Prania e deponisë në qytet në temperatura të larta lëshon gazra që ndikon në përkeqësimin e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve me sëmundje kronike dhe të sistemit respirator. Mjekët u bëjnë thirrje personave të sëmurë që ti shmangin temperaturat e larta dhe të qëndrojnë më tepër në vend me ajër me të pastër.
“Prania e deponisë në brendësisë të qytetit në këta temperatura të larta lëshon gazra që ndikon tek shëndeti i qytetarëve me sëmundje kronike dhe të sistemit respirator dhe sidomos tek shëndeti i fëmije. Rekomandohet që kjo pjesë e shoqërisë në kohën kur temperaturat janë të larta nga ora 10 deri në ora 17 të mos qëndrojnë në qytet por të frekuentojnë vende ku ajri është më i pastër”, deklaroi Hatixhe Izairi mjeke e përgjithshme.
Të shqetësuar nga kjo situatë, banorët që jetojnë pranë deponisë së qytetet apelojnë deri tek Komuna e Tetovës që sa më parë të zgjidh problemin me mbeturinat. Ata ankohen se në këto temperatura të larta, nuk mund të hapin as dritaret ndërsa fëmijët i mbajnë të mbyllur në shtëpi.
“Sa sëmundje ne marrin këtu sa persona shkojnë në spital askush nuk e mendon këtë punë , këtë nuk e ka bërë askush deri më tani. Si janë ritë temperaturat ne dritaret nuk mund ti i hapim fëmijët çdo dit i kemi në spital i sjellim s’kemi çka bëjmë e falënderoj Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin që i kanë bërë këtë punë të mira për na kanë kënaqur vetëm zoti va paujat”.
“Mbeturinat na pengojnë shumë temperaturat e larta dhe mund të ndodhë ndonjë katastrofë këtu , mund të infektohemi , këtu ka dhe kafshë po kafshojë ndonjë infektimi do të jetë edhe më i madh . Unë kisha apeluar që komuna të gjejë një vend tjetër ku ti hedhe mbeturinat dhe jo këtu ku është vend i banuar “
Thirrjet e banorëve të lagjes Dardania në Tetovë, për zgjidhjen e problemit me deponinë janë të vazhdueshme por deri tani Komuna nuk ka ndërmarr asnjë hap serioz për largimin e mbeturinave./alsat-m