nga DOM. Orë policore? Partia bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndërprerjen metodave për frikësim dhe trysni ndaj qytetarëve./dw

Gjermania ngre ushtrinë kibernetike

$
0
0


13.500 pjesëtarë të Bundeswehrit do të luftojnë në të ardhmen në internet. Pikërëndesa do të jetë në mbrojtjen e sulmeve kibernetike. Në temën e ndërmarrjes së sulmeve, ministrja e Mbrojtjes mbajti qëndrim defensiv.
Ushtria gjermane, Bundeswehri po armatoset kundër sulmeve që vijnë nga interneti. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen shpalli për këtë ngritjen e një drejtorie të përgjithshme me 13.500 punonjës. Si datë për nisjen e punës, ministrja përmendi fundin e këtij viti. Në bazë të planit, drejtoria e re e përgjithshme me emrin “hapësira kibernetike dhe informative” do të zgjerohet deri në vitin 2021 dhe do të “sillet në gjendje të plotë operacionale”.
Me këtë ministrja reagon ndaj rritjes së numrit të sulmeve kibernetike. Aktualisht çdo ditë numërohen rreth 6500 sulme ndaj rrjeteve të federatës. Sektori i ri organizativ i Bundeswehr-it do të ketë një inspektor të vetin. 13.500 vendet e reja të punës nuk do të hapen nga e para – por, në 90 përqind të tyre – do të krijohen nga forcat e IT-së të shpërndara në pjesët ushtarake dhe civile të të gjithë Bundeswehr-it.
Kurs kibernetike në Universitetin e Bundeswehr-it në Mynih
“Ne duhet të pozicionohemi më mirë në temën e kibernetikës” dhe ta “grupojmë më mirë ekspertizën”, tha von der Leyen. Specialistë nga jashtë, në bazë të kësaj, Bundeswehri do t’i tërheqë përballë konkurencës së madhe në treg, para së gjithash me “shanse të qarta për karrierë”. Veç kësaj, në universitetin e Bundeswehrit në Mynih do të ngrihet një kurs kibernetike me disa vende profesorësh, kurs të cilin do ta mbarojnë rreth 70 vetë në vit. Pranë Shkollës së Lartë do të ngrihet edhe një qendër kërkimore.
Von der Leyen pranoi njëkohësisht prapambetje të Bundeswehrit në mbrojtjen kibernetike. Në kuadër të përpunimit të Librit të Bardhë aktual të ushtrisë, vitin e kaluar ministria “i avancoi në mënyrë të konsiderueshme njohuritë e saj” dhe “nëpërmjet një workshopi për kibernetikën, të cilin e ngritëm relativisht vonë” u bë e qartë “sa e rëndësishme është që të fitojmë kohën e humbur në këtë fushë.” Ndihmë ka dhënë në këtë fushë këmbimi i përvojave me “aleatë, që janë më përpara”.
E rezervuar u tregua ministrja për aftësitë e mundshme ofensive të sektorit të ri kibenetik. Bundeswehri do të veprojë “me aftësinë e re kibernetike” njësoj si punon në të gjithë sektorët e tjerë, tha ajo. Ushtria gjermane duhet të jetë në gjendje “të mbrojë veten”, “të ndërtojë aftësi mbrojtëse” dhe që të ketë mundësi “të ushtrohet” për qëllime mbrojtëse. Përgjegjësinë drejtuese në strategjinë e Bundeswehrit në përgjithësi do ta ketë “shumë qartë” Ministria Federale e Punëve të Brendshme.
Megjithatë, Bundeswehri ka disa vjet që ushtrohet për sulme kibernetike. Një njësi e vogël, e fshehtë, që vepron në Rheinbach pranë Bonnit, me aktualisht 60 ushtarakë është përgjegjëse për këto sulme. Por një angazhim ofensiv i kësaj njësie – si për shembull depërtimi në rrjetin e kundërshtarit – duhet të miratohet nga Bundestagu, njësoj si misionet luftarake në Afganistan dhe Mali./DW

Shmangia e Luftës së re të Ftohtë me Rusinë

$
0
0

Nga James Stavridis

Në romanin ikonë të Ian Fleming “Goldfinger”, i keqi thotë prirjen e agjentit të fshehtë James Bond për të ndërhyrë dhe për t’i prishur planet e tij: “Herën e parë është aksident. Herën e dytë është rastësi. Herën e tretë është veprim i armikut”.
Pra çfarë duhet të bëjmë kur dy manovra tepër provokative ruse u kryen ggjatë javës së kaluar, ndaj anijes luftarake amerikane në gjerësi të ujërave të detit Baltik dhe ndaj një avioni në hapësirën ndërkombëtare aty pranë?
Vladimir Putini po luan me zjarrin në këtë lloj manovre hiper-agresive dhe është thuajse e sigurt se urdhrat vijnë prej tij, personalisht, duke parë mënyrën se si drejtohet Rusia sot dhe stekën e lartë të profilit të sulmeve ndaj aseteve ushtarake amerikane.
Në incidentin parë, më 12 prill, një avion rus Su-24 fluturoi rreth 15 metra larg USS Donald Cook me shpejtësi të lartë dhe në pozicion fare të ulët. Anija amerikane, një destrojer Arleigh Burke-class, nuk hapi zjarr por do të kishte qenë brenda rregullave nëse do të kishte përdorur raketa mbrojtëse ndaj avionit rus.
Duke qenë se e kam komanduar një anije të tillë përpara disa vjetësh, unë mund të dëshmoj nivelin e përmbajtjes së treguar nga kapiteni; ai pati përballë një përpjekje të mundshme armiqësore dhe minimalisht mund ta ketë marrë në konsideratë që ta qëllojë avionin. Situata u lehtësua disi nga mungesa e dukshme e një rakete tek avioni Su-24 dhe nga mungesa e radarit rus të kontrollit të zjarrit që të ishte duke u përdorur aktivisht për të “shënjestruar” anijen amerikane.
Incidenti i dytë ndodhi më 17 prill, dhe përfshiu një vion amerikan Boeing RC-135 që po vepronte në hapësirë ndërkombëtare. Në këtë rast, një avion rus Su-27 bëri një manovër me përdredhje mbi avionin më të avashtë dhe më pak të manovrueshëm amerikan, rreth 15 metra larg tij. Një gjë e tillë është shumë e rrezikshme (dy pilotë të frupiot tim me F-14-a u përplasën teksa e bënin një gjë të tillë në vitin 2004) dhe ngjasonte më tepër me mburrjet ajrore që u bënë të famshme nga filmi Top Gun.
Një lloj i tillë fluturimi ishte një marrëzi në vitin 1986 (kur ne e bënim këtë, ashtu sikurse edhe rusët) dhe vazhdon të jetë marrëzi edhe sot.
Tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës janë në nivelet më të larta që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë mbi dy dekada më parë. Një gjë e tillë vjen si rezultat i mësymjes ruse në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, që të dyja në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, që ka sjellë sanksione të rrepta kundër Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë.
Për më tepër, dy shtetet kanë mosmarrëveshje të forta lidhur me kursin e përshtatshëm të aksionit në Siri, me Putinin që mbështet regjimin e rrënuar të sirianit të fortë Bashar al-Assad dhe me Shtetet e Bashkuara që po përpiqen që të krijojnë një koalicion më të moderuar të rebelëve sirianë për ta rrëzuar atë. Kremlini është tejet i ndjeshëm në këtë moment për shkak trë rershjtimit të trupave dhe stërvitjeve të NATO-s përreth periferive të saj – pasojë direkte e veprimeve të saj agresive në Gjeoergji dhe Ukrainë.
Së fundi, Rusia është e shqetësuar për sigurinë e Kaliningradit, një enklavë ruse në Detin Baltik (ku ndodhën të dyja incidentet) që është e shkëputur nga pjesa tjetër e shtetit. Moska ka kërcënuar se do të vendosë raketa balistike atje, në rast se Shtetet e Bashkuara do ta rinovojnë arsenalin e tyre bërthamor në Gjermani. Kjo centrifugë drejt një mendësie prej Lufte të Ftohtë qartësisht nuk është në interesin e askujt. Pra si ta shmangim këtë por duke u përballur me Moskën kur normat e sjelljes e lypsin?
Të mos ecim vetëm
Rregulli i parë është të veprojmë bashkarisht. Vendosja e një mendësie “shtet kundër shtetit” është kundërprodhuese për Shtetet e Bashkuara. Përgjigjet e Uashingtonit duhen dhënë brenda kontekstit të NATO-s sa më shumë të jetë e mundur, përfshi  rreshtimet ushtarake në terren, në det dhe në ajër në rajon. Rusia kërkon ta kthejë këtë në një përballje me Shtetet e Bashkuara dhe të përpiqet të shkaktojë një krisje brenda aleancës. Ne duhet ta shmangim këtë dhe të vazhdojmë zhvillimet tona nën petkun e NATO-s, përfshi edhe Nismën për Sigurinë Evropiane.
Të zgjidhen betejat
Së dyti, ne duhet të përballemi me Rusinë – por vetëm atëhere kur është e domosdoshme. Në mënyrë të veçantë, duhet ta mbajmë trysninë e sanksioneve ndaj Moskës deri kur ajo t’i respektojë plotësisht marrëveshjet e armëpushimit të Minskut; ta kundërshtojmë fort vazhdimin e qëndrimit të Assadit në pushtet, dhe ta qortojmë Rusinë për shkeljet masive të të drejtave të njeriut. Por ne kemi shumë mosmarrëveshje të tjera me Rusinë lidhur me fatkin se si duhet vepruar në arenën ndërkombëtare që nuk lypsin përplasjen (militarizimi i Artikut, largimi nga riarmatosja, vendosja e sistemeve raketore balistike mbrojtëse, shitjet e armëve ruse Iranit, si të veprojmë në botën kibernetike, etj).
Më tepër bisedime, më pak përplasje
Më në fund, në nivel taktik, duhet të tregohemi të mençur që të flasim më shpesh me Rusinë për protokollet aktuale për ndërveprimet ushtarake të forcave tona. Marrëveshja amerikano-sovjetike për parandalimin e incidentevenë dhe mbi det, e negociat më 1972, është ende një bazë e mirë se si duhet të veprojnë anijet dhe avionët; ajo shërben si një guidë shumë specifike dhe qe një doktrinë thelbësore gjatë Luftës së Ftohtë. Rikthimi i krerëve ushtarakë amerikanë dhe rusë në një konferencë të nivelit të lartë për ta rishikuar dhe rifreskuar marrëveshjen do të ishte një hap pozitiv.
Njerëzit më pyesin shpesh a jeni kthyer në Luftën e Ftohtë. Përgjigja ime është: jo ende. Lufta e Ftohtë i bën të duken të vogla tensionet aktuale në numër trupash, anijesh,d he avionësh, ashtu sikurse edhe për nga niveli i gatishmërisë ushtarake për të kryer operacione globale dhe masive luftarake – përfshi edhe përgatitjen për sulme të mundshme bërthamore. Nuk jemi ende në atë pikë.
Por nëse nuk i ndalim veprimtaritë provokuese si ato të ndërmarra nga avioni rus javën e kaluar, herët a vonë do të kemi një rrëzim të tij dhe një përplasje shumë më të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, duhet të jenë transparente lidhur me rreshtimet ushtarake përreth perifersisë ruse dhe ta theksojnë se nuk do të ndërmerret asnjë ofensivë dhe ta bëjnë këtë nëpërmjet Këshillit Nato-Rusi.
Nuk është e nevojshme që të kthehemi te një Luftë e Ftohtë, por shmangja e saj kërkon vetëpërmbajtje, mirëkuptim dhe diplomaci, si nag ana e Moskës, ashtu edhe nga Uashingtoni. Si te “Goldfinger”, të dyja palët shohin kudo “veprime armiqësore” te veprimtaritë e tjetrit, çka krijon një potencial të rrezikshëm për keqllogaritjet. Mbitëgjitha, ne duhet të tregohemi të qartë me njëri-tjetrin dhe t’i ulim të dyja palët retorikën dhe manovrat akrobatike përpara se ato të kthehen në një përplasje ajrore. /Foreign Policy/Syri.net/

Arabia Saudite: “Djalli” që e njohim


Ç’përmbajnë 28 faqet sekrete për 11 Shtatorin?

$
0
0


Në 2004 Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan doli me një raport voluminoz prej 838 faqesh në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Raporti përshkruante në detaje ngjarjet para dhe pas sulmeve tragjike, por i mungonte një pjesë; kapitulli i fundit që nuk u bë publik nga administrata Bush, e më pas edhe nga ajo Obama për arsye të “sigurisë kombëtare”.
Bëhet fjalë për 28 faqe të kapitullit të fundit që mbahen të fshehta prej 13 vitesh dhe në dijeni të përmbajtjes së të cilave është vetëm një grusht personash.
Si Bush, ashtu edhe Obama refuzuan të bëjnë publike këto 28 faqe duke deklaruar se publikimi i tyre “do të minonte sigurinë kombëtare”. Më vonë me të njëjtin arsyetim edhe FBI do të refuzonte kërkesat për publikimin e përmbajtjes së kapitullit të fundit të raportit.
“Përmbajtja është e fortë dhe do t’ju habisë nëse publikohet”, thotë Tim Roemer, ish-kongresmen demokrat dhe njëri prej pak personave që është në dijeni të asaj që shkruhet në 28 faqet finale të raportit falë pozicionit të tij si anëtar i komisionit hetimor.
Shumë besojnë se qeveria amerikane vendosi të çensurojë këtë pjesë të raportit për të mbrojtur marrëdhëniet delikate me Arabinë Saudite, ku udhëheqësit, monarkët, të pasurit dhe feja janë mpleksur keqas në institucionet drejtuese të vendit.
Ajo që dihet është se në janar të vitit 2000 në Los Anxheles mbërritën personat e parë nga grupi prej 19 vetë që kryen sulmet e një viti më vonë. Ata u ulën në tokën amerikane pasi më parë kishin marrë pjesë në një samit të Al Kaedas në Kuala Lumpur, Malajzi.
Shtetasit sauditë, Nawaf al-Hazmi deh Khalid al-Mihdar zbritën në SHBA me njohuri naive mbi qytetërimin perëndimor, madje mezi flisnin anglisht. Megjithatë ata ja arritën qëllimit të siguronin një banesë dhe për më tepër të regjistroheshin në kurse pilotimi avionësh.
Gjatë qëndrimit në SHBA janë ndihmuar nga Fahad al-Thumairy, një diplomat në konsullatën saudite në Shtetet e Bashkuara, të cilit në 2003 iu refuzua hyrja për prirjet e tij ekstremiste.
Nga hetimet e tabulateve telefonike rezulton se al-Thumairy ka qenë në kontakt të rregullt me Omar al-Bayoumi, aktori kryesor në organizimin e sulmeve. Sipas ish-senatorit të Floridas, Bob Graham al-Bayoumi ishte një agjent sekret saudit.
Agjenti saudit ka qenë ai që u ka siguruar strehim, karta identiteti dhe i ka regjistruar në kurse anglishtje dhe ato të fluturimit në San Diego. Janë vërtetuar gjithashtu edhe lidhjet e tij me Anëar al-Aëlaki, një imam i lindur në Shtetet e Bashkuara, që më vonë do të bëhej shef i propagandës së Al Kaedas në Jemen dhe “udhëheqësi shpirtëror” i terroristëve.
Të gjitha këto përforcojnë dyshimet e analistëve dhe të mediave ndërkombëtare se gjithçka që fshihet në ato 28 faqe ka të bëjë me rolin e Arabisë Saudite.
“Arabia Saudite konsiderohet prej kohësh si burimi kryesor njerëzor dhe financiar për Al Kaedan”, thotë “60 minutes”.
Megjithatë, raporti i kongresmenëve amerikanë kujdeset të sqarojë se “nuk është gjetur asnjë fakt që provon lidhjen e qeverisë saudite si institucion apo zyrtarëve të lartë sauditë me Al Kaedan”.
Zbardhjen e përmbajtjes së 28 faqeve sekrete e kërkojnë me ngulm edhe familjarë të viktimave apo të mbijetuar të sulmeve, kërkesë kjo pritet të marrë përgjigjie në muajt e mbetur të presidencës Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të vendosë përpara se të largohet nëse do të deklasifikojë këtë raport apo do ta lerë atë ashtu siç është; top secret!/ Top Channel

Ana e errët e stadiumit të ri dhe e vërteta e Kullës së tij 19-katëshe

$
0
0

Në vitin 2011 një Vendim i Këshillit të Ministrave që mban poshtë firmën e Sali Berishës i dha jetë një shoqërie me emrin “Kuq e Zi”.
Kjo VKM ndau 75% të Ndërmarrjes “Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa” për Federatën Shqiptare të Futbollit (me status privat OJF-je) dhe 25 përqind për shtetin shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë.
Njihet nga qarqet e sportit në Tiranë fakti që nënshkrimi i Berishës erdhi pas një lobimi shumë të fortë veçanërisht nga qarku i njohur Frangaj-Duka i biznesit.
Me këtë VKM, “Qemal Stafa” thuajse u privatizua, sepse pjesa private (75 përqindshi) merrte tashmë lehtësisht të gjitha vendimet për këtë Sh.A.
Jo rastësisht Bordi i krijuar pas kësaj VKM-je të Berishës ka për kryetar presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe administrator ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Prodani.
Mori udhë kështu ajo që për lehtësi krahasimi po e quajmë “Versioni 1” i stadiumit të ri.
Asokohe FIFA kontraktoi për shumën 200 mijë euro një kompani që do të bënte fizibilitetin e “Qemal Stafës” ekzistues.
Ky studim sugjeroi që stadiumi i ri mund të ketë vetëm 16 mijë vende të ulura, të cilat pas negociatave FIFA-FSHF u bënë 22 mijë.
Pas këtij studimi, Shoqëria Kuq e Zi deklaroi të hapur tenderin për ndërtimin e stadiumit. U vendos forma e Koncesionit, miratuar edhe nga FIFA dhe UEFA.
Ky version parashikonte ndërtimin e stadiumi me Koncesion 35 vjeçar. Pas 35 viteve stadiumi do t’i kthehej shtetit shqiptar.
Në gusht 2013 u mbyllën pranimet e dokumentacioneve nga kompanitë e interesuara dhe u shpallën 3 finaliste të cilat ishin nga Koreja e Jugut, Italia dhe Franca.
Pas tërheqjes së çuditshme të aziatikëve, gjithçka u diskutua midis Bouygues Batiment Internationalinstitucione nga Franca dhe Serenissima Contruzioni nga Italia.
U shpall fituese kjo e fundit.
Ashtu sic veprohet në vende të brishta e të pastabilizuara, firma fituese e koncesionit për stadiumin e ri, kërkoi një “Letër-Garanci” nga qeveria shqiptare.
Por ndryshimi politik pas zgjedhjeve të 2013-s e la gjithçka pezull.
Edi Rama që mori drejtimin e Ekzekutivit shqiptar, i këshilluar nga FMN nuk e lëshoi këtë letër-garanci.
Në vend të kësaj, Rama deklaroi në fillim të qeverisjes që “nuk ndërtojmë stadium të ri kombëtar me 50 apo 70 milion euro, por me 20 milion euro do rikonstruktojmë 4 deri në 5 stadiume aktuale”.
Dhe ashtu u bë. U rikonstruktuan Elbasani e Shkodra, ndërsa në “Qemal Stafa” nisi rinovimi i pjesshëm i shkallëve, ambjenteve të ndryshme dhe shtrimi me tapet të ri i fushës.
Por ndodhi diçka e papritur.
Shqipëria kualifikohet për në finalet e EURO 2016. Veç të tjerave, u hap rruga për disa miliona euro nga FIFA.
Në këto kushte rihidhet nw skenë ideja e ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar me Koncesion.
Por… Historia tashmë ndryshon krejtësisht.
Vimë këtu tek “Versioni 2” i Stadiumit të ri Kombëtar, ose tek debati i ditëve të fundit.
Shoqëria “Kuq e Zi” dhe Qeveria, (ose Duka dhe Rama që përfaqësojnë 75 përqind dhe 25 përqindshin e shoqërisë) “gjejnë” një kompani shqiptare me emrin Alb Star.
Alb Star, që njihet në qarqet e biznesit si “kompania e ish-ortakëve të Olldashit”, premton një investim 40 milionë euro, kurse FSHF dhe Shteti premtojnë të venë 10 milionë të tjerë  për ndërtimin e stadiumit të ri.
Interesante është që ende pa u shpallur fituese Alb Star, porositi një studio italiane për të bërë projektin e stadiumit të ri.
Krahas stadiumit dhe ambjenteve sportive, kontrata i jep Alb Starit të drejtën të ndërtojë të trupëzuar me stadiumin “ambjente josportive” mes të cilave një Kullë biznesi 19-katëshe.
Madje Qeveria i njeh të drejtën Alb Starit të parashesë 25. 200 m2 “pjesë biznesi” në stadiumin e ri.
Edhe pjesa e parkimit nën administrimin e FSHF-së (sheshi aktual përballë stadiumit) i kalon Alb Starit kurse hyrja e stadiumit të ri sipas projektit do jetë tek shesh-pushimi ku më parë ka qenë lokali i njohur si Kolonat.
Sikur të mos mjaftonte, Koncesioni në fjalë nuk i njeh shtetit të drejtën e rikthimit të stadiumit pas 35 viteve shfrytëzim si në Versionin 1.
Të mbytura nga zhurma politike, detajet e kësaj që po ndodh mbeten të errëta për publikun.
Por DITA posedon dokumentacionin e plotë të dy versioneve që provon sa më sipër.
E vetmja pengesë që ka dalë aktualisht është drejtoria që mbron Trashëgiminë Kulturore.
Drejtoresha e kësaj zyre refuzon të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, pasi stadiumi Qemal Stafa është në listën e Monumenteve të Kulturës.
Burime nga qeveria thanë për DITA se drejtoresha në fjalë ka kërkuar shfuqizimin në Kuvend të pjesës së ligjit që e paracakton “Qemal Stafën” si të tillë, ndryshe nuk mund të firmosë prishjen e tij, që ndalohet nga i njëjti ligj.
Jo rastësisht disa ditë më parë, vetë Rama ironizoi zërat që mbronin “Qemal Stafën” si Monument Kulture duke thënë që edhe Uembli i Londrës u prish.
“I cilësuar monument kulture vetëm për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku” – tha Rama për Qemal Stafën..
Të ndodhur përballë këmbënguljes së Drejtorisë në fjalë për të mos firmosur dhe ngutit për të proceduar me punimet pa ndryshime ligjore në Kuvend, orët e fundit është gjendur një zgjidhje mbresëlënëse: Fasada e Tribunës Qendrore të Qemal Stafës do “pritet” dhe do “ngjitet” në stadiumin e ri.
Neser është parashikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit nën drejtimin e kryeministrit, ku në listën e miratimeve është edhe ky “version 2” i stadiumit të ri kombëtar.
A do kalojë? Mbetet për t’u parë.
DITA

Deri ku do të shkojë islamizimi i Turqisë?

$
0
0

Pas propozimit të kryetarit të Parlamentit turk, që të bëhet ndryshimi i Kushtetutës dhe të futet feja në të, është hapur një debat i gjerë në Turqi. Kjo i ka thelluar përçarjet në këtë vend.
“Në ndarjen e shtetit nga feja ndikojnë dy parime”, mendon studiuesja e fesë islame, Kathrin Eith nga Universiteti në Halle/Gjermani. “Feja islame me elementet sunite është përkufizuar si një lloj feje shtetërore dhe Sharia, e drejta e fesë islame, e cila përcakton anët e drejtësisë.”
Drejtori i zyrës së fondacionit Friedrich-Naumann në Stamboll mendon se pas iniciativës së presidentit të Parlamentit turk Ismail Kahraman, qëndron një test politik. “Brenda partisë në pushtet AKP, ekzistojnë forca të cilat synojnë që orientimi islamik të jetë jo vetëm pjesë e partisë, por edhe e gjithë Turqisë”, mendon Hans-Georg Fleck. Por ai mendon se shumica në AKP nuk do ta hapë këtë debat, sepse “tani në rendin e ditës janë tema të tjera me rëndësi”.
Kryetari i Parlamentit Kahraman, në një konferencë në Stamboll, ka kërkuar një reformë kushtetuese: “Ne jemi vend mysliman. Ndaj duhet të kemi një Kushtetutë fetare”. Me këtë deklaratë ai i ka shokuar kemalistët në vend, të cilët duan të kenë një shtet laik. Në preambulën e Kushtetutës thuhet: “Ndjenjat e shenjta fetare nuk lejohet të luajnë asnjë rol në çështjet e shtetit dhe në politikë”. Ky është një prej parimeve të Republikës së krijuar në kohën e Kemal Ataturkut në vitin 1923.
Shteti i ri turk ka zbatuar në mënyrë strikte parimet e shtetit në vitet 1930 dhe 1940. Udhëtimet në Mekë dhe mësimi i fesë në shkolla ishin të ndaluara, sikurse edhe shamia e kokës në vendet publike. Në Turqi ende vlen ndarja strikte e shtetit nga feja dhe ky konsiderohet si një parim i paprekshëm.
Islamizmi në vend të sekularizmit?
Karahman mendon se tani ka ardhur koha për futjen e fesë islame në politikë. Pas fitores së shumicës absolute nga AKP-ja në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në nëntor të vitit të kaluar, presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ithtarët e tij kërkojnë reformën e Kushtetutës.
Këto propozime i ka kritikuar ashpër lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu: “Sekularizmi është një parim i paqes”, shkruan kryetari i partisë së qendrës së majtë, CHP, në “Twitter”. “Nuk do të na befasonte sikur ata, që nuk duan paqe, ta shkelin këtë parim.”
Kahraman ka hasur në kritika edhe brenda partisë së tij. Drejtori i Komisionit Kushtetues nga radhët e AKP-së, Mustafa Sentop, tha se sekularizmi duhet të mbetet si parim kryesor. “Kryetari i Parlamentit është i pavarur. Ai po flet në emër të tij dhe jo në emër të partisë.”
Rruga drejt një “Turqie të re”
Një pallat presidencial, më pak alkool, më shumë shami koke në vendet publike – feja islame duket se është kthyer heshturazi në jetën publike në Turqi. Ndërsa tani kërkohet çimentimi i saj në Kushtetutë?
“Shumë zgjedhës të AKP-së janë të mendimit se shteti duhet ta respektojë fenë e qytetarëve të vet”, mendon Hans-Georg Fleck. “Kur Karahman thotë se Turqia ka një popullatë fetare dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kjo me siguri që nuk është gabim. Por kjo nuk do të thotë se duhet të rrënohen bazat e shtetit kemalist.
“Përçarje të thella në shoqëri”
Tendencat e islamizimit ekzistojnë edhe në shoqëri. Ajo që ka filluar ngadalë në vitin 2012, me shfuqizimin gradualisht të ndalimit të shamisë së kokës për studente, deputete dhe avokate, është vazhduar me rregullat më të ashpra për përdorimin e alkoolit dhe cigareve, ndërtimin e xhamive dhe ngritjen e shkollave të Kuranit.
Kathrin Eith mendon se këto zhvillime sjellin shumë rreziqe. Turqia mbase nuk do të bëhet kurrë një republikë islamike si Irani, por kjo mund të thellojë polarizimet në shoqëri: “Unë shoh një thellim të përçarjeve në shoqëri, në pjesët e orientuara ndaj Perëndimit dhe atyre që kërkojnë aplikimin e jetesës sipas tradiatave fetare islame”.
DW

Pse?

$
0
0
nga Majlinda Bushja



Ato që na mundojnë shpesh si individ e shoqëri në çdo kohë janë pyetjet pa përgjigje, pasi disa pyetje nuk marrin përgjigje asnjëherë, ato mbesin pyetje. Por dhe kjo formë në një farë mënyre është një “përgjigje”, pasi “asgjëja” flet për atë që arrin të kuptojë “përgjigjen” e jopërgjigjes. Mirëpo, vështirësia në të tilla raste është shumë e madhe, sepse një përgjigje e nënkuptuar ndonjëherë çon në konkluzione dhe lëvizje të gabuara që më vonë duhet  të  ndreqen. T’i besosh përgjigjes së nënkuptuar është një rrezik më vete, pasi ajo që mendon realisht nuk është ajo që dikush tjetër ka menduar për përgjigjen e pyetjes tënde. Të hamendësosh një përgjigje do të thotë të logjikosh nga çka nuk sheh.
E vërteta e pakundërshtueshme është se Pseja ekziston gjithkund brenda nesh dhe jashtë saj atje ku njeriu jeton dhe kërkon të zbërthej situatat për të ndryshuar gjendjen, pse jo përfundimisht. Varet ku njeriu ndodhet dhe për çfarë ndodhet. Në se ai nuk ia bën këtë pyetje vetes ka shumë mundësi të mos dijë të orientohet qartë dhe të dështojë në qellimet e tij, cilatdo qofshin ato të mëdha apo të vogla, afatshkurtra apo afatgjata në ndikimin e tyre. Të pyesësh vetveten nuk do të thotë se e ke përgjigjen gati brenda saj, pasi një kontraditë që rri fshehur është ajo e brendshmja, një luftë e përjetshme. E për sa kohë nuk e kemi të qartë çfarë duam si individ, apo qoftë dhe shoqëri gjithmonë do të jemi të paqartë në rrugën që do të përshkojmë më pas. Kjo bën që psetë drejtuar të tjerëve të mos jenë të duhurat, pasi pseja drejtuar vetvetes nuk ka marrë një përgjigje të saktë dhe si e tillë udhëheq në mënyrë të gabuar.  
Çdo ditë udhëhiqemi nga pse?, në se do të ndodhte ndryshe nuk do të ecnim përpara, sepse pseja është në funksion të lehtësimit të gjendjes përmes njohjes. Ndonjëherë na pëlqen të mos pyesim, njohim e dimë. Indiferenca nuk na bën të informuar e si pasojë gjendjen tonë e shfrytëzojnë ata që janë gati të përfitojnë nga mosdija. Të fshish psetë nga përditshmëria ngushton mundësitë e njohjes, duke zgjeruar ato të vështirësive që kanë gjasa të rriten në të ardhmen nëse përsëritet e njëjta përditshmëri. Por situata kërkon t’i gjejmë pyetjen ashtu sikundër kohën, që përputhshmëria të na ndihmojë të marrim përgjigjen e dëshiruar për të mos krijuar përplasje të panevojshme. Të dish të pyesësh, do të thotë të dish të zbërthesh e në të njëjtën kohë të marrësh atë që do pa krijuar tensione.
Por pseja është problematike në vetvete sa herë hyn në ambjente që janë hermetike përballë përgjigjeve. Aty janë skutat më të thella ku fshihet e vërteta e gjendjes në të cilën ndodhet një shoqëri. Pseja aty shpesh mbet pse?, ose kamuflohet me një përgjigje që s’ka të bëj me të vërtetën, por me atë çka të tjerët duhet të dinë, për të mos shndërruar situatën në dramatike. Përgjigjia limohet në funksion të kastës që përpiqet të bëj orientimin më së shumti në shërbim të vetvetes. Megjithëse, ajo përpiqet ta mbuloj këtë sjellje të saj në funksion të qendrimit të saj në pozicionin e dëshiruar, brenda ndihet dy standartizimi në sjellje. Shoqëria arrin ta kuptojë në një kohë të caktuar, por deri atëherë kasta ka forcuar vetveten deri në atë pikë sa është bërë e pa prekshme. Kjo gjendje e bën shoqërinë t’i lindin shumë pse? të cilat e kanë përgjigjen brenda.
Nëse ndodh një ngjarje gjithkush pyetet pse? Secili përpiqet sipas mënyrës së vet të marr përgjigjen. Por përgjigjja është e ndryshme, pasi kushtëzohet nga situata në të cilën ndodhemi, dhe jo domosdoshmërisht mësojmë të vërtetën. Çdo variant është i mundur përsa kohë nuk mundemi të vërtetojmë realisht çfarë ndodhi. Ky është një moment që krijon debat, ku secili mbron versionin e tij, por nisur edhe nga interesa të caktuara që vulosin të vërtetën momentale. Ajo është e rrezikshme dhe e destinuar të bjerë në një moment të caktuar. Prandaj në një kohë tjetër ndodh t’i kthehemi të shkuarës për të zbuluar të vërtetat që s’janë thënë dot kohë më parë, (si në rastin e krimeve të komunizmit).  
Kështu, jeta e përditshme tregon qartë që Pseja është e përjetshme në çdo shoqëri. Përmes saj kërkojmë të zbërthejmë gjithçka që na rrethon, pasi gjithçka që na rrethon ndikon në përditshmërinë tonë, megjithëse ndonjëherë jo drejtpërdrejt. Sistemi, vendi dhe koha përcaktojnë pyetjen, sepse gjithçka ka një vijë logjike. Pyetje që diku thuhen me forcë, e diku nën zë. Sistemi rrumbullakos përgjigjen dhe i jep formën që dëshiron në funksion të vetvetes. Çdo tentatativë për t’u shfaqur ndryshe përmes pyetjes e vë në shenjëstër çdo individ në shoqëri. Ndaj përpjekja për t’u përshtatur kthehet në normë, pasi dëshira për të ditur më shumë kushtëzohet nga rrethanat që diktojnë çdo pyetje, sepse disa pyetje nuk marrin asnjëherë përgjigje. Disa e kanë përgjigjen brenda e për disa të tjera hamendësohet, pasi e vërteta shpesh komuflohet. Ajo vihet në funksion të momentit, e merr formë të përcaktuar në varësi të forcës. Për këtë arsye ne bëjmë pyetje vazhdimisht për të shkuarën, dyshojmë dhe kërkojmë ta rihapim, përmes pyetjesh që nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Kërkojmë t’i shkojmë deri në fund të vërtetës, sepse shesh na shoqëron mosbindja.


Xhesika e lashë të dashurin se i mbaruan lekët (VIDEO)

$
0
0

Pas përfundimit të intervistës së saj në Zonë e Lirë, Xhesika Ndoj ka lëshuar batutën më të madhe.
I pyetur nga moderatori Çani se si janë raportet me këngëtaren Gugu, ajo i është përgjigjur se e ka shoqe dhe i uron shumë suksese.
Ndërsa për thashethemet që kanë dalë në media se Gugu i ka marrë të dashurin Xhesikës, një biznesmen tetovar, Xhesika ka thënë unë e lashë të dashurin pasi atij i mbaruan lekët, tani se si ecin gjërat me Gugun mua s’më intereson.
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>