Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Progresi teknologjik është duke e bërë detin e ngrirë të Arktikut, një front të hapur. Si dhe një teatër përplasjeje mes fuqive të mëdha

$
0
0

Përparimet e mëdha teknologjike me reflektimet e tyre të menjëhershme në arenën ushtarake industriale, së bashku me ndryshimet e shpejta të klimës, po bëjnë që peizazhi i palëvizshëm i Oqeanit të Arktikut, të jetë një kufi i hapur. Këtu do të luhet një nga lojërat vendimtare në skakierën e përfaqësuar nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, një zgjatim i lojës së madhe të fushave të tyre të influencës në skenën botërore.
Frontet e hapura në Arktik janë tre: ekonomia, ushtria dhe tregtia. Kjo e fundit ka fituar rëndësi duke përgjysmuar rrugën e Kinë-Evropa. Nëse janë 13 mijë milje detare që ndajnë Europën nga Lindja e Largët nëpërmjet Suezit, tani rruga përmes Oqeanit Arktik shkon deri në 6,000 milje detare.
Protagonistët e dy fronteve të tjera janë Uashingtoni dhe Moska. Instalimi më i fundit ushtarak rus është vendosur në ishujt Zemlya dhe ai u përurua në prill 2017, nga Vladimir Putini. Që nga viti 2012, Kremlini ka kryer në rajon aktivitete të “furishme” të fuqizimit ushtarak dhe shfrytëzimit ekonomik (kryesisht hidrokarbure, zona është përcaktuar nga Ministri rus i Mjedisit, si “Shpella e Ali Babës”).
Pyetja është se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara, ndaj një sfide frontale të këtij lloji. Aktorë të tjerë të interesuar dhe vende të afërta me Uashingtonin janë Norvegjia, Islanda, Kanadaja dhe Danimarka, tashmë pronare gjithnjë e më shumë teorike e Groenlandës. Kjo përbërje heterogjene bie ndesh me interesat e vetëm Rusisë, protagoniste autonome e interesave të veta. Nëse nga njëra anë, si përgjigje ndaj politikave të Kremlinit, janë regjistruar vetëm stërvitje ushtarake – edhe pse të rëndësishme – nga ana tjetër, rusët kanë riaktivizuar në atë zonë, aeroporte të vjetra dhe baza të mëdha logjistike.
Baza kryesore e SHBA në rajon është ajrore dhe ndodhet në Thule, në Grenlandë, 1.500 km nga Poli i Veriut. Sa për Kanadanë, projekti për të ndërtuar një bazë strategjike të avancuar 600 milje  nga Poli i Veriut në Cornuallis Island, është e dështuar, për shkak të kostove të larta për zgjerimin e pistës së aeroportit vendas, si dhe ndërtimin e infrastrukturës së re, që ka për qëllim bërjen e bazës operacionale. Vende të tjera të spikatura në rajon, Danimarka dhe Norvegjia, janë të kufizuara në ushtrime të koordinuara, por pa baza të reja për të kundërshtuar ato ruse.
Kohët e fundit, Arktiku gjithashtu ka pasur pasoja në një front të largët: Korenë e Veriut. Për herë të parë, në fakt, bëhet fjalë për një zhvillim të përbashkët detar ruso-kinez, në dritën e një lufte të mundshme në gadishullin korean. Nga ana e vet, qëllimi i Presidentit Donald Trump për të rritur instalimet ushtarake në një total prej 700 miliardë dollarë, duhet të ketë të bëjë edhe me rajonin e Arktikut, për të frenuar lëvizjet e Pekinit dhe Moskës, aktualisht në një pozicion avantazhi mbi palëvizshmërinë e Uashingtonit dhe Otavës. Një hipotezë e mundshme e veprimeve balancuese mund të jetë, në lidhje me bazën Cornuallis, një marrëveshje e Kanadasë, ose me Shtetet e Bashkuara ose me Danimarkën, për zonën e Grenlandës së Veriut. Një lëvizje që mund të prekë edhe Norvegjinë dhe Islandën.
Një aktor tjetër në rajon është padyshim Italia. Misioni shkencor i Marinës së Lartë të Veriut 2017, përfunduar në korrik 2017, u largua nga baza detare e La Spezias në drejtim të Oqeanit Arktik, meritonte një vëmendje të veçantë, sidomos në kuadrin e NATO-s. Qëllimi i këtij veprimi ishte “mbrojtja e sigurisë së lundrimit”, por ka patur implikime gjeostrategjike dhe socio-ekonomike në lidhje me hapjen e mundshme të rrugëve të reja tregtare në Veri.
Sa i përket harkut lindor të Arktikut, atje ku Rusia dhe SHBA pothuaj preken për shkak të Ngushticës së Beringut, Alaska – shteti i 41 i SHBA dhe ish zotërim i Rusisë cariste – ka prej kohësh nëntë baza ushtarake, ndër të cilat spikasin Elmendorf si bazë ajrore dhe Eielson, me funksione mbështetjeje për ushtrimet periodike, si dhe vend depozitimi për raketat ndërkontinentale.
Për Arktikun, është e nevojshme një marrëveshje nën udhëheqjen e OKB, për të parandaluar konflikte të mundshme në të ardhmen. Një marrëveshje që nuk vjen menjëherë, por që nga ana tjetër, nuk mund të pritet gjatë. / Burimi: Limes – Në shqip nga Bota.al

Si të mbrohemi nga faktet e rreme

$
0
0
Nga David Ignatius

Mes rrëmujes së problemeve që u shfaqën gjatë vitit 2017, ajo që më shqetëson është se njerëzit nuk duket se e dinë se çfarë është më e vërtetë. “Faktet” këtë vit u vendosën në thonjëza.
Të gjitha vështirësitë e tjera politike të epokës së Donald Trump janë të përfshira në këtë. Nëse nuk jemi të sigurt se çfarë është e vërtetë, si mund të veprojmë për t’i bërë gjërat më mirë? Nëse nuk e dimë se ku ndodhemi në hartë, si mund ta dimë se nga cila rrugë duhet të lëvizim? Demokracia presupozon një qytetari të mirë-informuar që argumenton rreth zgjidhjeve – jo për faktet.
Ne të gjithë mund të zgjedhim shembujt tanë të preferuar të vështirësive në rritje të Amerikës në pranimin e provave: përçmimi për shkencën mes skeptikëve të ndryshimeve klimatike; refuzimi për të besuar akuzat për njerëzit që pëlqejmë, dhe mbingarkesa për të denoncuar ata që nuk i pëlqejmë; mënyra në të cilën polarizimi politik është përhapur në çdo fushë të jetës sonë të përbashkët – duke përfshirë edhe sportet.
Çfarë duhet të bëjnë njerëzit e zhytur në mendime për këtë problem gjithëpërfshirës? Pjesë e përgjigjes qëndron në profesionin tim, në biznesin e lajmeve. Ne duhet të punojmë më shumë për të siguruar që ne jemi tregues të paanshëm të së vërtetës, jo zyra avokatie.
Kur çdo histori në një gazetë ose në një faqe interneti apo kanal kabllor duket se po shkon në të njëjtën drejtim, kjo është një shenjë se diçka është e gabuar. Kjo është një arsye se përse unë do të doja të shihja një kthim të Avokatit të Popullit, për të mbajtur organizatat e lajmeve më të përgjegjshme.
Gazetarët gjithashtu kanë nevojë për mjete të reja. Ne nuk mund të shqyrtojmë gjithnjë çdo fakt. Ne mbështetemi në burime të caktuara të besuara, shërbime të lajmeve si Associated Press ose Reuters.
Megjithatë, madje edhe ata mbledhës profesionistë të shkëlqyer të fakteve ndonjëherë kanë vështirësi në verifikimin e informacionit. Mediat sociale mund të ndihmojnë – njerëzit mund të ngarkojnë video nga celularët e tyre të ngjarjeve kur ndodhin. Por po mësojmë se mediat sociale mund të jenë mjete mashtrimi përveç të se vërtetës.
Pra, ja një propozim i çuditshëm: Ashtu si origjina e një vepre arti është vendosur nga historianët e arteve dhe shtëpitë e ankandit, ne kemi nevojë për mjete teknologjike që do të ndihmojnë në konfirmimin e prejardhjes së fakteve.
Ideja është e thjeshtë: Një blerës arti duhet të dijë se piktura që i atribuohet le të themi Leonardo da Vinçit, në të vërtetë ishte krijuar nga ai. Pra specialistët kërkojnë të rindërtojnë zinxhirin e pronësisë, duke dokumentuar se si një vepër kalonte midis koleksionistëve dhe galerive gjatë shekujve. Dijetarët nuk mund gjithmonë të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me artistin (dhe një pasiguri e tillë duket se kaploi blerjen e fundit të “Salvator Mundit” të Leonardos për 450 milionë dollarë). Por ushtrimi është thelbësor për funksionimin e duhur të tregjeve të artit.
Ka edhe një qasje të re të njohur si “origjina dixhitale”. Kjo temë u eksplorua në një konferencë këtë muaj në Muzeun e Artit Carnegie në Pittsburgh. Një set panelësh eksploruan “vizualizimin e historive të objekteve”, duke përfshirë studimin e “lëvizjeve të objekteve dhe njerëzve përmes kohës dhe hapësirës”.
Gjigantët e internetit si Google dhe Facebook duhet të akordojnë sistemet e tyre për të përcaktuar faktin. Do të doja t’i shihja ata duke përdorur makineri që mësojnë të marrin në pyetje faktet e supozuara për të vendosur se ku kanë qenë – se si u shfaqën së pari dhe se si kaluan nga përdoruesi tek përdoruesi.
Nëse ekzistojnë boshllëqe në origjinë – një lidhje e pashpjegueshme e zhdukur në zinxhirin e provave, apo shenja të ndarjes së gabimeve – atëherë ato anomali duhet të flamurohen automatikisht.
Në këtë skemë fakt-vërtetues, unë shpresoj se do të jemi në gjendje të gjejmë informacionin në burim dhe të zbulojmë prova të manipulimit. Organizatat e lajmeve, rekordet e të cilëve tregohen të jenë të besueshme, do të ponderohen pozitivisht nga sistemi dixhital.
Një matje e tillë e besueshmërisë së burimit do të ishte një provë e ndërlikuar, por nuk më duket si e pamundur. Google bën diçka të ngjashme çdo herë që shkruani një frazë në kutinë e kërkimit.
Njerëzit ende mund të bazojnë vendimet e tyre në “fakte të dyshimta, të paverifikuara”, ashtu si një koleksionist ende mund të blejë një pikturë, origjina e së cilës dyshohet. Por do të kishte të paktën një paralajmërim të drejtë.
Shpesh flasim për “tregun e ideve”, duke pritur që tregjet të veprojnë në mënyrë racionale dhe efikase. Në këtë kornizë, konsumatorët supozojnë se shumica e tregjeve nuk janë të manipuluara dhe se produktet e dëmtuara ose të pasigurta janë shfaqur.
Kjo është padyshim një problem i komplikuar kur malli është informacion – Amendamenti i Parë na lejon të promovojmë ide pa vlerësuar sigurinë e tyre. Por Amendamenti i Parë nuk mbron mashtrimin apo shpifjen.
Ne jetojmë në një ekosistem informacioni. Nëse bëhet i ndotur, të gjitha krijesat që varen nga ky ekosistem janë në rrezik. Ne themi se drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë. Por kjo është e vërtetë vetëm kur dielli shkëlqen me shkëlqim./The Washington Post – Lexo.al

Na e dhanë apo e fituam PAVARËSINË? Debati i rrallë mes historianëve, Kristo Frashëri dhe Arben Puto

$
0
0

Historianët më të njohur shqiptarë, Kristo Frashëri, Arben Puto, Nevila Nika dhe Paskal Milo kanë debatuar dhe sjellë argumente nga studio e gazetares Rudina Xhunga, më 29 nëntor 2006, rreth historisë së shtetformimit shqiptar, nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot. Dritare.net e sjell sot të plotë, duke ju uruar Gëzuar 28 nëntorin.
Variantet për copëtimin e Shqipërisë dhe ndërhyrja e Presidentit amerikan, Uillson
R.Xhunga: Nisim me Pavarësinë. Na e dhanë, apo e morëm?
Kristo Frashëri: Shqipëria është shteti i fundit, sot duhet thënë i parafundit, që fitoi Pavarësinë. Pas saj, Maqedonia dhe tani Kosova. Pse ishte Shqipëria shteti i fundit ballkanik që fitoi Pavarësinë? Ky është një problem që ka shkaktuar vazhdimisht debate dhe janë bërë edhe studime. Janë dhënë dy alternativa. E para, Shqipëria e fitoi pavarësinë prej faktorit të brendshëm dhe shpjegohet me luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe, e dyta, që thotë se Shqipëria e fitoi pavarësinë si dhuratë e Shën Adriatikut, në kuptimin për pozicionin që kishte në Adriatik, pasi Fuqitë e Mëdha nuk dinin si t’i kontrollonin ndryshe ngushticat e Adriatikut. Me pak fjalë, pavarësia erdhi nga Fuqitë e Mëdha. Kjo e dyta nuk është e besueshme, pasi nuk ka asnjë shtet që bëhet i tillë, pa vullnetin e popullit të tij. Me një popull që nuk e do shtetin e tij, ai shtet nuk është i vërtetë, por artificial. Kështu, teza e dyte bie poshtë. Teza e parë është nihiliste, që historiografia shqiptare, ballkanike dhe ajo evropiane e kanë hedhur poshtë.
Paskal Milo: Përse ishim të fundit, atëherë që morëm pavarësinë? Si shpjegohet kjo vonesë historike?
Kristo Frashëri: Ka një shpjegim. Në fund të shekullit të 18-të, kur filloi epoka e çlirimit të popujve të Ballkanit dhe që u kurorëzua me krijimin e shtetit serb, grek, malazez dhe atij bullgar e rumun, shqiptarët e kishin paraqitur më përpara kërkesën për t’u bërë shtet. Karamahmuti e kishte bërë një kërkesë të tillë, edhe pse në kuadër të Perandorisë Osmane. Por e vërteta është se Fuqitë e Mëdha nuk donin të kishin një shtet mysliman në Ballkan. Ata kërkonin një kontinent të krishterë evropian. Ata donin që Shqipërinë ta copëtonin, ta ndanin në parcela-parcela, duke i dhënë një pjesë Serbisë, një pjesë Greqisë, Malit të Zi. Ata nuk donin një shtet shqiptar.
Paskal Milo: Duhet të shpjegojmë të gjitha arsyet pse Shqiperia e mori kaq vonë pavarësinë dhe cilat ishin raportet e Shqipërisë me Perandorinë Osmane dhe raportet e vendeve të tjera të Ballkanit me këtë Perandori. Është fakt historik që kemi pasur një marrëdhënie më të integruar me Perandorinë Osmane.
R.Xhunga: Cili ishte roli i fesë në fitoren e pavarësisë?
Kristo Frashëri: Feja nuk ka luajtur kurrë rol politik.
Arben Puto: Shtetet myslimane e kanë fituar më vonë pavarësinë dhe është e vërtetë ajo që thotë Paskali, që Shqipëria ishte më e integruar në Perandorinë Otomane dhe këtu ndihmonte fakti i konvertimit në fenë islame. Është e ditur që shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Perandorinë Otomane. Ata kanë pasur poste shumë të larta.
Paskal Milo: Ka pasur 37 vezirë shqiptarë.
Kristo Frashëri: Ishin më pak, por nuk e mohoj që kanë pasur poste të larta, por në të njëjtën kohë janë nga popujt ballkanikë që kanë bërë më shumë kryengritje ndaj kësaj perandorie.
R.Xhunga: Sa kryengritje kanë bërë shqiptarët?
Kristo Frashëri: 220 kryengritje. Ishte një klasë që i shërbeu Perandorisë, por një tjetër e kundërshtoi atë me kryengritje.
Paskal Milo: Kryengritje sociale, jo kombëtare.
Kristo Frashëri: Ishin si të gjitha kryengritjet e vendeve të tjera, që nuk donin të ktheheshin mbrapa Portës e të ecnin përpara.
Paskal Milo: Ishin kryengritje për taksat, ishin sociale. Nuk ishin aspak nacionale.
Kristo Frashëri: Nuk është aspak e vërtetë. Disponoj dokumente që flasin për të kundërtën. Edhe ato kryengritje për taksat e ushqenin pavarësinë.
Arben Puto: Unë anoj nga mendimi se jo gjithmonë ka pasur lëvizje me objektiv kombëtar nga ana e shqiptarëve. U referohem shkrimeve të Edit Durhamit, e cila ka qenë këtu në vitet 1911-1912 dhe i ka ndjekur fare nga afër ngjarjet. Lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve në kufi me Malin e Zi e përshkruan si lëvizje për taksat, për centralizmin, pra e thotë hapur që ishte një kryengritje sociale. Sigurisht që ky ka qenë një motiv, por objektivi kombëtar nuk mund të mohohet, madje sa më shumë zhvillohet lëvizja kryengritëse aq më shumë piqet vullneti politik për të dalë në një shtet më vete.
R.Xhunga: Pse e kemi identifikuar ngaherë pavarësinë me Ismail Qemalin? Kush është me ose pas tij?
Nevila Nika: Deri para pak vitesh, jemi mësuar që me Ditën e Flamurit të identifikojmë pak figura, Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin. Ne, si historianë, e dimë mirë që Ismail Qemali mbetet figura kryesore dhe rreth tij kishte shumë patriotë, të cilët kishin poste të larta në Perandorinë Otomane, që i lanë të gjitha dhe u kthyen në Shqipëri. Ky është një fakt i jashtëzakonshëm. Vetë Ismail Qemali la një karrierë të ndritur, Hasan Prishtina gjithashtu, të gjithë lanë gjithçka për Shqipërinë. Ata u kthyen në Shqiperinë e ‘12-ës, e cila ishte një ferr i vërtetë. Flamurin në Vlorë e ngritën edhe ata që vinin nga Perandoria, edhe ata që vinin nga mërgimi. Do doja të flisnim për vitet 1912, deri në Kongresin e Lushnjës në 1920. Si u bë ai shtet, ai shtet për të cilin shumë lanë karrierën, pasuritë e tyre për hir të pavarësisë së Shqipërisë, pa u shkuar ndërmend të merrnin gjësend nga Shqipëria, siç edhe ndodhi?!.
Arben Puto: Megjithatë, as shteti i shpallur në Vlorë dhe as qeveria e krijuar nga Ismail Qemali nuk u njohën nga Fuqitë e Mëdha. Duke parë gjendjen e Ballkanit, doemos Fuqitë e Mëdha nuk mund të rrinin pa lëvizur dhe morën vendimet e tyre. Fuqitë e Mëdha krijuan Konferencën e Ambasadorëve, të 6 fuqive më të mëdha të kohës, me në krye Eduard Grei, i cili ishte ministër i Jashtëm i Britanisë. Morën vendimin e parë më 1912, ku nuk e njihnin Shqipërinë dhe e përcaktonin statusin e vendit tonë si një shtet i varur nga Turqia. Por me zhvillimin e ngjarjeve kjo zgjidhje nuk mund të qëndronte dhe vijmë në vitin 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve vendosi krijimin e komisionit ndërkombëtar të kontrollit dhe të caktojë një Princ të huaj, Vidin. Komisioni ndërkombëtar i kontrollit ka ardhur këtu dhe ka përshkuar të gjithë kufirin dhe ai u shndërrua në vitin 1914 në një pushtet suprem. Ajo që unë e kam quajtur në monografinë time për pavarësinë, ksenokrati. Nuk qe një shtet që u krijua nga shqiptarët, ndërsa shteti i krijuar nga shqiptarët nuk u njoh nga Fuqitë e Mëdha.
Kristo Frashëri: Fuqitë e Mëdha qenë pengesa kryesore që shkaktuan vonesën e pavarësisë. Shembulli më tipik është Lidhja e Prizrenit, e cila nisi si një sfidë ndaj Kongresit të Berlinit dhe e mbylli si një sfidë ndaj Portës së Lartë, duke shpallur autonominë dhe qeverinë e përkohshme. Shqiptarët nuk e lanë asnjëherë qëllimin e tyre për liri e pavarësi, duke punuar përmes klubeve patriotike, shoqërive patriotike nëpërmjet kryengritjeve dhe çetave derisa erdhi 1912-ta. Nuk duhet të harrojmë kurrsesi se ajo pavarësi u parapërgatit nga kryengritja më e madhe që ka parë ndonjëherë Ballkani, nga kryengritja e Kosovës në 1912-ën. Pas 1912-ës, historia e Shqipërisë mund të quhet historia e përleshjes së shqiptarëve me interesat e Fuqive të Mëdha.
Paskal Milo: Pse nuk kemi pasur, profesor Frashëri, asnjë vend mik, asnjë mbështetje nga Fuqitë e Mëdha?
Kristo Frashëri: Kemi pasur miq, por armikun e kemi pasur më të egër. Vend mik ka qenë Austro-Hungaria.
R.Xhunga: Si erdhi 1913-ta, çfarë u mor prej Shqipërisë natyrale?
Nevila Nika: Gjysma. Shqiperia e 1913-ës është kjo që kemi sot.
Arben Puto: Për të ardhur tek Traktati i Londrës, që për fat nuk u zbatua dhe një rol të madh ka luajtur Presidenti Uillson.
Paskal Milo: Ka një tezë, që profesor Puto e mbron. Se Shqipëria në Luftën e Parë Botërore mbajti një pozitë asnjanëse, ndërkohë që Shqipëria ishte e pushtuar. A ka mundësi që një shtet të ketë pozitë asnjanëse dhe të jetë edhe i pushtuar? Është një tezë që ngre debat.
Arben Puto: Ju po më impononi një tezë që nuk e kam. Termi neutralitet u vendos nga Konferenca e Ambasadorëve, sipas së cilës, shteti shqiptar nuk do të përzihej në luftërat që eventualisht mund të shpërthenin. Por Fuqitë e Mëdha vetë e shkelën të parat këtë. Austro-Hungaria e shkeli, ajo ftoi Princ Vidin të merrte anën e Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore. Iku Vidi dhe Shqipëria u pushtua. Unë i jam përmbajtur kësaj teme, se ideja e pavarësisë shqiptare ka gjetur shprehje edhe në kushtet e pushtimit nga Fuqitë e Mëdha. Dhe një dukuri interesante është “Republika e Korçës”. Ne atë kohë, Korça ishte e pushtuar nga Franca dhe francezët e panë se aty nuk kishte as serbë, as grekë, por shqiptarë. Kështu, komandanti i Ushtrisë së Orientit, gjeneral Isaraj i tha Parisit “Mua më duhet të bëj luftën dhe nuk dua trazira në prapavijat e mia, ndaj kam vendosur të krijoj kontakte me popullsinë lokale”. Iniciativën këtu e merrte Themistokli Gërmenji, që shpalli autonominë e Korçës, e cila u quajt pastaj “Republika e Korçës”. Por kjo nismë e gjeneralit Isaraj u hodh poshtë nga Parisi dhe themeluesi i “Republikës së Korçës”, Themistokli Gërmenji, u dënua si spiun dhe u pushkatua.
R.Xhunga: Ndalojmë te përzënia e Vidit dhe kryengritja e Haxhi Qamilit…
Nevila Nika: Nga dokumentet origjinale që disponon Arkiva, të gjitha personalitetet e asaj kohe e dënojnë jashtëzakonisht kryengritjen e Haxhi Qamilit dhe japin të gjithë arsyetimet e dëmit që iu bë shtetit shqiptar. Ajo Lëvizje e tillë, në atë moment aq delikat, në një kohë kur Shqipëria po copëtohej, lëvizja për t’u kthyer prapa te Sulltani, ishte katastrofale.
Arben Puto: Kryengritja e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme ishte feudale, kishte karakter klasor. Fshatarësia ngrihet kundër bejlerëve. Kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar edhe gjatë regjimit të mëparshëm. Instituti i Historisë e ka ndier veten në siklet se kjo kryengritje ishte klasore, por Enver Hoxha ka imponuar historinë e vet.
R.Xhunga: Rikthehemi te njohja e pavarësisë. Si na njohën Fuqitë e Mëdha?
Paskal Milo: Historia e shtetformimit të Shqipërisë nuk mund të kuptohet pa Konferencën e Paqes së Parisit dhe të gjithë atyre diskutimeve të pafund që u bënë midis Fuqive të Mëdha, që çoi më pas në aktin shpëtimtar të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uillson, në fundin e marsit 1920. Për të arritur deri në procesin e fillimit të njohjes së shtetit duhet patjetër të shohim periudhën e viteve 1918-1920 që është periudha më interesante e shtetit shqiptar, aq sa shteti shqiptar u vendos në pikëpyetje. Dhe në Konferencën e Parisit ka disa projekte për copëtimin e Shqipërisë.
Paskal Milo: Shqipërinë e Jugut e kërkonte Greqia, Shqipërinë e Veriut e kërkonte Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, që kishte dy variante: variantin minimal deri në lumin Drin dhe variantin maksimal deri në lumin Mat. Me këto dy variante luftonte Serbia në atë kohë që të merrte edhe pjesën Veriore të Shqipërisë, ndërkohë që kishte marrë Kosovën me Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe në bazë të kësaj po bëheshin të gjitha këto projekte. Mirëpo kontradiktat midis Italisë, e cila kërkonte shumë më tepër dhe vendeve të tjera evropiane, bëri që të kishte vonesa në këtë proces derisa u arrit kompromisi i famshëm anglo-franko-italian më 14 janar 1920, që e copëtonte Shqipërinë në baze të Traktatit të Fshehtë të Londrës. Veriun e merrte Serbia, Jugun e merrte Greqia dhe Italia do merrte më tepër një kujdestari mbi atë shtet të vogël shqiptar që do mbetej. Në Konferencën e Paqes së Parisit, ka pasur përpjekje të mëdha, qoftë nga qeveria e Durrësit që u krijua në 1918, qoftë nga shoqatat patriotike jashtë atdheut, qoftë edhe nga shqiptarët e Kosovës, të cilët me peticione të vazhdueshme, bënë përpjekje që Kosova të përfshihej në Shqipërinë e pavarur, që do të lindte pas Konferencës së Paqes të Parisit. Por Fuqitë e Mëdha dhe vendet fqinje, jo vetëm që nuk kishin ndërmend t’ia kthenin Kosovën Shqipërisë, përkundrazi, synonin ta copëtonin më keq atë. Dhe kjo që ndodhi në janar të vitit 1920 ishte kulmi i përpjekjeve për ta copëtuar Shqipërinë dhe desh arriti kjo, por vetëm ndërhyrja e Uillsonit me dy letra që i dërgoi Klemansoit dhe Lord Xhorxhit, kryeministrit anglez, ndaloi copëtimin e Shqipërisë.
R.Xhunga: Mund ta shpjegojmë rolin e tij? Pse e bëri?
Arben Puto: Unë dua të sqaroj rolin e Presidentit Uillson. Ai nuk e njihte çështjen shqiptare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë njohur çështjen shqiptare sepse kanë qenë larg problemeve të Evropës. Ata ndiqnin parimin e mospërzierjes në problemet e Evropës. E para herë që përzihen dhe vijnë në Evropë është Lufta e Parë Botërore dhe kur vjen Presidenti Uillson në Paris, në Konferencën e Paqes. Ai vjen me 14 pikat: vetëvendosjen e popullit, vendosja e kufijve jo sipas metodave të vjetra, por në bazë të vetëvendosjes, të shprehjes së vullnetit të lirë të popullit. Në këtë kuptim, ai kundërshtoi rreptësisht pretendimet e Italisë për të marrë disa krahina që kanë qenë të Austro-Hungarisë dhe që ishin me popullsi sllave./dritare.net

Koalicioni i madh qeveritar i Merkelit: nuk ishte edhe kaq i keq, apo jo?

$
0
0

Koalicionet mes partive të mëdha nuk janë të preferuara.
Ato e paralizojnë opozitën dhe margjinalizojnë partnerët e vegjël, argumentojnë kritikët.
SPD e njeh këtë. Por tani sërish kemi para vetes një koalicion të tillë.
SPD është ende në qeveri, por bilancet e legjislaturës që mbaroi ka kohë që janë bërë. E përgjithshmja: kaq i keq nuk ishte koalicioni i madh i dytë nën Merkelin.
Para së gjithash ishte harmonik. Por atmosfera e mirë midis socialdemokratëve dhe konservatorëve nuk mjaftoi për suksese të kalibrit të madh politik.
Çuditërisht mirë, çuditërisht pak
Parulla e vitit 2013 e Merkelit “…se ne jemi një koalicion i madh, për të bërë zap detyra të mëdha për Gjermaninë”, rezultoi thjesht si frazeologji e bukur. Me shumicën prej 80 përqind në Bundestag u pengua para së gjithash mini-opozita që të jepte qoftë edhe një impuls të vetëm për qeverinë. Reforma të mëdha sidoqoftë nuk u panë gjëkundi. Ato pak gjëra që arritën, kanë të bëjnë me reformën e sigurimit për shërbimet sanitare, pensionet për nënat, pensionin me 63 vjeç (për kategori të caktuara), paga minimale dhe kuota e grave.
Dashamirësit vlerësojnë si sukses qeverisjen në pjesën më të madhe pa difekte në kohë të vështira. Shtimi i rrezikut të terrorit dhe vërshimi i refugjatëve para së gjithash, u administruan, si probleme.
Dhe: konsensusi i shoqërisë u ruajt në njëfarë mënyre, i cili u godit në të njëjtën kohë nga Brexiti në Britaninë e Madhe, në SHBA nga Trumpi dhe në disa pjesë të Evropës lindore përmes një lëvizje rinacionalizimi. Në pikëpamje të politikës sociale, bilanci është i përzier.
Megjithë konjukturën e fuqishme pozitive ekonomike pjesë të mëdha të popullit ndienë pak deri asgjë prej saj.
Në bazë të Agjencisë Federale të Punës, në mars 2017 më shumë se 3,2 milionë vetë patën më shumë se një punë, kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë pak punë, në kohët e koalicionit të madh u rrit në 7,5 milionë vetë.
Në një kohë që midis viteve 2002 dhe 2012 të ardhurat e dhjetë përqindshit të sipërm të shoqërisë janë rritur në një shumë dyshifrore, sipas Institutit Gjerman për Studimet Ekonomike (DIW), 40 përqind e atyre që ndodhen në fund të shkallës së mirëqënies kanë pakësim të të ardhurave.
Fushata elektorale për drejtësi, e cila nuk ndezi
Zhvillime si këto e turbullojnë pamjen e parajsës Gjermani, “ku ne jetojmë mirë dhe me dëshirë”, siç thekson herë pas here kancelarja Angela Merkel. Tema kryesore e fushatës elektorale të SPD në vitin 2017, drejtësia, ishte me vend, thotë njeri nga këshilltarët e SPD, Nils Heisterhagen. Vetëm se u shit keq.
Në një vështrim pas, ajo që ka mbetur është vetëm përshtypja se SPD në politikën sociale në thelb nuk deshi të veprojë ndryshe nga partneri i shumicës i koalicionit.
Heisterhageni i rekomandon partisë së tij një kthesë të qartë në politikën e taksave dhe në politikën sociale. “Më shumë guxim për Lafontaine”, është kërkesa e tij. Ish-kryetari i SPD, Lafontaine mbështeti në fillim të periudhës si kancelar të Gerhard Schröderit një kurs të tillë.
Meqenëse nuk e imponoi dot si kurs, ai e braktisi partinë dhe u bashkua me partinë E Majta. Me marshimin e saj në mesin e shoqërisë, SPD jo vetëm që humbi shumë nga profili i saj. Partia populiste AfD ndërkohë ka më shumë mbështetës tek punëtorët (34 përqind) se partia me traditë e punëtorëve SPD.
Edhe më tej: në radhët e AfD ka më shumë sindikalistë (24 përqind) se në SPD (19 përqind). Një zhvillim që ka të bëjë edhe me tetë vitet e kaluara të koalicionit të madh që prej 2005-ës, në të cilat SPD në perceptimin publik mezi dallohej nga partia unioniste e Merkelit.
Përsa i përket materies, anëtarët e koalicionit vërtet miratuan shumë gjëra. Mbi 2000 ligje. Por një projekt i madh i përbashkët nuk u pa gjëkundi.
Tani thirret SPD, sepse negociatat për koalicionin mes unionistëve, liberalëve dhe të Gjelbërve nuk përfunduan me sukses. Jo-ja e prerë për koalicionin e madh zbutet çdo ditë e më shumë. SPD mund të paraqesë kërkesa, por për ta tepruar nuk duhet ta teprojë. Sepse Merkeli ka edhe një fishek në karikator: qeverinë e minoritetit. (DW)

‘Tsunami i digave’, The Guardian: Natyra shqiptare në rrezik

$
0
0

Projektet me fuqi hidrike janë 3-fishuar në dy vitet e fundit në Ballkan, duke shtuar kërcënimin për lumenjtë malorë shkruan The Guardian.
Janë thuajse 2800 diga që po ngrihen në një rrjet lumenjsh që nis nga Sllovenia deri në Greqi. 37% e tyre janë ngritur në zona të mbrojtura, si parqe kombëtare apo zona të përfshira në Natyra 2000.
Por sot, makineri të rënda janë duke kanalizuar rrjedhën e ujit në 187 kantiere ndërtimi, krahasuar me 61 të tilla në vitin 2015, sipas një kërkimi të Fluvius, një projekt i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Ulrich Eichelmann, drejtori i një organizate jofitimprurëse, River ëatch NGO (Mbikqyrësi i lumenjve) thotë se mënyra si po ndërtohen projektet, ka një impakt shkatërrues ndaj natyrës në mënyrë të vazhdueshme.
“Ata ndryshojnë rrjedhën e ujit përmes tubave, larg nga shtrati i lumit duke lënë pas kanale bosh, ku dikur kalonte lumi” ka thënë ai për The Guardian. “është një katastrofë për banorët e zonës dhe për mjedisin. Për shumë specie peshqish dhe insekte, ky është fundi”.

Një e tillë e zhdukur është “Isoperla vjosae”, e zbuluar në Shqipëri mbi lumin Vjosa këtë vit, gjatë një ekspedite me 25 shkencëtarë, që gjithashtu zbuluan një peshk të një lloji të ri, të panjohur më parë për shkencën. Njësoj si salmoni i Danubit, ashtu edhe si trofta e Prespës, edhe ky lloj peshku është drejt zhdukjes, prej atij që Eichelmann e quan një “tsunami i digave”.
Shkencëtarët e përshkruajnë Vjosën si një eko-parajsë unike, për speciet nënujore që tashmë janë zhdukur në të gjithë Europën. “Shumica e këtyre llojeve po zhduken si rezultat i projekteve hidroenergjitike” thotë ai.
Gjithsesi, Damian Gjiknuri, Ministri i Energjisë tha për Thë Guardian se dy megadiga të vendosura mbi Vjosë “do të lejojnë kalimin e peshqve përmes një bypassi për peshqit”
“Projektet janë dizenjuar në praktikat më të mira të ruajtjes së ambjentit, për të minimizuar efektet e digave të larta në qarkullimin e faunës nënujore” thotë Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit, vetëm dy diga të larta janë ndërtuar në Shqipëri, ndërsa të tjerat funksionojnë me fuqinë hidro të lumenjve.
Këto gjenerojnë më pak se 10 Më energji, ndaj nuk kanë pasoja mbi ambjentin. Veç jetës nënujore digat e reja përgjatë Vjosës kanë krijuar konflikte të shumta edhe me banorët.
Që nga viti 2012 shkruan The Guardian, konflikti i pronave mes banorëve dhe kompanive energjitike ka shkaktuar disa vrasje dhe arrestime. Në Shqipëri ka një përqëndrim projektesh me 81 diga që po ndërtohen, por Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina gjithashtu po instalojnë 71 plantacione hidrike. Serbia ka nën shqyrtim 800 projekte.
Për Thë Guardian, Gjiknuri ka premtuar se qeveria shqiptare do të shpallë park kombëtar një pjesë të lumit Vjosa, në pjesën para rrjedhës së digës së hidrocentralit të Kalivaçit, për të ndalur ndërtimet e tjera hidrike në këtë zonë./ Marrë nga The Guardian, përshtati Lapsi.al

Fshati shqiptar ku çdo familje ka të paktën një person në Britani (FOTO)

$
0
0

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë janë bërë sërish temë e mediave britanike. Kanë qenë disa selfie të postuara në Facebook ato që kanë krijuar ‘zhurmën’ për këtë çështje, duke ilustruar me foto shtrirjen e emigracionit të paligjshëm shqiptar në Britani. Fotot e të rinjve të fshehur në kamionë janë ngarkuar në rrjet me hashtagun “shqiptarët në Londër”, së bashku me titullin: ‘Në rrugë.’ Imazhe të tjera paraqesin letërnjoftime të rreme dhe mënyra për të rezervuar një vend me anë të kontrabandistëve zbulojnë se si bandat e trafikantëve të njerëzve veprojnë duke ‘rekrutuar’ njerëz në mediat sociale.
Nga ana tjetër, disa janë të detyruar të punojnë si transportues droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia i përshkroi kohët e fundit si ‘më të pamëshirshmet që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’. Imazhet në tre faqet e Facebook tregojnë se të rinjtë shqiptarë festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe duke dalë foto me flamurin shqiptar, selfiet e adoleshentëve shqiptarë janë publikuar në faqe të cilat arrijnë deri 60,000 ndjekës.
Në një foto duket se një burrë në një furgon dhe është titulluar ‘Me shpresë të zotit, do të jem në Angli nga Viti i Ri’. Një tjetër foto tregon një rresht të të rinjve që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, që duket se është modifikuar me tuba frymëmarrjeje për tu dhënë ajër të pastër. Foto të tjera sugjerojnë se kushton £ 8,000 për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni ose £ 3,000 për t’u fshehur në shasi. Të rinjtë shpeshherë duken duke bërë me duar shqiponjën me dy koka, simbol i flamurit shqiptar.
Shqiptarët vitin e kaluar përbënin numrin e dytë më të madh të fëmijëve të pashoqëruar që kërkojnë azil në Britani, me më shumë aplikantë sesa nga Siria e shkatërruar nga lufta. Shumica e të miturve të pashoqëruar janë emigrantë ekonomik, disa prej të cilëve pretendojnë se janë rrahur nga prindërit e tyre ose thonë se janë viktima të gjakmarrjes për të rritur pretendimet e tyre për azil. Por kur pretendimet e tyre refuzohen, shumë prej tyre shuhen nga kujdesi birësues i financuar nga shteti dhe janë të detyruar të punojnë për “bandat e skllevërve” për të paguar borxhet e mëdha, të cilat arrijnë deri në 12,000 paund për udhëtim, bëjnë me dije zyrtarët shqiptarë.
Ndërkohë në një fshat në Shqipëri, i quajtur Krumë, pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar tashmë në Britani.  ‘Daily Mail’ e vizitoi këtë fhshat ku banorët folën për dërgimin e fëmijëve të tyre për një jetë më të mirë, sepse aty nuk kishte “asnjë të ardhme për ta”. Flamur Dauti, një drejtor shkolle në fshatin Krumë, tha se faqet e Facebook-ut po nxisnin një premtim të rremë. Banorët aty tallën gjithashtu ambasadorin britanik në Shqipëri, Duncan Norman, i cili e ka vizituar zonën dhe ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në mënyrë ilegale në Britani të Madhe duhet të kthehen në shtëpi. Ata e quanin hipokrit sepse ‘ai do të bënte të njëjtën gjë për fëmijët e tij’ nëse nuk jetonte në luks.
Sipas ministrisë së Emigracionin, Ligjit dhe sigurisë , vitin e kaluar ishin 407 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar që udhëtonin vetëm dhe që kërkuan azil në Britani të Madhe. Vetëm Afganistani kishte një numër më të lartë se shqiptarët. Nga ana tjetër, zyrtarët e arsimit në krahinën lokale të Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet vitit 2013 dhe 2016, ku shumica prejt tyre prej shkakut se u përpoqën të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, zëvendësministre e punëve të brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se Britania po tregohet e butë me emigrantët e paligjshëm, duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë që të përpiqen të hyjnë në Britani të Madhe. Voda tha se Britania duhet të veprojë më shpejt për të dërguar në shtëpi personat nën moshën 18 vjeçare të pashoqëruar të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania. Dështimi për ta bërë këtë është ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar një destinacion ‘më tërheqës’ për adoleshentët, paralajmëroi ajo.
Voda tha: “Këta fëmijë nuk trafikohen në Britani kundër vullnetit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e rrugës nga prindërit dhe të afërmit e tyre. Ata e bëjnë këtë për arsye ekonomike. Arsyeja që kaq shumë shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në vend të Gjermanisë apo Francës ose Holandës është që këto vende bëjnë shumë më tepër për t’i dëbuar më herët. Në Britani kjo nuk është kështu dhe kjo e bën këtë vend më tërheqës për ta.”
©Lapsi.al

Njihuni me 10 sëmundjet më të “dhimbshme” të njeriut

$
0
0

Guri në veshka dhe dhimbje koke, por jo vetëm. Këtu është lista e gjendjeve më të këqija mjekësore të hartuara nga mjekët dhe bazuar në përvojën dhe dëshmitë e pacientëve. Nuk duhet harruar se për secilën nga këto patologji ka shërime dhe medikamente që ndihmojnë.
Pas operacionit
Vendi 10: neuropatia post-kirurgjikale
Neuropatia post-kirurgjikale është një ndërlikim i rrallë i kirurgjisë. Nervoret periferike që pësojnë shtrirje, ose inflamacion mund të mbeten të dëmtuara dhe të shkaktojnë humbje të ndjeshmërisë, dhimbjes dhe dobësisë së muskujve. Ka kryesisht disa njerëz që janë të predispozuar ndaj kësaj gjendjeje që do të shkaktohet nga një sulm i sistemit imunitar kundër nervave dhe prandaj është potencialisht i shërueshëm me ilaçe imunosupresive.
Gurët
Vendi 9: gurët në veshka
Dhimbja e shkaktuar nga këto gurë (madhësia e të cilave ndryshon nga një margaritar në grurin e kripës) kthehet në akute dhe përhapet mbrapa, barku i poshtëm, zona inguinale. Më së shpeshti mjekët përshkruajnë ilaçet e dhimbjes dhe ju këshillojnë të pini shumë ujë duke pritur dëbimin spontan.
Një dhimbje shumë e zakonshme
Vendi 8: Dhimbja kronike e shpinës
Të gjithë ne herët a vonë përjetojmë dhimbjen e shpinës në jetë. Rreth 9 nga 10 njerëz shërohen shpejt, por 1% e dhimbjes bëhet kronike. Lidhur me këtë gjendje, ashpërsia e lesionit kurrizor (hernia ose protuberance vertebrale), por edhe faktorë të tjerë të tillë si ankthi. Fizioterapia e fokusuar në forcimin e muskujve është një nga trajtimet më efektive.
Pjesë e diabetit
Vendi 7: neuropatia periferike
Shkaktohet zakonisht nga diabeti, ai përshkruan dëmin e shkaktuar nga këshilla e nervave që shkojnë në gishtat e duarve, këmbëve dhe shkaktojnë dhimbjen. Ka anti-spazma që qetësojnë nervat e irrituara, por ato gjithashtu mund të shërbejnë për ushtrimin që përmirëson qarkullimin e gjakut. Nevojitet kujdes paliativ .
Nevojiten kura të herëpashershme
Vendi 6: Dhimbjet e tumorit
Disa pacientë me kancer, veçanërisht në fazën e terminalit, vuajnë shumë dhimbje. Ndër tumoret më të këqija në këtë kuptim janë ato me pankreas, tumor të trurit dhe sarkoma. Mjekët përshkruajnë kujdesin paliativ në bazë të llojit të dhimbjes dhe patologjisë.
Pas virusit ‘varicella’
Vendi 5: nevralgjia post-herpetike
Post-herpetike nevralgji është ndërlikim më e shpeshtë e herpes zoster, apo herpes, e shkaktuar nga ajo që quhet ndryshe edhe virusi i lisë. Ajo ndikon në 10% të pacientëve pas zhdukjes së Herpes: është një sëmundje e vështirë për t’u trajtuar.
Një dhimbje shumë akute
Vendi 4: Nevralgjia
Infeksionet, kancerët dhe patologjitë e tjera mund të shkaktojnë këtë dhimbje në nervin ‘trigeminal’, i cili përfshin fytyrën. Dhimbja priret të jetë e shkurtër dhe afatgjatë, por në disa raste ndodh çdo disa minuta me anën e djathtë të fytyrës së prekur më shpesh. Një trajtim i mundshëm është droga anti-spazma.
Djegia ekstreme
Vendi 3: ‘Cistiteti intersticial’
“Cystitis intersticial”, i quajtur gjithashtu sindroma e dhimbjes së legenit dhe fshikëzës është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje dhe urgjencë dhe frekuenca në urinim. Pavarësisht nga emri, ‘cistiteti intersticial’ është mjaft i ndryshëm nga cistiti i zakonshëm, i shkaktuar nga bakteret specifike. Ajo është shkaktuar nga një ndryshim qelizor i mureve të fshikëzës, shkaku i të cilit është ende i panjohur. Pacientët raportojnë se ndjejnë një djegie të fortë në zonën e legenit. Në raste ekstreme, pacientët mund të urinojnë deri në 60 herë në ditë. Terapia përfshin stimulimin e nervave dhe medikamentet anti-inflamatore.
Sëmundja “e dhimbjes”
Vendi 2: Sindroma e dhimbshme rajonale komplekse
IASP (Shoqata Internacionale për e Studimin e dhimbjes) përcakton sindroma komplekse rajonale të dhimbjes (CRPS ose refleks distrofi simpatike) ose distrofi, si një gjendje kronike ose dhimbje e karakterizuar në pjesë të lokalizuara të trupit, të cilat mund të jetë spontane. Kjo ndodh në një nga gjymtyrët pas traumave ose lëndimeve të thjeshta, madje edhe një shtrembërim të kyçit të këmbës ose një krah të thyer. Dhimbja dhe ënjtja fillojnë në një zonë të vogël dhe pastaj përhapen në të gjithë gjymtyrët, duke shkaktuar që ajo të ndihet “e ndezur”. Rehabilitimi, trajtimi dhe neurostimulimi janë terapitë më të përdorura.
Fatkeqësisht e ditur
Vendi 1: Dhimbje e fortë koke
Më shumë se një efekt të mëdh negativ në migrenë, dhimbja e kokës prodhon një dhimbje të mprehtë që është i përqendruar zakonisht rreth njërit sy apo njërën anë të kokës dhe episodet ndodhin për javë apo muaj. Ajo është mbiquajtur dhimbje koke për “vetëvrasje” dhe kjo tregon se është e gjatë. Pacientët raportojnë se duan të godasin kokën e tyre kundër një muri për të parandaluar vuajtjet e tyre.

Katër zakonet e këqija që plakin trurin çdo ditë…

$
0
0

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj.
Siç e dimë të gjithë, zakonet tona të jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Për shembull, kur një person nuk ka bërë stërvitje të mjaftueshme dhe ka ngrënë më tepër se zakonisht, ai/ajo mund të shtojë më lehtë në peshë.
Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.
Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të, Dr. Hanneke Joosten, autori i studimit, ka raportuar për BBC-në se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin.
Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.
1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.
2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.
3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.
4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

Vendet me jetëgjatësinë më të shkurtër dhe më të gjatë në Europë

$
0
0

Europa meriton emërtimin “Kontinenti i Vjetër” pasi ka një popullsi me moshë mesatarisht më të madhe se kontinentet e tjera.
Sot në Europë ka rreth 32 pensionistë për çdo 100 punëtorë të moshës 20-64 vjeç, pra rreth tre punëtorë për një pensionist. Ky raport pritet të bjerë në dy punëtorë për një pensionist në mesin e shekullit të XXI. Studimi thekson se sidomos Europa Jugore kombinon shpopullimin me plakjen e popullsisë.
Në vende të tilla si Greqia dhe Italia, ka një numër në rritje të atyre që lënë në tregun e punës për të dalë në pension, se të rinj që hyjnë në tregun e punës.
Një seri faktorësh sociale, ekonomike dhe psikologjikë kombinohen për të nxitur çiftet sidomos në Europën Jugore që të mos kenë shumë fëmijë si më parë:  të ardhura më pak të disponueshme, liri personale, dëshira për të ndjekur karrierën profesionale, norma të larta të divorcit, çmitizim të martesës dhe familjes.
Italia është vendi në Europë ku gratë kanë moshën mesatare më të lartë, fëmijën e parë e lindin pothuajse në 31 vjeç.
Në vende si Spanja çiftet e reja nuk mund të përballojë krijimin familjes dhe të kenë një fëmijë para moshës 30 vjeç.
Në bazë të analizave të Eurostatit, vlerësohet se të paktën dy të tretat e vendeve evropiane do të kërkojë kontributin e emigrantëve nga vendet jo-europiane për të siguruar stabilitetin demografik në Europë deri në vitin 2050.
Në aspektin e jetëgjatësisë ka një ndarje mes Europës Lindore dhe asaj Veriore.
Europianët me jetëgjatësi më të madhe jetojnë në Italinë veriore, në veri të Spanjës, në rajonet bregdetare të Francës, dhe zona të Zvicrës dhe Norvegjisë.
Më jetëshkurtër janë njerëzit në Europën Lindore, vendet ish-socialiste, ku normën më të ulët e kanë Lituania dhe Bullgaria.

Letra e vitit 1922/ Gjenerali kanadez: Shqiptarët, raca më e fortë në botë, cili është sekreti i tyre

$
0
0

Studiuesi Auron Tare sjell në vëmendje një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.
Letra mban datën e 22 majit 1922.
Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20, 133 paciente që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit.
Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.
Dr. Frederik William Burnham
Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“.
Duke lexuar këtë letër, Auron Tare bën edhe një krahasim me situatën aktuale.
“Pra, Shqipëria e 1922 kishte një rast kanceri në 20 mijë pacientë. Sipas gjeneralit kanadez shqiptarët janë një prej racave më të forta dhe energjike në botë.
Po sot? A janë shqiptarët një racë e fortë dhe energjike si stërgjyshërit e tyre?
Ndryshimi i jetesës dhe në veçanti ushqimi jashtëzakonisht i dëmshëm që po konsumojnë shqiptare ka bërë që rritje e sëmundjeve të jenë alarmante me shifrat e tyre.
Ndërkohë edhe një detaj tjetër. Nuk e di nëse shqiptarët e njohin apo i janë mirënjohës veprës së këtij gjenerali kanadez i cili për një vit ka trajtuar 20 mijë pacientë.
Ndoshta nuk është vonë që emri i tij të jetë në ndonjë rrugë të Shkodrës për punën e tij humane në dobi të popullatës së veriut.”

“Udhëtimi në kohë nuk është i pamundur”

$
0
0

Shkenca ka bërë realitet shumë gjëra që më parë ishin vetëm imagjinata, për shembull robotët.
Mirëpo ka mbetur një koncept që duket se ngelet akoma larg kuptimit tonë.
Bëhet fjalë për udhëtimin në kohë.
Por kohët e fundit, fizikanti Ethan Siegel është shprehur për Forbes se udhëtimi në kohë nuk është i pamundur.
Sipas rregullave të fizikës teorike ekzistojnë disa gjendje të caktuara që lejojnë të ndërtohen vrimat e krimbit, të cilat Ajnshtajni i ka shpjeguar se mund të transportojnë njerëzit në kohë.
Sipas Siegel, kjo nuk do të ishte shumë e lehtë, por nuk ka asgjë që mund ta ndalojë ndërtimin e saj.
Një vrimë e krimbit mund të ndërtohen në mënyrë që, fundi i saj të jetë gati i palëvizshëm, ndërsa pjesa tjetër të lëvizë pothuajse me të gjithë shpejtësinë e dritës.
Duke hyrë në një ‘tunel’ të tillë, një person mund të kalojë prapa në kohë.
Siegel imagjinon një skenar, destinacioni i të cilit është 40 vite dritë larg.

Njerëzit e kuptojnë kur vdesin…

$
0
0

Disa thonë se kanë parë dritë në fund të tunelit, ndërsa të tjerë pretendojnë se e kanë gjetur veten jashtë trupit, duke parë mjekët që i shpëtonin jetën.
Por në të vërtetë, eksperiencat pranë vdekjes kanë qenë gjithmonë të debatueshme.
Tanimë, shkencëtarët kanë zbuluar se ndërgjegjja e një njeriu vijon të punojë, edhe pasi trupi nuk jep më shenja jete, që do të thotë se njerëzit janë në dijeni se kanë vdekur.
Madje ka prova që sugjerojnë se dikush që ka vdekur, mund të ketë dëgjuar mjekët që e shpallën të vdekur.
Një grup shkencëtarësh nga Shkolla e Mjekësisë Langone në Universitetin e New York hetuan të njëjtat pyetje të bëra në dy studime binjake në Europë dhe SHBA, të njerëzve që kishin pësuar arrest kardiak dhe ishin “rikthyer” në jetë, në atë që mund të konsiderohet si studimi më i madh i këtij lloji të realizuar deri më tani.
Duke folur për Live Science, Dr Sam Parnia, i cili udhëhoqi studimin në fjalë tha:
“Ata përshkruanin se kishin parë mjekët dhe infermierët duke punuar dhe se ishin të ndërgjegjshëm për të gjithë bashkëbisedimin, të gjërave vizuale që po ndodhnin, detaje të cilat nuk kishin sesi t’i dinin ndryshe”.
Ai tha se këto kujtime u verifikuan më pas me stafin mjekësor që kishte asistuar këta pacientë, që teknikisht ishin të vdekur, nëse mbanin mend detaje se çfarë po flisnin.
Qelizat e trurit vdesin pas disa orësh
Në gjuhën mjekësore, mjekët e përkufizojnë vdekjen bazuar në momentin kur zemra pushon së rrahuri, që çon në ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me gjak të trurit.
“Teknikisht, kjo është mënyra sesi përcaktohet ora e vdekjes, gjithçka është e bazuar në momentin që zemra pushon“, shpjegon Dr Sam Parnia.
“Një moment që kjo ndodh, në tru nuk qarkullon më gjak, që do të thotë se funksionet e tij ndalojnë thuajse menjëherë”.
“Lëvorja cerebrale e trurit, që është përgjegjëse për procesin e të menduarit dhe përpunimit të informacionit nga të pesta shqisat, pushon gjithashtu në mënyrë të menjëhershme”, thotë Parnia. Kjo do të thotë se brenda harkut kohor të 2 deri në 20 sekondave, në monitorët elektrikë nuk është e mundur që të dallohet aktivitet në tru.
“Kjo shkakton një reaksion zinxhir të qelizave përpunuese që çon në vdekjen e qelizave të trurit. Megjithatë, kjo mund të ndodhë disa orë pasi zemra ka pushuar së rrahuri”, shpjegon më tej eksperti.
Kryerja e reanimacionit kardiopulmonar (CPR), që nuk ka qenë i suksesshëm për ta risjellë në jetë një pacient, mund të çojë një sasi gjaku në tru, rreth 15 përqind e asaj që duhet për të funksionuar normalisht. Megjithatë, qelizat e trurit do të vdesin, me ndryshimin e vetëm se kjo do të ndodhë më ngadalë.

300 këshilla për të kuruar të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut

$
0
0

“Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. 
ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.
Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin
6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën
11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.
ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët
18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm
26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.
SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet
34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
SINOZITI
Këshilla për sëmundjen
42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.
MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:
48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.
DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:
53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.
PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:
59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.
VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:
62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:
67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.
GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:
74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.
KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:
79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.
MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:
85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.
DIETA DHE SHËNDETI
Si të mbash oreksin nën kontroll:
91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.
HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:
96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:
101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.
TIROIDJA
Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:
107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.
ALERGJIA
Si të evitojmë alergjitë
112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.
TURBEKULOZI
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit
118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.
MAJASELLI
Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë
124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.
KANCERI I GJIRIT
Këshilla për të shmangur kancerin në gji
134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet ****ual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.
KANCERI I PROSTATES
Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës
141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.
KANCERI NË STOMAK
Si të evitoni kancerin në stomak
149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.
KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun
156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.
ASTMA
Si të luftoni astmën
161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.
Këmbët
Këshilla për infeksionet në këmbë
167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.
PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin:
172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.
ZBOKTHI
Këshilla për të luftuar zbokthin:
178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
180-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.
182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.
AKNET
Për të luftuar puçrrat në fytyrë:
185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
VESHET
Si të luftoni infeksionin e veshëve:
193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.
194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.
196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.
AROMA E KEQE
Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:
197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.
SYTË
Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:
203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
STRESI
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:
211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.
216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
LINDJET PARA KOHE
Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:
217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.
USHQIMI ME QUMESHT
Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:
226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.
GASTRITI
Këshilla për të evituar:
235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.
237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.
RËNIA E FLOKËVE
Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:
239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini shume ujë gjate ditës.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.
ULÇERA
Ushqimet që kurojnë sëmundjen:
245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.
Cerma /Përdhesi
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:
250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.
OSTEOPOROZA
Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:
255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.
LEMZA
Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:
262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.
VARIÇET
Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:
268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.
270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
272- Mos hiqni nga menyja orizin.
273- Përdorni vazhdimisht grurin.
274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.
276- Mos mbani pasha të rënda.
277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.
DHËMBËT
Si të shmangim kariesin dhe infeksionet
278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.
KUJTESA/ALZAIMER
Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:
284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
287-Mësoni numrat e telefonit.
288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.
291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.
293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.
MENOPAUZA
Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:
294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.
Gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.

Komisioni ua hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-së

$
0
0

Pa asnjë diskutim dhe me bojkotim nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit njëzëri ua mori imunitetin deputetëve  Kërsto Mukovski,  Johan Tarçullovski,  Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska.
Ata janë të ngarkuar nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
U votua ndaras për secilin deputet. Për pushtetin nuk ka dyshim, situata është e pastër si kristali. Ata thonë se “institucionet do ta thonë vendimin përfundimtar, ndërsa përgjegjësi e jona është që të mos e pengojmë drejtësinë.”

HOROSKOPI DHJETOR 2017 / Parashikimi i yjeve, për muajin e fundit të vitit 2017

$
0
0

DASHI 21. mars – 20. prill
Gjate këtij muaji klima do jete përgjithësisht e ngrohte dhe nuk do keni probleme të mëdha ne asnjë fushe. Edhe konfliktet e hershme do dini si t’i zgjidhni me qetësi e largpamësi. Nëse jeni ne një lidhje, duhet t’i besoni me tepër atij qe keni ne krah dhe te bëni çdo gjë se bashku. Mos ngurroni te përgatisni as ndonjë surprize sepse do e bëni partnerin te ndihet edhe me mire. Për beqaret, dy javët e para do jene me te qeta, ndërkohë qe pas datës 16 do dalin mundësi me te mira për takime dhe mund te ndodhin edhe ndryshime. Shëndeti do jete edhe me i mire pas javës se pare. Do keni me shume energji dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne planin financiar duhet te jeni te logjikshëm gjithmonë edhe pse ne fakt ne përgjithësi gjendja do jete e kënaqshme. Ne pune do provoni veten ne fusha te reja dhe do arrini atë qe doni.
DEMI 21. prill – 21. maj
Gjate këtij muaji do jeni me te logjikshëm dhe me realiste. Ne këtë mënyrë do afroheni edhe me shume me njerëzit e dashur, me te cilët se fundmi keni pasur mosmarrëveshje. Nëse jeni një lidhje duhet te bëni kujdes me xhelozinë dhe nga ana tjetër nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore partnerin. Beqaret duhet te joshin sa me shume, por nuk duhet kurrsesi te pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Shumica do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, përveç javëve te fundit kur mund te keni dhimbje kockash dhe dhimbje gjunjësh. Sektori i financave do ketë nevoje për një riorganizim tërësor. Fati nuk do ju mungoje, por duhet te dini si te përfitoni sa me tepër. Ne pune do jeni goxha te ngarkuar dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni me pare. Kërkoni ndihme nga koleget sepse vete nuk do ja dilni dot.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Gjate këtij muaji do jeni shpesh te mërzitur dhe pesimiste ju te dashuruarit kështu qe do jene familjaret ata qe here pas here do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin fort. Pas datës 18 do ndiheni me te qete. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te lini pas konfliktet e vjetra dhe te gjeni një mënyrë për te komunikuar qetësisht me njeri-tjetrin. Mos ia hidhni fajin gjithmonë tjetrit dhe mendoni me pozitivisht. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. Gjithçka do jete ne dorën e tyre nëse do hedhin hapa apo do preferojnë te presin edhe pak kohe. Shëndeti do lere për te dëshiruar sidomos gjate periudhës se festave. Kujdes me ushqimin dhe nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti. Financat nuk kane për te qene shume te këqija kështu qe do bëni mire te riorganizoheni. Ne pune do jeni super te ngarkuar dhe lodhja do jete goxha e madhe. Ne disa momente do gjendeni edhe para vështirësive.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Gjate këtij muaji buzëqeshja do mbizotërojë ne fytyrën tuaj dhe çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni sa me shume çdo moment. Te dashuruarit do kalojnë edhe periudha stresuese, megjithatë me pak këmbëngulje, optimizëm dhe durim gjithçka do kaloje. Java e trete dhe e katërt do jene me te begata. Beqaret duhet te qartësohen njëherë me veten për atë çfarë duan te bëjnë e me pas te hedhin hapa. Mundësitë për takime do jene te shkëlqyera. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla si pasoje e lodhjes, stresit dhe te ftohtit. Kujdesuni me tepër për veten. Financat do jene me te mira nga sa e kishit menduar ndonjëherë. Ne pune vërtet do debatoni me disa kolege qe do ju pengojnë, por nga ana tjetër ne momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Muaji do jete pozitiv e plot arritje.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Ky muaj nuk do jete plotësisht i qete për ju. Ne shume momente do gjendeni ne vështirësi te mëdha dhe nuk do ndiheni te qete. Nëse jeni ne një lidhje, mos kërkoni shume nga partneri ndërkohë qe ju vete nuk bëni as gjerat elementare. Gjithsesi partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene shume te rezervuar dhe te turpshëm prandaj nuk do përfitojnë dot as nga mundësitë e shkëlqyera qe do iu jepen. Shëndeti do jete delikat gjate gjithë kohës. Nuk do keni probleme serioze, por nuk do mungojnë gjithë kohës shqetësimet e vogla. Me financat do silleni si profesioniste te vërtetë dhe situata do ketë edhe përmirësime. Tashme mund te blini edhe disa gjera qe me pare nuk mundeshit. Ne pune do ju hiqen disa kompetenca për shkak te mungesës se seriozitetit. Beni kujdes sepse po vazhduat kështu mund te mbeteni edhe pa pune.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Gjatë këtij muaji do jeni te zënë me angazhime dhe do lodheni goxha. Gjithsesi nuk do ndiheni aspak keq sepse do kaloni edhe kohe me te afërmit. Nëse jeni ne një lidhje vëruani veshin personave qe keni ne krah dhe mos u tregoni kokëfortë sepse atëherë kur nuk do e prisni do ju dalin probleme serioze. Beqaret do jene shume te nxituar dhe do bëjnë gabime te njëpasnjëshme qe do ju lënë pasoja për te ardhmen. Zemra ne vend qe te ndihet e gëzuar do trishtohet. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë një kure me vitamina dhe pak me shume proteina do ju bëjnë mire për te përballuar dimrin. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm. Te gjitha masat qe keni marre kohet e fundit do japin rezultatet e veta. Ne pune do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Gjate gjithë këtij muaji do ju pushtoje harmonia dhe begatia. Klima yjore do jete mjaft e ngrohte dhe do ndiheni kurdoherë mire. Te dashuruarit do ecin ne te njëjtën linje me partnerin e tyre dhe kjo do i afroje akoma me shume me njeri-tjetrin. Pas javës se dyte ata mund te marrin edhe vendime për ndonjë bashkëjetesë ose për  ndonjë hap me serioz. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te qete dhe te mos nxitohen. Edhe pa bere përpjekje te mëdha, çdo dëshirë do ju plotësohet me se miri. Shëndeti do jete i shkëlqyer. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se mund te ndiheshit kaq ne forme sa këtë periudhe. Financat do dini t’i organizoni si duhet dhe do e mbani situatën nen kontroll gjithë muajin. Ne pune vërtet do jeni shume te ngarkuar, por duke vendosur fillimisht prioritetet do arrini atë qe keni dashur gjithmonë. Nuk do i zhgënjeni aspak shefat.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Ky nuk ka për te qene një muaj i keq, megjithatë duhet te ruani qetësinë dhe duhet te jeni te logjikshëm për te shmangur çdo debat. Nëse jeni ne një lidhje, mos kërkoni gjeta te pamundura nga partneri dhe nga ana tjetër mos e lini atë pas dore për asnjë çast. Sa me shume t’ia shprehni ndjenjat dhe sa me afër t’i qëndroni ne momentet kur do ketë nevoje, aq me shume do lidheni me njeri-tjetrin. Beqareve nuk do iu mungojnë aspak mundësitë për takime interesante, por duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa. Çdo veprim i gabuar mund t’iu kushtoje shtrenjte. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, pasi stresi do beje te veten. Ecni sa me shume dhe kujdesuni për ushqimin gjithashtu. Ne planin financiar ulini ne maksimum shpenzimet nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa para. Ne pune do merrni vendime me rëndësi, por do ju duhet te luftoni fort qe te arrini majat.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do jeni shume me hapur këtë muaj dhe nga ana tjetër me te duruar për gjithçka. Nëse jeni ne një lidhje, asgjë dhe askush nuk do e trazoje lidhjen tuaj edhe pse ne fakt te shumte do jene ata qe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Ju dhe partneri do jeni aq te afërt me njeri-tjetrin saqë do i bëni balle çdo lloj stuhie. Beqareve do ju rrahe zemra fort qe javën e pare dhe do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe ta kenë pranë atë qe pëlqejnë. Gjendja shëndetësore mund te ketë shqetësime vetëm javën e pare, por me pas do ndiheni ne forme perfektë. Ne planin financiar do bëni mire te mos rrezikoni shume. Lërini për me vone shpenzimet e mëdha dhe mundohuni te grumbulloni para për nesër. Ne pune do jeni shume te motivuar, serioze dhe te guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa te pakalueshme nëse i vini qellim vetes.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Gjate këtij muaji do jeni shume te palogjikshëm dhe here pas here mund te bëni gjera qe do i lëndojnë te tjerët. Marrëdhënia mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do jete aspak e qete sidomos javën e pare. Do jeni shume te palogjikshëm dhe do debatoni me partnerin për gjene me te vogël. Pranojini edhe gabimet tuaja dhe mos ja hidhni për gjithçka fajin tjetrit. Beqaret do kenë një muaj te begate dhe te mbushur me plot njohje te reja. po u treguan te kujdesshëm dhe te zgjuar do afrojnë pas vetes personin ideal. Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht me e qëndrueshme se një muaj me pare. Financat do dobësohen goxha sepse do jeni shume te pamatur me shpenzimet. Ne pune nuk do ju mungoje asnjë çast ambicia dhe këmbëngulja, vetëm se do i besoni verbërisht disa kolegeve qe nuk ua duan te mirën.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Gjate këtij muaji do dilni gjate gjithë kohës, do argëtoheni dhe do i shikoni gjerat me shume pozitivizëm. Ne përgjithësi nuk do keni probleme ne te gjitha fushat. Nëse jeni ne një lidhje, partneri do ju vlerësojë me shume dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Ne disa dite surprizat do jene aq te mëdha saqë do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do afrohen me tepër me një mik te vjetër dhe ka gjase qe me ta te fillojnë se shpejti lidhje afatgjata dhe mjaft serioze. Ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin ndryshe nga sa i imagjinon. Shëndeti do ketë shqetësime aq te vogla saqë do jene thuajse te papërfillshme. Ne planin financiar do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe ju kishin dale kështu qe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni. Ne pune do luftoni fort për te arritur majat. Mund te bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Ky muaj ka për te qene përgjithësisht i trazuar dhe i mbushur me surpriza te pakëndshme.  Ne shume raste do gjendeni edhe para sfidave dhe zgjedhjeve te vështira. Nëse jeni ne një lidhje duhet te pranoni te hapni rruge ne disa momente dhe jo te tregoheni kokëfortë. Te gjithë bëjnë gabime, por e rëndësishme është te gjendet gjuha e përbashkët. Beqaret do angazhohen shume me pune dhe nuk do i kushtojnë rëndësi jetës sentimentale. Gjendja shëndetësore do jete me periudha, prandaj here do ndiheni mire e te qete e here ne një gjendje delikate. Po e late veten pas dore situata do përkeqësohet goxha. Sektori i financave do jete shume here me i mire se me pare prandaj do jeni ne gjendje te bëni edhe investime. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me diplomate qe te mundeni sepse vetëm ashtu do arrini te ruani gjendjen te qëndrueshme. /CityNews

Polemika mes Trump dhe britanikëve

$
0
0

Donald Trump ka ngjallur mjaft reagime në Britaninë e Madhe pas pëlqimit të tri videove islamofobike, të publikuara nga militantët e “Britain First”, një grup i ekstremit të djathtë në vendin ishullor.
Të tria videot shfaqin momente dhune ndaj qytetarëve dhe ndaj statujave të krishtere, nga persona që sipas grupit ekstremist, janë myslimanë.
Nuk vonoi reagimi i figurave më të larta të politikës britanike. Pëlqimi nga presidenti amerikan i videove propagandistike, është quajtur një gabim nga zyra e kryeministres Theresa May. Ndërsa për liderin e opozitarëve laburistë, Jeremy Corbyn, veprimi i Trump është i tmerrshëm.
Edhe mediat kryesore britanike reaguan për pëlqimin e Presidentit amerikan. BBC shkruan se Trump u bën jehonë videove që nxisin dhunë.
Trump ka legjitimuar ekstremin e djathtë në vendin e tij, tani kërkon ta bëjë edhe në tonin duke shpërndarë urrejtje, shkruan bashkëshorti i Jo Cox, ish-deputetes britanike, të vrarë në vitin 2016, nga një militant i ekstremit të djathtë.
“Britain First” është një grup ekstremist i themeluar në vitin 2011, duke marrë shumë vëmendje kryesisht në rrjetet, prej videove kundër islamit në Britaninë e Madhe. Liderja e kësaj lëvizjeje, Jayda Fransen, aktualisht është në burg në pritje të gjykimit për fyerje dhe nxitje dhune.
Tv Klan

Ndër letrat më të bukura të dashurisë, është edhe ajo e Remarkut drejtuar të dashurës. Mos e humbni!

$
0
0

Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd.  (Me këtë fjali postojeni ne facebook sipër linkut, nëse mundeni.)
Mendoni se letra e vetme e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Duhet të lexoni edhe letrën e shkrimtarit Erich Maria Remarque drejtuar të dashurës së tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe një herë se cila është më e bukura. Ndjenjat e pastra dhe fjalët e bukura të Remark të emocionojnë, të depërtojnë në shpirt dhe të rrënqethin. Për më tepër, ju ftojmë ta lexoni letrën e tij :
“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që të kam thënë gjithmonë : shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.
Ti më quan “Rezonancë që merr frymë” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? Ti arrin dhe kë atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë e di, mund ta arrij atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur në formë vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër dhe dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu, në kilometra, dhe që tit a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.
Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtet me një emocion të thellë : A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai përjetë? Nuk e di, ti je motra apo nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime. Ti ndjen tek unë dhe nerving më të hollë. Ti lexon çdo gjë në shikimin tim. Me gjakun tënd hyn në brendësinë time. Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që, me krahët e tua prej engjëlli, gjoksin tim shëron. Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu? Nganjëherë më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndiej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund ta prishë atë. Në ato çaste ndiej të vij dikush drejt meje me hapa të lehtë dhe ajo je ti. Atëherë unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar. E, atëherë, ndiej që së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë  që lufta e dhunshme m’i mori dhe, ato vite je ti që vjen e m’i shumëzon me dy. E kështu ti bëhesh në të njëjtën kohë aventura dhe gruaja ime.
Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonanca që unë ndiej e thith si ajër, por i tillë jam edhe unë. E di? Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera më duket vetja si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote, – e mbushur plot gjëra, të cilat ty të mungojnë.
O drita ime e dashur! E di? Nganjëherë unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. Në atë moment tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën më të rëndë gjendjen. Por megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty. Pastaj ndiej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm. Më pas, unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem aty tek vendi im në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin. Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndiej që dora s’po më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do. Kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forcë e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.
Më duaj, puma (e quante ai me përkëdheli Marlene Dietrich)! / f.xh. / Bota.al

Ç’duhet të bëjë një çift i dashuruarish në një ditë me shi si kjo (10 këshilla me foto e video)

$
0
0

“Dy pika shiu ranë mbi qelq dhe unë për ty se ç’ndjeva mall…”. të gjithë ata që janë rritur me këto vargje të Kadaresë kanë një vizion të idealizuar për ditë si këto që po kalojmë, kur jashtë rrebeshi nuk pushon ndërsa ne brenda kemi nevojë për ngrohtësinë në çift. Në fakt një sondazh i fundit  i zhvilluar për llogari të revistës Kozmopolitan, versioni francez, ka treguar se koha e keqe e ul libidon e qytetarëve europinanë. Shiku ndikon për keq në seksualitetin e 65% të femrave dhe 57% të meshkujve.

Prandaj Lapsi.al ka bërë një listë të gjërave që një çift të dashuruarish duhet të bëjë gjatë ditëve të ngjashme me fundjavën që na pret…

1. Të diskutojë nëse duhet të rrijë gjithë ditën në krevat apo jo

 2. Të zihen se kush do futet i pari në dush për tu ngrohur.

 3. Të debatojnë se kush do marri çadrën e pa prishur.

Dégage!

4. Ose të përpiqen pa sukses të futen nën të njëjtën çadër.

 5. Të veshi rrobat e shtëpisë 30 sekonda pasi ka kapërcyer pragun dhe pasi kanë hequr teshat e lagura

7.Të shikosh me vëmendje një serial turk në TV Klan megjithëse nuk ia vlen fare.

8. Të bësh dashuri… 

 9. Të ndihesh i sigurtë në krah të partnerit ndërkohë që jashtë shiu bie gjyma gjyma.

10. Të mundohesh të mos puthesh në shi.  Fimat që i paraqesin përqafimet nën shi si romantike dhe magjike janë thjeshtë mashtrime

Parce que les films et les séries télé qui représentent les baisers sous la pluie comme magiques et romantiques sont tous des menteurs.

Fundi i trishtë i Oskar Uajlldit, një gjeniu të letrave

$
0
0

Artistët që shkundin epokat kanë jetë shumë intensive. Rasti i Oskar Wilde-it shënon një lloj hiti në vargun e autorëve që, në vend që të fshihen pas veprës së tyre dhe të mbesin pas perdes në mënyrë që librat e tyre të flasin për ta, e kuptojnë që edhe ata janë personazhe. Lindi nën emrin Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde në 16 tetor të 1854 në qytetin irlandez të Dublinit që në atë kohë i përkiste Mbretërisë së Bashkuar. Për këtë autor dimë shumë, ka shkruar tregime, poema, pjesë teatri, ese, dhe një romn të vetëm, ndoshta vepra e tij më e shquar: “Portreti i Dorian Greit” në 1891.
Konsiderohet dramaturgu më i shquar i Londrës së periudhës së fundit viktoriane. Është i njohur edhe për epigramet dhe aforizmat, por çfarë dimë për jetën e tij? Po si lidhen peripecitë e tij me shpifjet e një shoqërie konservatore dhe me veprën e tij letrare? Wilde që në fëmijëri u shqua për një inteligjencë, prindërit ishin intelektualë të shquar dublinas, kështu që mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht dhe gjermanisht. Studioi klasicizmin dhe estetikën, filozofia dhe artet ishin pasionet e tij intelektuale. Atëherë si mund të hynte një djalë inteligjent, brilant dhe me një kuriozitet të pashembullt në traditat që e rrethonin? Ishte bërë i njohur, e kishte publikuar ndërkohë Portretin e Dorian Greit, kishte udhëtuar në SHBA dhe Kanada, jepte koferenca, kishte fituar një prestigj për “Rëndësia e të quajturit Ernest”. Wilde lëvizte si një dre, i veshur ekstravagant, polemizues me të gjithë, provokues. Si çdo personazh i shquar kishte edhe kundërshtarët e tij, njerëz të zakonshëm që pëlqenin rregulin, që ofendoheshin me gjithçka që reflektonte jashtë serisë. Kështu e sulmuan. Në ato kohë homoseksualiteti ishte një tabu. Askush nuk e shpallte sepse kjo do të thoshte burg dhe ndëshkim i gjithë shoqërisë. Alfred Douglas ishte një shkrimtar, fisnik skocez, ishte mik dhe dashnor i Oskar Wilde-it. I ati e dyshonte dhe kjo gjë i dukej herezi. Atëherë si një baba i zhgënyer dhe nga humbja e durimit me të birin i shkruan një letër Wilde-it dhe e trajtoi si “ai që dyshohet si sodomit”.
Kështu filloi e gjitha. Kundërsulmi ishte denoncim për shpifje. Arritën në gjygj dhe më në fund burgu, ku u akuzua për sodomi dhe për paturpësi. Oscar Wilde u burgos për dy vite dhe ky ishte fundi i personazhit të tij. Vepra e tij vazhdoi dhe është akoma nga më ndikueset në historinë e perëndimit modern, por në atë ferr shkruajti “De profundis (1897) dhe  Balada e burgut lexues.” Këto përvoja e lanë me një depresion. Familja e tij nuk e miratoi romancën, bashkëshortja nuk i lejoi të shihte të dy fëmijët. Pasi doli nga burgu u ritakua me Alfred Douglas në qytetin francez të Ruanit dhe jetuan së bashku disa muaj në një fshat italian afër Napolit. Në fund u ndanë. Dihet shumë pak për ditët e fundit të Wilde-it. Qëndroi në Paris ku preferoi të bënte një jetë të qetë dhe të heshtur. Ndryshoi emër, Sebastián Melmoth sipas personazhit të romanit të Charles Maturin.Vendosi të shndrrohej në katolik dhe ndodhi për shkak të një prifti irlandez të kishës San José. Edhe pse thuhet se vdiq nga një meningit, nuk është shumë e qartë. Thashethemnaja më e madhe është se kërkoi shampanjë në një dhomë hoteli dhe shumë i sëmurë u shpreh: “Po vdes përtej mundësive të mia!”
Kjo ndodhi në 30 nëntor të vitit 1900, saktësisht 117 vjet më parë. Ato ishin fjalët e tij të fundit. Ishte 46 vjeç. Sa vepra tronditëse humbi njerëzimi për shkak të konservatorizmit të vet prej budallai? / f.a. / Bota.al

Frikë prej një gare të re armatimi? Nga vendimi i Gorbaçovit dhe Reaganit deri në ditët e sotme

$
0
0

Para 30 vjetësh Gorbaçovi dhe Reagani ranë dakord që të asgjësojnë raketat me rreze të mesme veprimi.
Një ngjarje historike, që mund të shërbejë si shembull për t’iu kundërvënë shqetësimeve aktuale.
Në fund të viteve 70-të e në fillim të viteve 80-të bëhej fjalë për “ekuilibrin e tmerrit”. Asokohe Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja zhvillonin një garë të pashembullt në histori armatimesh. Raketat  me rreze të mesme veprimi të tipit “SS 20” nganjëra anë dhe  “Pershing II” nga ana tjetër ishin kthyer në metaforat e konfliktit Lindje-Perëndim. Frika nga një luftë bërthamore ishte reale. Në Gjermani u krijua një lëvizje e re për paqen. Protesta e saj ishte në fakt e pasukses, sepse Bundestagu në fund të vitit 1983 vendosi që të dislokohen raketat me rreze të mesme veprimi në territorin e RFGJ-së.
Asokohe askush nuk e imagjinonte si të mundshme, që pak vite më vonë do të mund të arrihej “marrëveshja e parë e çarmatimit pas 1045”. Kështu u shpreh Bernd Greiner, drejtues i Kolegjit të Berlinit për Luftën e Ftohtë, në konferencën mbi Marrëveshjen INF (Intermediate Range Nuclear Forces Treaty) vendosur 30 vjet më parë mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Marrëveshja INF ndodhet mbi baza të lëkundura

Parë në retrospektivë shtrohet pyetja, se “si ka qenë e mundur që të ratifikohej një marrëveshje e tillë”. Përgjigje për këtë në sfondin e “aktualitetit të politikës së ditës” mundohen të japin pjesëmarrësit në konferecën që vazhdon deri të shtunën (02.12) në Berlin. Shpejt shtrohet në diskutim problemi i Koresë së Veriut dhe vazhdimi i provave me raketat bërthamore që kryen regjimi nën Kim Jong Un. Megjithatë eksperti Greiner dhe të tjerë pjesëmarrës i referohen vazhdimisht çështjes, se si qe e mundur të vendosej marrëveshja INF para 30 vjetësh.
Rusia si trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik duket se sot ka pak interes që ta zgjasë afatin e kësaj marrëveshjeje historike. Arsyeja është: dislokimi i raketave me rreze të mesme veprimi në Kinë, Indi dhe në Pakistan. Edhe nga pala e SHBA-së ka “mendime të ngjashme” për t’u shkëputur nga marrëveshja INF. Në një sfond të tillë Greiner shpreh shqetësim lidhur me politikën globale të sigurisë, “sepse debati për rrezikimin e marrëveshjes nuk ka arritur në nivelin ku do të duhej të ishte”.

Nevoja për një politikë shtensionimi 

Por që bota ndodhet vërtetë para një gare të re armatimi këtë e vë në pikëpyetje  Susanne Baumann. Ajo është zëvendësja e së ngarkuarës së qeverisë për çështjet e çarmatimit dhe kontrollit të armatimeve. Megjithatë disa shtete i kushtojnë një rëndësi krejt të re armëve bërthamore. Korenë e Veriut Baumann e konsideron si “shembullin më të spikatur, se si një shtet përpiqet që të sigurojë vendin e vet në botë përmes zhvillimit të armëve bërthamore”. Ajo thotë, se situata e sigurisë në Europë “ka ndryshuar në masë me aneksimin e Krimesë”.
Armët atomike vitet e fundit kanë fituar peshë në retorikën ruse. Por ekspertja ka dyshim nëse “mund të bëhet fjalë vërtetë për një ‘renukelarizim’. Ndërsa Otfried Nassauer nga Qendra e Informacionit për Sigurinë Transatlantike në Berlin është më skeptik. Ai druan, se mund të ketë një diskutim për armë atomike në Europë. Si dëshmi për këtë ai përmend programin e SHBA-së për modernimzimin e armëve të tilla. Otfried Nassauer i cilëson marrëdhëniet aktuale ruso-amerikane si një “raport klasik i një lufte të ftohtë”. Ai rekomandon si zgjidhje thelbin e idesë së politikës socialdemokrate të shtensionimit që u aplikua në kohën e Luftës së Ftohtë kur Gjermania ishte e ndarë: “Përpara se të kritikojmë tjetrin, duhet të vihemi njëherë vet në pozitën e tij.” (DW)
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>