Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live

Historia e mrekullueshme e dashurisë, që fshihet pas monumentit “Taxh Mahal” në Indi (VIDEO)

$
0
0

Me siguri e njihni tashmë ndërtesën e bukur të Taxh Mahalit. Shumë nga ju mund ta kenë parë nëpër telenovelat turke, ndërsa të tjerë mund ta kenë pasur edhe fatin të shkojnë e ta vizitojnë nga afër atë monument aq të bukur të Indisë. Monumenti ndodhet në qytetin e Agras në Indi dhe është porositur në vitin 1658 për t’u ndërtuar nga perandori i asaj kohe, Shah Jahan. Madje ka qenë vetë perandori që në vitin 1643, kur përfunduan edhe punimet, i vendosi emrin “Taxh Mahal”, e cila në shqip do të thotë “Kurora e pallatit”
Mirëpo siç pas çdo ndërtese, fshihet një histori, ashtu edhe pas Taxh Mahal qëndron një histori e bukur dashurie. Qëllimi i ndërtimit të Taxh Mahal ishte kujtimi që vetë perandori Shah Jahan kishte për bashkëshorten e tij, Mumtaz Mahal. Ajo ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës së tyre të katërmbëdhjetë, ndërkohë perandori e donte shumë, edhe pas vdekjes. Ai madje e donte aq shumë, saqë nuk u martua sërish me dikë tjetër, por vdiq i ve.
Gjatë kohës së drejtimit të tij, ai kërkoi të ndërtohej Taxh Mahal, në mënyrë që të mund ta zhvendosnin atje varrin e gruas së tij. Sot varri është pjesa qendrore e kompleksit prej 17 hektarësh, i cili përfshin edhe një xhami, si dhe një shtëpi mysafirësh të vendosur në kopshte formale, të kufizuara nga tri krahë me mure me bedena.
Në ditët e sotme, Taxh Mahal jo vetëm që është shpallur Monument i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, por edhe njiihet si një “xhevahir” i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat më të admiruara universalisht për shkak edhe të historisë së dashurisë që qëndron pas atij monumenti.
Taxh Mahal tërheq rreth 7-8 milionë vizitorë çdo vit nga e gjithë bota. Në vitin 2007, ai u përfshi edhe në iniciativën e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës. / Bota.al




5 zakone të budallenjve, që njerëzit e zgjuar nuk i kanë

$
0
0

Sipas The Independent
Bota jonë është e populluar me të gjitha llojet e njerëzve me nivele jashtëzakonisht të ndryshme të inteligjencës. Pothuajse çdokush do ta konsideronte veten inteligjent, sigurisht, dhe mund të jetë shumë e vështirë të gjesh një vlerësim të saktë të inteligjencës sonë. Në fund të fundit, mendimet tona gjithmonë tentojnë të tingëllojnë të mençur në kokën tonë, apo jo?
Dhe inteligjenca është shumë e rëndësishme. Veçanërisht në një kontekst profesional, një mendje e zgjuar dhe e zhdërvjelltë mund të jetë pasuria juaj më e mirë. Por njerëzit që janë më pak të zgjuar shpesh kanë zakone që i shfaqin si budallenj, dhe kjo mund të jetë katastrofike në një numër rrethanash.
Këto janë pesë dallimet më themelore midis njerëzve të zgjuar dhe njerëzve budallenj.
1. Njerëzit budallenj fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre
Është shumë e dallueshme, joprofesionale dhe diçka që një person i zgjuar nuk do ta bënte kurrë. Nëse vazhdimisht përpiqeni të hidhni gabimet tuaja te të tjerët, ju u tregoni të tjerëve se nuk jeni personi më i mprehtë në grup.
Njerëzit budallenj nuk pëlqejnë të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre. Ata preferojnë të zhyten në keqardhje për veten, ose thjesht të luajnë lojën e fajësimit.
Travis Bradberry, autor i librit më të shitur “Inteligjenca Emocionale 2.0”, e di se sa shumë tregon kjo lloj sjellje.
“Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin. Merrni përgjegjësi. Nëse keni pasur ndonjë rol – sado të vogël – në çfarëdo gjëje që ka shkuar keq, pranojeni”, këshillon Bradbury. “Momenti që filloni të tregoni me gisht, është momenti kur njerëzit fillojnë t’ju shohin si dikush që nuk ka përgjegjësi për veprimet e tij ose të saj”.
Njerëzit e zgjuar gjithashtu e dinë se çdo gabim është një shans për të mësuar që të bëjnë më mirë herën tjetër. Një studim neurologjik i kryer nga Jason S. Moser i Universitetit Shtetëror të Michiganit ka treguar se truri i njerëzve të mençur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gabimeve.
2. Njerëzit budallenj gjithmonë duan të kenë me patjetër të drejtë
Në një situatë konflikti, njerëzit e mençur e kanë më të lehtë që të përqendrohen te personi tjetër dhe të kuptojnë argumentet e tij apo saj. Ata janë gjithashtu në gjendje të integrojnë këto argumente në zinxhirin e tyre të mendimit, dhe të rishikojnë mendimet e tyre, në përputhje me rrethanat.
Një shenjë e sigurt e inteligjencës është aftësia për të parë dhe kuptuar gjërat nga një këndvështrim tjetër, dhe njerëzit inteligjentë janë të hapur ndaj informacionit të ri dhe ndryshimit të parametrave.
Njerëzit budallenj, nga ana tjetër, vazhdojnë të debatojnë papushim dhe nuk largohen nga pozicioni i tyre, pavarësisht nga ndonjë argument i vlefshëm që bëhet kundër tyre. Kjo gjithashtu do të thotë se ata nuk e vënë re nëse personi tjetër ndodh të jetë më inteligjent dhe kompetent.
Ky mbivlerësim quhet efekti Dunning-Kruger. Është anshmëria konjitive, që bën njerëzit më pak kompetentë që të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, e njëkohësisht të nënvlerësojnë aftësinë e të tjerëve.
Termi u krijua në vitin 1999 në botimin e David Dunning dhe Justin Kruger. Psikologët kishin vërejtur në studimet e mëparshme që në fusha si të kuptuarit e leximit, loja e shahut apo ngarja e makinës, injoranca çon në besim më shpesh sesa njohuritë.
Në Universitetin Cornell ata kryen më shumë eksperimente për këtë efekt dhe treguan se njerëzit më pak kompetentë jo vetëm mbivlerësojnë aftësitë e tyre, por gjithashtu nuk e njohin kur aftësitë e dikujt tjetër janë më të mëdha.
Dunning shkruan: “Nëse je i paaftë, nuk mund të dish që nuk je i aftë. … Aftësitë që duhen për të prodhuar një përgjigje të saktë janë pikërisht aftësitë që të duhen, për të kuptuar se cila është përgjigja e duhur”.
Natyrisht kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar gjithmonë mendojnë se gjithkush tjetër ka të drejtë. Por ata dëgjojnë me vëmendje dhe i konsiderojnë të gjitha argumentet, para se të marrin vendimet e tyre.
3. Njerëzit budallenj reagojnë ndaj konflikteve me zemërim dhe agresivitet
Natyrisht, edhe njerëzit më të mençur mund të jenë të shumë të zemëruar herë pas here. Por për njerëzit më pak inteligjentë, ky është reagimi i duhur kur gjërat nuk shkojnë si duan ata. Kur ndihen sikur nuk kanë kontroll mbi një situatë aq sa duan, ata tentojnë të përdorin zemërimin dhe sjelljen agresive, për të siguruar pozicionin e tyre.
Studiuesit e Universitetit të Miçiganit zhvilluan një studim mbi 600 pjesëmarrës me prindërit dhe fëmijët e tyre, në një hark kohor prej 22 vjetësh. Ata gjetën një korrelacion të dallueshëm mes sjelljes agresive dhe një rezultati më të ulët të IQ.
Studiuesit shkruajtën në punimin e tyre: “Ne hodhëm hipotezëm se inteligjenca e ulët e bën mësimin e reagimeve agresive më të mundshëm në një moshë të hershme dhe kjo sjellje agresive e bën zhvillimin e vazhdueshëm intelektual më të vështirë”.
4. Njerëzit budallenj injorojnë nevojat dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë
Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të jenë shumë të mirë në mbështetjen e të tjerëve. Kjo e bën të lehtë për ta të kuptojnë pikëpamjen e një personi tjetër.
Russel James i Universitetit Teknik të Teksasit kreu një studim me mijëra amerikanë dhe gjeti se njerëzit me një IQ më të lartë janë më të prirur për të dhënë, pa pritur asgjë në këmbim. Siç rezulton, një person inteligjent është më i mirë në vlerësimin e nevojave të njerëzve të tjerë dhe ka më shumë gjasa që t’i ndihmojë ata.
“Njerëzit me aftësi më të lartë njohëse janë më të aftë për të kuptuar dhe përmbushur nevojat e të tjerëve”.
Njerëzit që janë më pak të mençur e kanë të vështirë të imagjinojnë se njerëzit mund të mendojnë ndryshe nga sa bëjnë, dhe prandaj nuk pajtohen me ta. Gjithashtu, koncepti i të bërit diçka për dikë pa pritur një favor në këmbim, është më i huaj për ta.
Gjithkush është egoist herë pas here, kjo është plotësisht normale dhe njerëzore. Por është e rëndësishme që të mbajmë ekuilibrin mes nevojës për të ndjekur qëllimet tona dhe nevojës për të marrë në konsideratë ndjenjat e njerëzve të tjerë.
5. Njerëzit budallenj mendojnë se janë më të mirë se gjithë të tjerët
Njerëzit inteligjentë përpiqen të motivojnë dhe ndihmojnë të tjerët. Ata e bëjnë këtë, sepse nuk kanë frikë se mos mbeten në hije. Ata kanë një nivel të lartë besimi tek vetja, dhe janë mjaft të zgjuar për të vlerësuar me saktësi aftësinë e tyre.
Njerëzit budallenj, nga ana tjetër kanë tendencë të keqtrajtojnë të tjerët në mënyrë që të duken më mirë vetë. Ata besojnë se janë mbi gjithë të tjerët dhe janë gjithmonë të shpejtë për të gjykuar. Paragjykimet nuk janë shenjë e inteligjencës.
Në një studim kanadez të botuar nga “Shkenca Psikologjike”, dy shkencëtarë të Universitetit Brock të Ontarios zbuluan se “njerëzit me IQ të ulët priren të jenë më shumë në favor të dënimeve të ashpra, më homofobë dhe ka më shumë të ngjarë të jenë racistë”.
Shumë biologë besojnë se aftësia njerëzore për të bashkëpunuar ka qenë e dobishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Kjo mund të nënkuptojë që shenja më e rëndësishme e inteligjencës është aftësia për të bashkëpunuar me të tjerët. / Burimi: The Independent – Bota.al

Metoda me ujë të ftohtë për të kuptuar nëse jeni të shëndetshëm

$
0
0
Është një truk lehtësisht i realizueshëm, por me rezultate domethënëse.

Mjafton të vendosni ujë të ftohtë në një enë dhe të fusni në të majat e gishtërinjve, për të paktën 30 sekonda.

Pas kësaj, do të merrni një shenjë të qartë nëse jeni të shëndetshëm ose keni një problem në trup.

Nëse majat e gishtave marrin ngjyrë të bardhë ose blu, keni një problem me qarkullimin e gjakut.

Një ndryshim i menjëhershëm i temperaturës ose stresit mund të bëjë që enët e gjakut të ndizen deri në gishtërinjtë, hundët apo edhe veshët.

Si rezultat, ka pjesë të trupit që nuk kanë gjak të mjaftueshëm dhe mund të ngurtësohen.

Problemet e qarkullimit mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut që mund të jenë shumë të rrezikshme, sepse kur ato përhapen, mund të arrijnë në zemër ose në mushkëri dhe mund të bëhen ndoshta vdekjeprurëse.




Me 1 dollar fitoi 1 milion dollarë, kush është shqiptari që u shpërblye nga lotaria në Amerikë

$
0
0

Edmond Nicaj, një 41-vjeçar shqiptar, arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash: “Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”,- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.

Bileta e kësaj lotarie kushton vetëm 1 dollar, ndaj gëzimi i Nicajt dhe i familjes së tij ishte i natyrshëm: “E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, Nicaj tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë disa për gjashtë fëmijët e tij.

FOTOT: Brenda Ambasadës më spektakolare dhe më të shtrenjtë në botë, që kushton 750 mln paund

$
0
0

Kjo është Ambasada më e shtrenjtë në botë.
Bëhet fjalë për Ambasadën e SHBA në Londër.
Ajo ka kushtuar plot 850 milionë euro.
Ambasada pritet të inagurohet zyrtarisht në muajin shkurt, gjatë një vizite që do të bëjë në Britani presidenti amerikan, Donald Trump.(TemA)
  

FJALËT E FUNDIT TË SADAM HUSEINIT: Me dinjitet, pa i bërë syri tërr para litarit, shqiptoi këto mesazhe që jehuan për 11 vjet (VIDEO)

$
0
0

Më 30 dhjetor mbushen 11 vjet nga dita kur presidenti i Irakut, Sadam Huseini u ekzekutua me varje, tre vjet pas arrestimit të tij, kur u shpall fajtor nga një gjykatë irakiane për krime kundër njerëzimit, transmeton Tetova News,

Pasi forcat aleate të udhëhequara nga ushtria amerikane filluan invazionin e Irakut në vitin 2003, në operacionin e quajtur ” Liria e Irakut”, nën pretekstin se se Sadam Huseini kishte grumbulluar armë për shkatërrim në masë, Sadamin nuk e gjetën.

Uashingtoni ofroi 25 milionë dollarë për kokën e tij, kurse rreth 600 ushtarë ishin të përfshirë në operacionin e kërkimit të quajtur “Agimi i zi”, sipas filmit antikomunist amerikan të xhiruar në vitin 1984. Mund të ketë qenë “gjuetia” më e madhe për një njeri në histori.

Ata e gjetën më 13 dhjetor 2003, pas tetë muaj kërkimesh, në një hendek pranë vendlindjes së tij Tikrit….Me qetësi tha:” Unë jam Sadam Huseini, presidenti i Irakut dhe dua të negocioj”.

Një vit më vonë, amerikanët e dorëzuan te autoritetet irakiane, të cilët me akuzën se ka kryer krime kundër njerëzimit duke vrarë 148 fshatarë shiitë në Duxhail në vitin 1982, e dënuan me vdekje dhe ekzekutimi u bë me varje më 5 nëntor 2006.

Kur gjyqtari lexoi verdiktin, Sadami brohoriti: “Allahu është më i madhi!” dhe ” Rroftë Iraku. Rroftë populli irakian!”.Gjykata u shpreh se ekzekutimi duhej të kryhej brenda 30 ditëve, kurse iarakianët kërkuan transferimin e Sadamit nga juridiksioni i ushtrisë amerikane për të kryer ekzekutimin brenda 48 orëve.

Ekzekutimi i Sadam Husenit është kryer më 30 dhjetor, në ora 6:05 sipas kohës lokale, kurse i gjithë procesi është filmuar me kamerë, ndërsa në medie u debatua dhe polemizua gjerësisht se dënimi nuk ishte patjetër të jetë me varje dhe se e gjitha është montuar dhe filmuar për të trembur opinionin.

Siç shihet nga pamjet, Sadami ishte krejtësisht i qetë gjatë ekzekutimit. Dëshmitarët okularë thonë se ai nuk shfaqi asnjë shenjë frike. Momentet e fundit të jetës së tij janë përshkruar nga ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, Muvafak el Rubai, i cili mbikëqyri ekzekutimin.

– Sadami erdhi tek unë në hapësirën e burgut ku u ekzekutua, kishte të veshur një xhaketë dhe një këmishë të bardhë, kishte sjellje normale dhe ishte i relaksuar, duke mos i bërë syri tërr. Sigurisht, disa njerëz kanë kërkuar nga unë që të them se si ra pa ndjenja dhe se ishte i droguar, por kjo nuk është e vërtetë, unë nga ai nuk kam dëgjuar asnjë fjalë pendese, nuk iu lut zotit për mëshirë, as nuk kërkoi falje, si do të vepronte dikush që e di se do vdes pas disa minutave – deklaroi ai.

Rubai e mori pastaj Sadamin, i cili kishte pranga në duar ku mbante një Kuran dhe e çoi te gjyqtari që ia lexoi aktakuzën, kurse Sadami përsëriti: “Vdekje Amerikës! Vdekje Izraelit! Rroftë Palestina! Vdekje mullahëve persë!”.

Pas kësaj, Rubai e shpuri Sadamin në ambientet e varjes. Ndaloi, shikoi drejt litarit, pastaj drejt Rubait, pastaj uli sytë dhe tha: “Doktor, kjo është për burrat”.

Kur erdhi momenti për t`u ngjitur, këmbët e tij ishin ende të lidhura, kështu që Rubai dhe të tjerët duhej ta ndihmonin deri te shkallët. Pak para varjes, dëshmitarët e provokuan: “Rroftë Muhamed Bakr al-Sadr!” dhe “Moktada, Moktada!”, duke iu referuar kundërshtarit të Sadamit, i cili u vra gjatë kohës së regjimit të tij dhe kushëririt të tij, i cili erdhi në krye të një milicie të fortë pas vitit 2003.

Sadami u përgjigj: ” A thua vallë burra janë ata?” dhe, para se të tërhiqej leva, filloi të recitonte vargje nga Kurani, të cilat nuk arriti  t`i thotë deri në fund: “Unë konfirmoj se nuk ka perëndi tjetër përveç Allahut, kurse Muhamedi…”, dhe këto ishin fjalët e tij të fundit.

Pamjet filmike që u vendosën që atë ditë në internet, tregojnë momentet e fundit të Sadam Huseinit në një kazermë të Bagdadit.


Sadam Huseini, i cili sundoi Irakun gjatë dy dekadave të karakterizuara nga represioni, luftërat shkatërrimtare dhe sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, ishte president nga korriku i vitit 1979 deri në mars 2003, kur u krye sulmi kundër Irakut nga SHBA-të.

Disa irakianë, veçanërisht arabët suni, me nostalgji kujtojnë kohën e regjimit të Sadamit, sidomos periudhën e stabilitetit të brendshëm, që është i pakrahasueshëm me dhunën brutale që u zhyt vendi pas rënies së tij.

Sadamin e përkujtojnë me respektin më të madh edhe disa arabë, të cilët e mbajnë mend për luftën që udhëhoqi kundër Iranit nga viti 1980 deri në vitin 1988, konfliktin me SHBA-të, sulmet ndaj Izraelit dhe për qetësinë me të cilën shkoi drejt vdekjes.

Pesë vjet pas Sadamit, një tjetër udhëheqës botëror u ekzekutua publikisht dhe mizorisht, kurse fjala është për liderin libian Moamer el Gadafi. Momentet e tij të fundit ishin të përgjakshme dhe poshtëruese./ Përgatiti Tetova News





http://www.tetovanews.info/2017/12/fjalet-e-fundit-te-sadam-huseinit-me-dinjitet-pa-i-bere-syri-terr-para-litarit-shqiptoi-keto-mesazhe-qe-jehuan-per-11-vjet-video/
Viewing all 5466 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>