Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Shqipëria, 100 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni

$
0
0

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot se, qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.
Në një konferencë për shtyp, Bushati ka bërë me dije se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond.
“Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati./ Top Channel/

Disa familje ende nuk i kan marrë kufomat e familjarëve nga morgu i Butelit

$
0
0

Një pjesë e familjeve të viktimave në përmbytjet e fundit ende nuk kanë arritur ti marrin kufomat e familjarëve të tyre nga morgu i Butelit. Sipas familjarëve arsyeja është se ata ende nuk kanë vërtetim mjekësor për shkaqet e vdekjes së tyre. Ndryshe nga ajo cfarë pohojnë familjarët , MPB në një njoftim informoi se trupat e viktimave janë marrë nga të afërmit e tyre. Edhe pse jozyrtarisht me qëndrim doli edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore nga ku informojnë se askush nuk i ka kontaktuar për identifikimin e trupave apo për të konstatuar arsyet e vdekjes.
Alsat-M

LOE apel të gjithë kompanive t’i ndihmojnë qytetarët në nevojë

$
0
0

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) u ka bërë thirrje të gjitha kompanive që të angazhohen në aksionin për të ndihmuar qytetarët e prekur nga stuhitë e forta të djeshme, ku gjendja më e rënduar është në Shkup.
Kompanitë kontributin e tyre, për t’i ndihmuar qytetarët në nevojë, mundet ta paraqesin në stacionin e hapur në zyrat e emergjencës. Metropolit Teodosij Gologanov 1 ose me telefon kontakt 02/3091-440 prej ora 09-17:00.
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen si të zhdukur.

Në Shkup po kërkohet një fëmijë 15-muajsh i zhdukur gjatë përmbytjeve

$
0
0

Një fëmijë 15 muajsh raportohet të jetë i zhdukur nga përmbytjet në Hasanbeg të Shkupit.
Jozyrtarisht nga banorët mësohet se foshnja është zhdukur bashkë me të atin, trupi i të cilit është gjetur por akoma po kërkohet për fëmijën.
Megjithatë banorët ankohen se nuk ka asnjë organizim nga autoritetet shtetërore për të ndihmuar dhe organizuar banorët të cilët po ashtu, edhe pothuajse 40 orë pas përmbytjeve nuk dinë saktë sa bashkëfshatarë të tyre rezultojnë të zhdukur dhe as ku t’i kërkojnë.
Ambulanca private në Hasanbeg dje pasdite dhe sot ka filluar të pranojë shumë fëmijë me simptoma të vjelljes, barkqitjes dhe temperaturës, simptoma këto që sipas doktoreshës së ambulancës, Sejlan Murtezani, janë shkak i papastërtisë.
Ajo thotë se që nga çasti i fatkeqësisë ka pranuar gjatë gjithë kohës të lënduar, disa prej të cilëve janë trajtuar aty kurse disa udhëzohen për në spitalin e qytetit përderisa ata vetë punojnë në kushte të jashtëzakonshme, pa rrymë dhe pa ilaçe të mjaftueshme.
Murtezani thotë se nuk janë vizituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë tjetër deri tani.

Flasin banorët e Hasanbegut për tmerrin nga vërshimet (VIDEO)

$
0
0

Banorët e vendbanimeve të përmbytura në rrethinën e Shkupit, në vendin e quajtur Hasanbeg dhe fshatrat Stajkov, Stracincë, Rashtak dhe Haraqinë e kanë kaluar edhe një natë në ankth nga përmbytjet e shiut i përcjellë me bubullima që nuk ka ndërpre së reshuri gjatë tërë natës ndërmjet të dielës dhe ditës së hënë.
Të reshurat kanë vështirësuar edhe më shumë tërheqjen e ujit nga shtëpitë e përmbytura dhe hapësirat përreth ku ekipet e specializuara të policisë edhe ushtrisë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimave eventuale.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka arritur në 21 numri i viktimave që humbën jetën nga vërshimet, ndërkohë që mbi 70 janë të lënduar.
Në Maqedoni, të hënën është shpallur ditë zie. Këtë vendim e mori të dielën qeveria e Maqedonisë në një mbledhje të jashtëzakonshme pas vërshimeve që goditën Maqedoninë të shtunën në mbrëmje.
Qeveria gjithashtu vendosi që 15 për ditët e ardhshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë veri -perëndimore, që u godit më së rëndi nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, ndërkohë që familjeve të viktimave do tu ndihmohet me një shumë prej 300 mijë denarë (rreth 5 mijë euro).
Pritet që të formohet dhe një komision i veçantë i cili do të del në teren për të verifikuar dëmet të cilat më pas do të kompensohen, ka njoftuar qeveria e Maqedonisë.
Në Hasanbeg të Shkupit të hënën bëhet varrimi i viktimave nga përmbytjet.
Daut Iseni, një qytetar nga Shkupi, për Radion Evropa e Lirë tregon për momentet e tmerrshme përderisa ka humbur të motrën Zemrije Sinanin me nipin Endrit Sinanin, ndërkohë që kishte arritur të shpëtonte mbesën dhe nipin tjetër.
“Shiu erdhi me shumë vrull, nuk kisha hapësirë. Motrës i thash ma jep nipin dhe mbesën të cilët arrita ti hedh mbi tjegulla të një garazhe”.
“Dhe kur u ktheva të marr nipin tjetër dhe motrën dëgjova për herë të fundit motrën teksa më tha ‘vëlla më kap dorën’… ! Nuk munda ta kap, ajo shkoj me ujin dhe unë lartë me nipin e mbesën mbi tjegulla kemi pritur tri orë deri sa u largua uji” na rrëfen Daut iseni.
Në qytetin e Shkupit janë ngritur disa qendra ku mblidhet dhe shpërndahet ndihmë për banorët e goditur nga vërshimet.
Banorët e viseve të përmbytura thonë se kanë nevojë për gjërat elementare për ushqim dhe veshmbathje. Ata ankohen se organet e shtetit janë duke reaguar shumë ngadalë për tu dalë në ndihmë.
“Apeli im është pikë së pari për qeverinë dhe të gjitha institucionet tjera të na ndihmojnë që sa më parë të largojmë ujin nga shtëpitë e përmbytura që të mund të punojmë diçka rreth sanimit të dëmeve të mëdha”.
“Të gjithë ne këtu kemi nevojë për gjërat elementare, ujë të pijshëm ushqim dhe rroba sepse kemi dalë vetëm më këto rroba që kemi” thotë Ejup Bekteshi banorë nga lagja Hasanbeg e Shkupit .
Në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe fshatrat Stajkovci , Stracincë, Rashtak dhe Haraqinë akoma nuk janë sanuar dëmtimet rrjetit elektrik , banorët në këto vise natën e kanë kaluar në errësirë.
Komunikacioni në këto vendbanime qarkullimi me automjete është i vështirësuar si rrjedhojë e automjeteve të shumta të cilat kanë mbetur të ngujuara në baltë pas përplasjes nga rrjedha e vërshimeve. (REL)

Ja si u përmbyt Shkupi në vitin 1962 (VIDEO)

$
0
0

Ja si u përmbyt Shkupi në vitin 1962 (Kjo përmbytje u pasua nga katastrofa më e madhe dhe shkatërrimtare – tërmeti i frikshëm që ndodhi më 26 korrik 1963)
Në vitin 1962, Vardari doli nga shtrati dhe Shkupi u përmbyt.
Në vërshimet e atëhershme nuk pati viktima, por u përmbytën 5 mijë shtëpi dhe pati shumë dëme materiale.
Kjo përmbytje u pasua nga katastrofa më e madhe dhe shkatërrimtare – tërmeti i frikshëm që ndodhi më 26 korrik 1963.Tetova News

Dëshmi tronditëse në Hasanbeg: I kërkova nënës hallallëk, dhe më se pashë (VIDEO)

$
0
0

Abdylaziz Muharemi, i biri i të ndjerës Gjillmez Muharemi e cila humbi jetën në vërshimet, rrëfen me lot në sy momentin kur ka parë nënën e tij për herë të fundit, para se vërshimet ta marrin atë. Ai sqaron se trupi i pajetë i 76 vjeçares është gjetur 2-3 kilometra larg shtëpisë së saj. Muharemi thotë se e gjithë familja e tij ka qenë tejet e rrezikuar, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë edhe nënën e tij.
Muharemi, shprehet tejet i indinjuar nga udhëheqësia politike shqiptare. Zoti i vraftë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, thotë ai.
E ndjera Gjillmez Muharemi është varrosur dje, ndërsa familja Muharremi vazhdon të jetojë në nënkulm, pa kushtet elementare për jetë. /SHENJA/

Kushërinjtë Gashi rrëfejnë ankthin e përjetimet e tyre në Hasanbeg | Foto + Video

$
0
0

Nga vizita në fshatin Hasanbeg të Shkupit gazeta Lajm takoi dhe bashkë bisedoi me dy djem të ri ( kusherinjë ) të cilët me disa fjalë na e përshkruajtën makthin e përjetuar ..



Ilir Gashi : ” Ashtu edhe siç po shihet gjendja është katastrofë , po punojmë në pastrimin e shtëpive tona dhe po mundohemi që ti ndihmojmë edhe të tjerët , para se të ndodhë ngjarja isha në shtëpi krejt kjo ndodhi papritur dhe për një moment kati i poshtëm i shtëpisë u mbush me ujë dhe me shpejtësi mora familjarët dhe i dërgova tek komshiu i cili e ka shtëpinë më të madhe  (lartë) që mos të dëmtohet ndonjëri  , pastaj ishte katastrofë i shihje veturat duke lundruar nëpër rrugë , fat që nuk kishte njerëz tjerë afër se përndryshe do i lëndonte unë i kamë parë . ”

” Tmerr ishte  na erdhi gjithçka pa pritur e kemi parë tmerrin me sy , pas vërshimeve rinia e ka ndihmuar shumë këtë vend sepse kishte momente ku njerëz të shtyrë pak në moshë ( pleq ) ishin të bllokuar,  por me forcat rinore i tejkaluam krizën apo ti themi momentet më kritike që kam përjetuar gjatë gjithë viteve që kam jetuar .  Kishte raste kur djali e shihte babanë se po i kthehej gjuha dhe që aj nuk mund ta ndihmonte se ishte shumë vështirë dhe po mundohej ta ndihmonte vetveten .
Ndihmesat po i bën  sektori civil  , organizata të ndryshme jo qeveritare ata që donin ta ndihmonin këtë popull ,  politikanët vetëm vinë me aparate incizojnë dhe i shfrytëzojnë në momente kur atyre u duhen në kohën e zgjedhjeve kur vinë këtu dhe i kërkojnë vitat ” tha Fatlum Gashi / lajm



Nënë e bijë gjenden të gjalla në mes të mbeturinave (VIDEO)

$
0
0

Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të qarkores së Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg. Ai rrëfen për Alsat se kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur vërejti në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Ai sqaron pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë. Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një autoambulance të cilën e ka takuar në lagjen Maxhari. Nuk i ka pyetur për emrin pasi thotë se kanë qenë tepër të lodhura. Në vijim të ndjekim rrëfimin e Besim Veselit.
Alsat-M

KOMUNA E BURSËS DËRGON NDIHMA PËR SHKUPIN

$
0
0

Katër maunë me ndihma të mbledhura me mbështetjen e biznesmenëve bamirës nën udhëheqjen e Komunës së Bursës, u nisën për familjet e viktimave të përmbytjeve në Shkup dhe rrethinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Komunës së Bursës Recep Altepe, në një deklaratë për gazetarët, tha se kanë përgatitur këto ndihma për të kryer detyrën e tyre si Bursa.
Ai duke theksuar se ky shërbim është “projekt i vëllazërisë”, tha se “Për shkak të përmbytjes urgjentisht filluam këtë fushatë. Jemi duke e dërguar këtë autokolonë që ndihma e parë të dërgohet nga Bursa”.
Altepe i cili u shpreh se miqësia vërehet në momente të vështira, u shpreh: “Mundohemi që gjithmonë të vrapojmë për ndihmë tek vendet mike dhe vëllezër. Turqia gjithmonë tregon atributin e liderit pavarësisht se ka kaluar nga një periudhë problematike dhe ka kaluar një periudhë të tentativës për grusht shteti. Në vendin vëlla Maqedoni për shkak të përmbytjes kishte humbje të njerëzve dhe produkteve. Përmbytjet shkaktuan shkatërrime të mëdha. Në drejtim të nevojave të rajonit përgatitëm 4 maunë me ushqim dhe mobilje.”
Altepe theksoi se në ndihma përfshihet ujë, vaj, sheqer, makarona, oriz dhe shumë materiale të ndryshme ushqimore.

Vajzat e “Miss Bum Bum” bllokojnë trafikun në Brazil (VIDEO) (FOTO)

$
0
0

Kim Kardashian mund të ketë thyer internetin me format e saj të famshme, por në Brazil do të haste në konkurrencë të madhe.
27 femra po konkurojnë për titullin “Miss Bum Bum” në Brazil që konsiston në të pasmet më seksi.
Ditën e djeshme të gjitha ato dolën rrugëve të Brazilit duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në qytet, sidomos tani që luhen Lojërat Olimpike, dhe turistët nga e gjithë bota janë të shumtë.
Format e vajzave me siguri kanë shkaktuar pak kaos në rrugët e Sao Paolos.

(VIDEO) PASOJAT E VËRSHIMEVE, “AUTORITETET TË JAPIN PËRGJEGJËSI PENALE”

$
0
0

Reshjet e shiut në Shkup u takojnë atyre të mesmeve dhe jo vërshimeve të mëdha, ndërsa katastrofa në Hasanbeg dhe rrethinë, ndodhi si pasojë e ndërtimeve jo të sistemuara, por edhe nga mungesa e kanalizimeve, kanaleve joadekuate dhe jocilësore. Kështu vlerëson Inxhinieri dhe eksperti i punëve ndërtimore, Shefki Aliti, raporton SHENJA.
“Me dimensione të vogla, ka norma ku si bazë duhet të merret që së paku për një metër katror të ketë 200 deri në 250 litra shi. Dhe kjo merret si bazë për ndërtimin e një kanali të një lagje ose të një qytetit. Këto norma dhe cilësi teknike nuk janë paraparë ose nuk janë aprovuar gjatë ndërtimit të objekteve dhe natyrisht edhe paraprakisht gjatë pranimit të projekteve që janë adekuat”, tha për TV SHENJA, Shefki Alili, Inxhinier.
Inxhinieri Aliti thotë se prokuroria duhet të veproj sipas ligjit ndaj personave që kanë kryer punimet në autostradë dhe vendbanimet për rreth, e sidomos inxhinierët.
 “Mendoj se përgjegjësi penale mbajnë inxhinierët e komunës së Gazibabës, dhe komunës së Haraçinës. Ata është dashur ti kontrollojnë punimet dhe t’i pranojnë projektet adekuate.// Këtu vjen në pyetje edhe kualiteti i ndërtimit të autostradës që e ndërtoi ‘Granit’, të asaj pjese, ku vërshimet patën fuqinë që t’i rrënojnë edhe mbrojtësit anësorë prej hekuri. Pat fuqi të rrënojnë autostratën. Dmth, zbatuesi i ‘Granit’ nuk i ka bërë punët sipas ligjit dhe projekteve”, tha më tej inxhinieri Aliti.
Shembull të këtillë, sipas ekspertit ndërtimor Shefki Aliti, ka ndodhur në Turqi.
“Ku ndodhi fatkeqësia e tërmetit në periferinë e Stambollit ku ranë shumë viktima prej tërmetit, prokurori i Turqisë ka ngritur aktakuzë kundër 224 inxhinierëve të Turqisë që kanë qenë zbatues dhe mbikëqyrës të punimeve dhe ata nuk kanë përdorur material ndërtimor adekuat”, u shpreh Aliti.
Siç potencon Aliti, është ligj natyror që pas vërshimeve, të vijnë edhe tërmetet, veçanërisht kur dihet se Shkupi ka qenë i rrafshuar disa herë me tokën prej tërmeteve, e sidomos në vitin 1963 i cili e Rrafshoi Shkupit.
Mefail Ismaili /SHENJA/

Pasojat e vërshimeve, “Autoritetet të japin...by tvshenjaofficial

(VIDEO) FONDET IPA, NUK U SHFRYTËZUAN AS DONACIONET PËR KANALIZIMIN E HASANBEGUT

$
0
0

Përderisa Hasanbegu dhe vendbanimet e tjera në Shkup përmbyten pas dy orëve reshje të shiut, në mungesë të një infrastrukture adekuate me çka është vështirësuar edhe më shumë gjendja në këto zona, Maqedonia lëshon milion euro para pa kthim të destinuara nga BE pikërisht për infrastrukturë dhe zhvillim rural, raporton SHENJA.
Nga fondi IPA 1 që kap vlerën prej 614,5 milionë eurosh të dedikuara për Komponentët “Tranzicioni dhe përforcimi institucional”, “Zhvillim rajonal”, “Zhvillim të resurseve njerëzore”, “Zhvillim rural” dhe projekte të ngjashme, nga viti 2007 deri në fund të vitit të kaluar Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm 61.8 për qind të mjeteve, apo rreth 380 milion euro
. Nga sekretariati për euro integrime kohë më parë njoftuan për Televizionin SHENJA që ka ende projekte që janë në vijim me të cilat shpresohet që përqindja e shfrytëzimit të mjeteve të alokuara t’i afrohet 70 përqindëshit. Por nëse shikohet tabela e detajuar vërrehet që pikërisht komponenta e zhvillimit rural është komponenta më pak e shfrytëzuar.
Nga 67,449,341 milionë euro deri në vitin 2015 janë shfrytëzuar 18% apo 12.4 milionë euro. Edhe më shqetësuese është bërë situata këtë vit kur tanimë vendi ka humbur edhe shumë mjete të dedikuara nga BE për të ardhmen. Fillimisht me një vendim të Komisionit Evropian, Maqedonisë ju shkurtuan 27 milion euro nga IPA fondet. Më pas Komisioni Evropian shkurtoi edhe 24 milion euro të cilat ishin paraparë pikërisht për përmirësimin e infrastrukturës, për pastrimin e ujërave të zeza dhe për mbrojtjen e ambientit. Shkak për këtë është përmendur pikërisht mos shfrytëzimi i mjeteve të dedikuara vitet e kaluara.
Sipas ritmit aktual të shfrytëzimit të mjeteve dhe disponimit që është reflektuar kohëve të fundit në Komisionin Evropian, deri në fund të vitit 2017 Maqedonia rrezikon ti humb edhe 12 milion euro të tjera nga IPA programa. Ndërkohë infrastruktura e vjetër dhe e papërmirësuar, kanali i papastruar Hasanbeg-Haraçinë janë përmendur nga ekspertët dhe qytetarët si një ndër shkaqet që rënduan edhe më shumë situatën në vërshimet e fundit ku ngelën të vdekur 22 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.
Ndryshe, rrjeti i kanalizimit në Hasanbeg dhe kanali Hasanbeg-Haraçinë, në shumë cikle të fundit zgjedhore ka qenë premtimi kryesorë i partisë shqiptare në Qeveri, Bashkimit Demokratik për Integrim, por këto projekte nuk u realizuan asnjëherë. Së fundmi zyrtarët shqiptarë deklaronin se janë në kërkim të mjeteve, ndërkohë që dhjetëra miliona euro para pa kthim nga BE ktheheshin pa u shfrytëzuar.
Arben Zeqiri /SHENJA/

Fondet IPA, nuk u shfrytëzuan as donacionet...by tvshenjaofficial

Zaev me lopatë në Hasanbeg

$
0
0

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka dhënë një shembull konkret se si duhet qëndruar në krah të popullit në momentet më kritike të tyre, pa bërë asnjë dallim etnik e fetar.
Ai ka vënë në dispozicion të ndihmës së banorëve të fshatrave të Shkupit të kapluara nga vërshimet të gjitha kapacitetet e Komunës së Strumicës, dhe partisë së tij LSDM.
Zaev drejtpërsëdrejti në terren e ka udhëhequr aksionin për ndihmë të qytetarëve nga zonat e prekura.

Lidhur me kërkimin e llogarisë nga ana e qeveritarëve, Zaev është shprehur që vazhdimisht ka kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga qeveria por sipas tij, tani nuk është momenti për të diskutuar në këto tema.
“Nuk ka nevojë që dikush të na kontaktojë, të gjithë u organizuam së bashku, unë jam edhe kryetar i Strumicës, e gjithë ndihma që vjen nga kjo komunë shkon tek llogaria qendrore e solidaritetit dhe ndahet bashkë me Kryqin e Kuq. Ndihmat që vijnë nga ana e LSDM-së, e aktivistëve dhe qytetarëve, e bartim këtu tek popullata lokale, besoj se jemi të kordinuar në atë aspekt sepse i repsektojmë shtabet shtetërore, të qytetit dhe ato komunale, e gjithë kjo me qëllim që të jetë më e organizuar dhe më efikase në punën e tyre. Unë jam Zoran Zaev dhe unë jam ai që kërkon më së shumti përgjegjësi nga qeveria. Kërkoj dy vite përgjegjësi nga qeveria, kjo është vetëm një pikë në gotën e mbushur që po derdhet, por do të vijë koha kur do të flasim për përgjegjësitë konkrete se përse ka ardhur deri te kjo tragjedi. Na goditi edhe natyra, por tani është momenti që të ndihmojmë”, deklaroi kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

Paralajmërohet mot i keq të enjten dhe të premten në Maqedoni (VIDEO)

$
0
0

Ndërsa situata e rëndë vazhdon në më shumë rajone si pasojë e reshjeve intensive të së shtunës, sinoptikanët paralajmërojnë për shira dhe bubullima në dy ditët e ardhshme.
Moti i keq pritet ta përfshijë Maqedoninë veriperëndimore mbrëmjen e së enjtes, ndërsa mbrëmjen e së premtes era do të fryjë me një shpejtësi prej 90 kilometra në orë. “Gjatë ditës së nesërme moti gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të kemi mot jo të qëndrueshëm me bubullima, erë dhe të reshura. Reshjet më të theksuara do të jenë në veri dhe perëndim të vendit.
Nuk përjsahtohet mundësia e përkeqësimit të motit. Edhe të premten moti do të jetë jo i qëndrueshëm, do të ketë shi lokal dhe do të fryjë erë e cila në disa rajone do të arrijë edhe deri në 90 kilometra në orë”, deklaroi Lena Jovanovska, sinoptikane.

Hasanbegu “xhelozon” Stajkovcin, më shumë pastrohet njëra lagje se sa tjetra!? (VIDEO)

$
0
0

Janë mobilizuar të gjitha njësitë për ti ndihmuar banorët e zonës së përmbytur.
Dhjeta vullnetarët me lopata në dorë, po drejtohen në Stajkovc, për të pastruar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet.
Dy kompani që kanë organizuar këtë ndihmë, po del se forcat e tyre po i përqendrojnë vetëm në këtë lagje, ndërsa ata në Hasanbeg po i anashkalon.
Të paktën kështu pohon një prej vullnetarëve që po merr pjesë në aksionin e pastrimit.
“Çdo dit jemi këtu nga 30 deri 50 persona jena me ndërrime, kurse atë dit që jemi të lirë nga puna vijmë në këtë vend sot jemi afër 30 persona që jena organizuar. Presim të marrim urdhra dhe të vazhdojmë me ndihmën tonë, dita e parë është e imja dje ka qenë një grup tjetër, për çdo ditë ndërrohemi  po po vetëm në Stajkovci sa e di unë edhe ekipet tjera kanë qenë në Stajkovc edhe ne sot jemi këtu”, u shpreh Fari Selmani.
Këtë formë të punës në terren po e praktikon edhe një kompani tjetër publike.
Një prej udhëheqësve të grupit të vullnetarëve thotë për TV21 se dhjeta persona çdo ditë po sillen në Stajkovcë.
Por të njëjta ekipe nuk dërgohen edhe në Hasanbeg.
“Do të ndihmohet me pastrimin nëpër shtëpi dhe në vende tjera. I gjithë grupi është mobilizuar me të gjitha mjetet për pastrim. Ne jemi këtu afër 50 persona nga kompania ‘Rek Bitolla’! Ka edhe ekipe tjera nga qyteti i Manastirit”, tha marian Filipovski.
G: Në lagjen Hasanbeg a keni kësi lloj grupesh
M: Jo Jo atje nuk kemi kështu grupe”
Se të dy lagjet kanë trajtim të ndryshëm, e dëshmon edhe dallimi që vërehet në rrugët e të dyja vendeve.
Në Stajkovcë, rrugët janë të pastruara, dhe njerëz nga jashtë po pastrojnë shtëpitë private.
Në Hasanbeg, rrugët janë ende me baltë, kurse vet banorët po pastrojnë shtëpitë e tyre, pa ndihmë nga jashtë. Kjo praktikë, po shkakton revoltë tek disa banorë të lagjes Hasanbeg.
“Nuk kanë ardhur të na ndihmojnë, ndihma kanë qenë vetëm në rrugën kryesore veturat të gjitha kanë mbete nëpër shtëpi edhe shtëpitë nuk i kemi pastra brenda nuk ka kush me i pastra jo jo nuk ka ardhur  askush me i pastruar me na ndihma nga ana tjetër në Stajkovcë atje gjithçka ka dhe ju ndihmojnë ato krejt i kanë te na çizme mbas 3 dite na kanë pru, nuk kemi shumë njerëz që pastrojnë”, tha Ibrahim Abazi.
Por s’është se vetëm në Stajkovc në mënyrë të organizuar po pastrohet. Në Hasanbeg pamë ekipe të zjarrfikësve nga Kosova, që u kishin dal në ndihmë të prekurve nga vërshimet./tv21

Hasanbeg, shumë familje pa kulm mbi kokë

$
0
0

Shtëpi të mbushura me baltë, orenditë të lagura dhe që kundërmojnë erë të keqe, teknikë e bardhë e prishur nga uji dhe gjithcka që është përdorur për nevojat e një familjeje është nxjerrur jashta shtëpive, duke krijuar një  rrëmuje të vërtet.
Kjo është fotografia që mund të shihet në Hasanbegun e prekur nga vërshimet e së shtunës.
Të njëjtin fat e kishe edhe Fatmir Qamili, shtëpia e të cilit përveç tjerash ka edhe mure të plasaritura. Nga e shtuna, ai tani endet nëpër shtëpitë e të afërmive bashkë me familjen, pa kulm mbi kokë.
“Shtëpija është e krisur e gjitha, shihe se sa është.  Sa është mundësia për egzistenc këtu, nuk është apsolut, muri ka kris krejt si prej anës së brendëshme edhe prej jasht, momentalisht jam në qytet. Ku po mbërri shkoj nëpër familjarët nuk kemi streh ku të jetojmë, shtëpija kullon nëpër tana anët. Ku t;mrrim do shkojmë, nji natë këtu, nji  natë atje vetëm sa me jetu qaty” – tha Fatimir Qamili, banorë i Hasanbegut.
Pak metra më largë në pragun e shtëpis, priste për ndihmë lokja Rukije. E vetme dhe e thyer në moshë, vjen cdo ditë për të pastruar shtëpinë kurse natën e kalon tek e bija . Ajo nuk ka asnjë të ardhur për të riparuar shtëpinë e saj por shpreson se njerëzit bamirës nuk do ta lënë në mëshirën e fatit.
“Na jetojmë këtu, unë e kam vetëm burrin edhe burrin e kam të smut, vetë jam e smutë me hapa me ilace, ndihma sociale kërrka skena. Na kena met qetu, burrin e kam qu te cika se asht i smut, vetë kum ardhe me pastru cka të muj. Kërkoj naj sociallno me ma nxjerr si krejt pleqt, naj teshë cka mu ka bo shtetë, shporeti strujës mu ka prish, maqinat, krevetat. Ashtu” – tha Rukije Murati, banore e Hasanbegut.
Për shkak të mbeturinave, kafshëve të ngordhura dhe kanalizimit të shkatërruar, kundërmon erë e keqe që sa vjen e bëhët më e padurueshme për banorët, të cilët shprehen të pakënaqur me dinamikën e pastrimit.
“Situata momentalisht s’ban hic kurrkush s’ka ardhë as pi shtetit as pi kurrkund me ndihmu, janë tu ndihmu vetë banorët e Hasanbegut sa mujmi ndërmjet veti jena tu ndihmu. Qe katër ditë vjen era, era nuk durohet ka kafshë  të cofta”.
Problem për strehim kanë të gjith ata që kishin shtëpi njëkatëshe, ndërsa të tjerët shfrytëzojnë katin e dytë për banim edhepse ende nuk janë pastruar katet e para nga vërshimet. Por at ndjehen të lumtur që nuk mbetën rrugve apo të enden tek të afërmit e tyre. / TVM2


Ismail Kadare shtrohet në spital/Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

$
0
0
Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital privat. Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe kanë vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për prostatën.
Familjarët dhe të afërmit e tij shprehen se gjendja shëndetësore e Kadresë tashmë është e ekulibruar, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve.
Të afërmit e Kadaresë shprehen ai është kthyer në Tiranë që në muajin qershor dhe ka pasur një shëndet normal.
“Janë sëmundje që në këtë moshë ndoshin tek shumica e burrave të moshuar, por gjendja e tij nuk është alarmante shprehet një nga familjarët për shëndetin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Vetë shkrimtari ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë askënd të hyjë në spital përveç bashkëshortes së tij, Helenës.

Trump sulmon dhe kritikohet: Obama-Clinton, bashkëthemelues të ISIS-it

$
0
0


Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka quajtur dyshen Obama-Clinton, njëri president i Amerikës dhe tjetra ish-Sekretare e Shtetit, si dy “bashkëthemeluesit” e Shtetit Islamik, duke përshkallëzuar kështu gjuhën e ashpër e duke theksuar për të disatën herë mendimin e tij se ata të dy janë përgjegjës për rritjen e grupit të militantëve xhihadistë.

Por këto deklarata nuk kanë kaluar pa iu kushtuar vëmendje, madje kanë rigjallëruar kritikat mbi atë që konsiderohet si aftësi e tij për të udhehequr Shtetet e Bashkuara. Nga fushata e Clintonit kanë reaguar menjëherë, duke e konsideruar një deklaratë të tillë si një “pretendim fals”.

“Ky është një tjetër shembull fjalimeve fyese dhe me mendjemadhësi të Donald Trump përpara amerikanëve”, tha këshilltari kryesor politik i ish-Sekretares së Shtetit, Jake Sullivan. “Ajo që mund të shquhet nga komentet e Trumpit është se, për të disatën herë, ai po u bën jehonë pikave kyçe të Putinit dhe kundërshtarëve tanë, për të sulmuar udhëheqësit amerikanë dhe interesat amerikane, ndërsa ka dështuar të ofrojë ndonjë plan serioz për t’u përballur me terrorizmin, apo për ta bërë këtë vend më të sigurtë”, shtoi më tej Sullivan.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi deklaratat e fundit të Trumpit.

Manjati i pasurive të paluajtshme vjen nga një javë tepër e trazuar, gjatë së cilës republikanët ushtruan presion ndaj tij për të ndalur grindjet me anëtarë të partisë së vet, si dhe të fokusojë sulmet e fushatës së tij ndaj Clintonit dhe Obamës. Por në vend të kësaj, ai ka ngritur kritikat ndaj tij në një nivel edhe më të lartë, teksa tha se një president amerikan në detyrë ka krijuar një grup militantësh terroristë, që kanë për synim të vrasin amerikanët dhe shtetasit e tjerë perëndimorë.

Duke u shfaqur në Miami të Floridës mëngjesin e kësaj të enjteje, Trump ripërsëriti sulmet e tij për të tretën herë, duke thënë se qeveria amerikane është ajo që “e lançoi ISIS-in”.

“Në fakt, mendoj se ne duhet t’i japim Hillary Clintonit titullin...MVP (zakonisht i përdorur në basketboll për lojtarin më të mirë të vitit)”, tha Trump duke sulmuar kandidaten demokrate për periudhën kur ishte Sekretare e Shtetit nga 2009-a deri në 2013-n. “ISIS-i do t’i dorëzojë asaj këtë çmim, ndërkohë që rivali i saj i vetëm është presidenti Barack Obama”.

Trump e ka përmendur për herë të parë një akuzë të tillë mbrëmjen e së mërkurës në Florida, kur tha se “i quaj ata të dy bashkëthemelues” të Shtetit Islamik.



Shoferi i çmendur e mban timonin e makinës me këmbë (VIDEO)

$
0
0

Kjo video është filmuar në Puning, Kinë.
Një shofer shihet teksa i jep makinës me këmbë kurse duart i ka të zëna duke u marrë me celularin.
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>